6 arsyet pse një mashkull nuk ka dëshirë të bëjë më seks



Shpesh femrat fajësojnë veten kur partneri nis të shfaqë shenjat e para ndaj dëshirës së ulët për seks. Ato ndjejnë se ka diçka që nuk shkon mirë në teknikën tyre të të bërit dashuri apo se partneri nuk i pëlqen më. Nëse partneri juaj mohon seksin, nuk mund të jetë vetëm se ka një grua tjetër në jetën e tij, sepse do t’i japë fund marrëdhënies apo nuk i dukeni më e bukur dhe joshëse. Shumë burra vuajnë me problemin e ereksionit kur ata janë të stresuar apo sepse ne jetën e tyre ka diçka që i shqetëson. Studiuesit mendojnë se disa nga arsyet që i bëjnë burrat të mos kenë dëshirë seksuale janë:
Lodhja
Nëse partneri juaj ka punuar shumë, duke u përpjekur të arrijë të pamundurën dhe të bëjë më të mirën në profesionin e tij, lodhja dhe mërzia, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do ai, mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj seksuale. Kjo mund të shpjegojë humbjen e rastësishme të ereksionit, të cilën e vuajnë të gjithë burrat, por në kohë të ndryshme. Nëse bashkëshorti juaj humbet ereksionin gjatë aktit seksual, është shumë e rëndësishme që të mbështesni atë dhe të mënjanoni akuzat për humbjen e interesit ndaj jush, apo të nisni një zënkë, pas kjo do të përkeqësonte gjërat. Ndonjëherë një pushim i shkurtër para se të përpiqeni të rinisni akti seksual, është ajo çka nevojitet, por nëse ai ende vazhdon të ketë vështirësi, ju thjesht tregoni mirëkuptimin tuaj dhe faktin se ai është vërtet i rëndësishëm për ju. Nëse marrëdhënia juaj po kalon probleme parash, shqetësime me fëmijët, vështirësi të tjera seksuale, apo zënkat e vazhdueshme, mund të jenë arsye të tjera për humbjen e dëshirës për seks të partnerit tuaj.
Problemet emocionale mund të çojnë në vështirësi të ereksionit, pasi besimi apo ndjenja e intimitetit me partnerin ndikohet drejtpërdrejt. Të gjithë e dimë që është e vështirë të ndizesh nëse ditë pas ditë borxhet shtohen. Nëse merrni nisma për të kaluar këto probleme financiare, vështirësitë tuaja mund të parandalohen, sidomos nëse nuk ka arsye te tjera psikologjike.
Vetëvlerësimi
Shqetësimi juaj, nëse partneri juaj mendon se vazhdoni te jeni tërheqëse, ndikon shumë në dëshirën tuaj për seks. Përpiquni të përmirësoni vetëvlerësimin tuaj dhe do të shihni se edhe ai do t’u shoh me sy tjetër. Diskutimi i ndjenjave është gjithashtu e rëndësishme të shpjegoni ndjenjat tuaja për atë që ka ndodhur dhe të kërkoni ndihmë në përballimin e emocioneve që mund të jeni duke përjetuar. Burimi i shqetësimit mund të jetë marrëdhënia juaj dhe mënyra se si ai ndihet me ju. Inkurajoheni të hapet për ato që po ndodh me ju. Filloni duke thënë diçka të tillë si: “E di se me siguri mund të duket diçka koti, por…”. Mos vazhdoni me shqetësimet tuaja për humbjen e dëshirës së tij. Inkurajoheni atë të bëjë të njëjtën gjë me ju, pasi ka gjasa që personi tjetër të jetë po aq i shqetësuar sa edhe vetë ju. Në këtë mënyrë mund të veproni si një skuadër dhe ta zgjidhni problemin së bashku, në mënyrë që ta shmangni çështjen nga frika.
A është mirë ai?
Nëse partneri juaj vuan rregullisht nga mungesa e ereksionit, ai duhet të kontrollohet. Vështirësia në ereksion mund të jetë një tregues i sëmundjeve si diabeti apo sëmundjes e zemrës. Mos e trembni partnerin tuaj, duke i thënë se mund të ketë një sëmundje serioze, por sugjerojini një kontroll për t’u siguruar se është mirë. Ai duhet ta informojë doktorin për të gjitha simptomat e humbjes së ereksionit dhe çdo problem tjetër shëndetësor që mund të ketë kaluar. Shpesh disa pilula, të rekomanduara nga doktori, mund ta risjellin ereksionin me lehtësi. Nëse doktori rekomandon se ka nevojë për teste të tjera apo trajtime për një sëmundje, është më mirë të veproni me shpejtësi, pasi problemet e shëndetit të pa kuruara mund të jenë më të vështira të riparohen në një fazë më të largët. Nëse e shtyni, pasi besoni se paaftësia e tij për të pasur ereksion vjen pasi ju nuk i dukeni tërheqëse, mund të mos e gjeni kurrë zgjidhjen që kërkoni. Tregoni kujdes për humbjen graduale të ereksionit për një periudhë të gjatë, pasi kjo ka gjasa të jetë një tregues sëmundjeje. Një humbje e shpejtë e ereksionit (për shembull në një rast), kjo ka gjasa të lidhet me shqetësime emocionale.
Ankthi dhe stresi
Nëse individi vuan nga një prej këtyre gjendjeve mund të ketë ulje të dëshirës seksuale të përkohshme apo për një periudhe të gjatë, varet nga sasia e ankthit dhe stresit që ai/ajo ka. Varësia mjekësore ose psiko-aktive e ilaçeve. Zakoni i të pasurit të njëjtin partner. Zakonisht bën që interesi seksual të bie.
Probleme në lidhjen tuaj
Shqetësimet që janë pjesë e marrëdhënies tuaj ndikojnë shumë edhe në dëshirën tuaj për seks. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat, të cilat nëse nuk janë të lumtura në marrëdhënien që kanë, priren të mos kenë jetë të kënaqshme edhe në krevat.
Interes për seksin
Ulje të aktivitetit seksual. Rënie e aktivitetit seksual bëhet një problem për marrëdhënien tuaj dhe shkakton konflikt. Ftohtësi gjatë aktit seksual, përveç përpjekjes për të kënaqur partnerin. Shenjat fizike mund të jenë: thatësi vaginale, vështirësi në arritjen e orgazmës, mungesë e dëshirës dhe nevojës për seks.

Shtatë këshilla për një orgazmë të shumëfishtë


A ka gjë më të mirë se seksi, që përfundon me një orgazmë? Po, seksi me disa orgazma.
Përpara se të përjetoni diçka ët tillë, duhet të keni parasysh të paktën shtatë këshilla:
-Shmangni presionin: sa më shumë tension të keni në trup, aq më e vështirë është të kaloni në orgazëm. Ndaj relaksohuni dhe gëzojuni këtij momenti dhe asaj që do vijë.
-Sinjale të buta: Nëse do i thoni partnerit se doni të kaloni orgazma të shumëfishta, atëherë e keni të sigurt dështimin, pasi kjo e shton presionin. Më mirë përdorni gjuhën e trupit dhe lëri gjërat të rrëshqasin.
-Kërko për seks solo: Si një ushtrim paraprak, duhet të dini se cilat janë ato pika që ju nxisin drejt orgazmës. Provojeni vetë, duke prekur trupin dhe masturbuar.
-Stërvitja e duhur: Bëni pak gjimnastikë për muskujt përpara se të nisni të bëni dashuri. Sidomos duhen bërë disa ushtrime për legenin.
-Paraloja: Për të arritur kulmin disa herë, femrat duan kohë. Bëhet fjalë për nxemjen. Prandaj le të zgjasë pak.
-Përdorni gojën: Shumë femra vijnë më kollaj përmes seksit oral, sesa gjatë penetrimit. Prandaj kërkoni seks oral nga partneri, por me pauza të vogla. Kështu nxitet eksitimi dhe trupi merr sinjalet e duhura.
-Pas seksit është para seksit: Nëse keni dëshirë të vazhdoni, nuk ndihmon që të largoheni menjëherë ose të bini në gjumë. Vazhdoni me përkëdheljet dhe puthjet, duke kërkuar sërish…

4 arsye pse seksi është i domosdoshëm për mirëqenien tuaj


Disa studime kanë treguar se seksi ndihmon shumë mirëqenien tonë, duke filluar nga ndikimi për të mirë në zemër e deri tek shëndeti i eshtrave.
Kështu, këto janë 4 arsyet pse seksi është i domosdoshëm për mirëqenien tuaj:
1. Seksi ju mbron nga sëmundjet koronare 
Seksi mund të jetë shumë i dobishëm për shëndetin tuaj, sidomos zemrën. Një studim i Universitetit Queens gjeti se të bësh seks tri herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.
2. Seksi është ilaçi juaj i lumturisë 
Paul Thompson, një neurolog në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon se ekziston një pikë në tru e cila lidhet me ndjenjën e lumturisë. Kjo pikë quhet “regjioni limbik”, që ndodhet thellë në tru dhe është super-aktiv kur bëni seks.
3. I ndihmon eshtrat 
Është gjetur nga hulumtuesit amerikanë se gratë menopauzale të cilat bëjnë seks një herë në javë, kanë nivele më të fuqishme të estrogjenit. Ky hormon ndihmon në forcimin e eshtrave. Ndryshe, sa më shumë që të bëni seks, aq më mirë do të ndiheni fizikisht.
4. Seksi përmirëson gjumin 
Nëse nuk mund të flini, seksi është më i mirë se ilaçet qetësuese që ju ndihmojnë të bini më lehtë në gjumë, thotë Dr. Ghosh. Bile, është më mirë të bëni seks në mbrëmje se sa në mëngjes, pasi që pas punës trupi ka nevojë për këto përfitime që sjellë seksi.

Tre rregullat e arta për një marrëdhënie të mirë seksuale


Shumë nga vështirësitë dhe problemet e jetës sonë seksuale mund të evitohen, po qe se gjatë marrëdhënies seksuale zbatoni tre rregulla të thjeshta, të cilat ekspertët i kanë quajtur të arta.
1- Damat “kalojnë përpara”
Kjo do të thotë që gjatë marrëdhënies seksuale duhet të synoni që gruaja të arrijë e para në orgazmë. Për ta realizuar këtë duhet të provoni çdo lloj eksitimi që dëshiron gruaja. Klitori i saj duhet të eksitohet me çdo mënyrë të mundshme. Qëllimi duhet të jetë i qartë – ajo të arrijë e para në orgazmë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur burri po tregohet “kavalier” (sikur hap derën që të kalojë gruaja përpara). Jo, kjo duhet kuptuar prej të dyve si domosdoshmëri fiziologjike. Këtë e kanë ndjerë të gjitha gratë, këtë e dinë mirë të gjithë burrat dhe këtë e thonë të gjithë seksologët. Pas orgazmës dhe ejakulacionit trupi i burrit kërkon një periudhë kohore të caktuar për t’u rikuperuar, përpara se të përsëritë një performancë të re. Kështu është fiziologjia seksuale mashkullore. Gjatë kësaj periudhe kohore që quhet periudha refraktare, burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual. Koha sa zgjat kjo është individuale dhe varet nga mosha, gjendja shëndetësore, zakonet që ka formuar burri, nga shkathtësitë seksuale të partneres dhe nga koha që çifti nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Ka burra që pas një ejakulacioni u duhet një ose disa ditë që të kenë një ereksion të ri. Gratë nuk kanë nevojë për këtë kohë rikuperimi. Ato janë multiorgasmike. Kjo do të thotë se shumë prej tyre mund të arrijnë orgazma të përsëritura pa patur nevojë të bëjnë pushim. Burrat, siç dihet, jo rrallë kanë probleme me ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale. Shumica e këtyre problemeve janë psikologjike. Por kur një djalë ose një burrë ka provuar probleme erektile gjatë bërjes dashuri më parë, ai bëhet obsesiv, dëshpërohet, merakoset dhe është në ankth për mënyrën se si do ta luajë rolin e dashnorit sot. Ky ankth shpesh shoqëron gjithë marrëdhënien dhe sa më shumë djali dëshiron të ketë një ereksion, aq më shumë ereksioni bëhet i pamundur. Në këto kushte të dëshpëruara për të, e vetmja gjë që mund të ndihmojë për të rritur vetëbesimin është momenti kur ai do të shikojë partneren e tij duke arritur kënaqësinë seksuale. Kur gruaja arrin e para në orgazmë, kjo është një mrekulli, që bën të largohet 90 përqind e frikës që ndjejnë burrat për suksesin e performancës seksuale.

2- Gruaja vendos kur është koha
Gruaja duhet të përcaktojë kohën kur duhet të kryhet penetrimi. Nuk ka rëndësi pozicioni. Në çdo pozicion që ata janë kur bëjnë dashuri, sinjalin për “penetrim” duhet ta japë gruaja. Provoni të pyesni një burrë: si e kupton ai që partnerja është gati për marrëdhënie? Ata nuk dinë se thumbat e gjinjve të gruas erektohen edhe nga të ftohtit pa ndjerë kurrfarë eksitimi seksual, madje ka edhe gra që thumbat e gjinjve të tyre nuk erektohen kurrë. Nga të gjitha sa thamë kuptohet se e vetmja që e di me siguri kohën kur është gati dhe kur duhet kryer penetrimi, është vetë gruaja.

3- Gruaja duhet të drejtojë
Gruaja duhet të ketë nën kontroll shpejtësinë me të cilën gjërat procedojnë drejt kënaqësisë seksuale. Kur burri e lejon gruan që ajo ta drejtojë, ai ka zgjedhur mënyrën më të sigurt për të kuptuar çfarë ndodh. Këto rregulla janë të thjeshta por shumë çifte nuk i dinë dhe nuk i zbatojnë. Disa burra edhe kur i dinë këto rregulla nuk i zbatojnë sepse i pengon krenaria mashkullore. Ata nuk e lënë drejtimin e lojës seksuale në dorë të atyre që e lozin më mirë. Kjo bën që marrëdhënia seksuale të mos jetë e kënaqshme, veçanërisht, për gruan dhe kjo bëhet shkak që jeta të humbasë shumë nga kualiteti i saj. Burrat, duhet të kuptojnë atë që e kanë shumë vështirë ta pranojnë: Seksualisht janë më të dobët se gratë. Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt.

Këto janë rregullat e reja të seksit për vitin 2016


Pavarësisht ku jeni në jetën tuaj dhe me marrëdhëniet tuaja, kur vjen puna për rutinën seksuale ka gjithnjë mjete të reja seksuale që mund t’i shtohen kutisë suaj të përdorimit. Ndiqni këshillat që mos t’i përsërisni gabimet.
Kemi folur me ekspertë seksi, për të parë ku konsistonin dështimet e 2015, dhe çfarë duhet të bëjmë për një vit më të mirë, për vitin që po vjen, dhe si të kënaqemi me lëvizje të reja. Për t’ia arritur qëllimit do t’ju duhet një partner më i mirë për vitin 2016.
Çfarë shkoi keq në vitin 2015?
“Këtë vit, shumica e çifteve ankohen se sa negativisht ka ndikuar prania e këtyre pajisjeve elektronike në jetën seksuale të tyre,” thotë ajo. Ajo tregon se ka neglizhencë dhe mosangazhim. Një tjetër shqetësim sipas Dr. Kirk ishte mungesa e dijeve dhe aftësive të djemve për të stimuluar klitorin e partnerëve të tyre. “Duke e fokusuar vëmendjen vetëm në pjesën e sipërme të klitorit është shumë intensive për shumë femra. Duhet të përpiqeni ta stimuloni edhe jashtë klitorit”.
“Kam dëgjuar ankesa edhe për mjekrën e meshkujve, që ndikon negativisht në seksin oral. Mjekra është në trend, por për femrat është shumë e ashpër”.
Çfarë duhet të bëni këtë vit?
Evoluoni lëvizjet tuaja
Është shumë e rëndësishme mënyra se si ju perceptojnë gratë në dhomën e gjumit. Dr.Kirk thotë se për shkak se femrat gjithnjë e më shumë po kryejnë marrëdhënie me persona të rastësishëm, ato futen në një shumëllojshmëri të madhe teknikash seksuale. “Duhet të silleni si student në një lojë ku stilet dhe mënyrat duhet të ndryshohen vazhdimisht”.
Eksperti i marrëdhënieve, Coleen Singer pajtohet me Dr. Kirk: “Teksa gratë eksplorojnë seksualitetin e tyre, dhe i shtyjnë kufijtë e tyre seksualë, ata presin që partnerët e tyre do t’i bashkohen kësaj aventure. Prandaj kërkohet komunikim përpara, gjatë dhe pas eksperimenteve seksuale”. Për të përmirësuar komunikimin dhe të ndryshoni atë që po bënit më parë, Dr. Kirk thotë ta konsiderojmë çdo femër si unike. “Ajo që do të funksionojë me njërën, mund të mos funksionojë me tjetrën. Shpejtësia, këndi, apo presioni gjatë marrëdhënies seksuale janë të ndryshme në femra të ndryshme. Riedukoni veten me femrën që keni në krah”.
Provoni lodrat e seksit
Dr. Singer tha që në 2015, shumica e femrave ankoheshin se meshkujt e tyre nuk ishin të hapur për përdorimin e lodrave të seksit në dhomën e gjumit, gjë që për femrat është diçka e pëlqyeshme. Nëse mashkulli tregohet i gatshëm për përdorimin e lodrave të seksit kjo do të thotë që është i interesuar për kënaqësinë e saj.
Provojeni në mjedise të jashtme
A ju kujtohet ajo ndjenja e frikës kur ishit adoleshentë? Frika se mos ju kapte njeri. Qoftë edhe lëvizja apo zhurma më e vogël, që ju bënte të mendonit se do t’ju zbulojmë. Për një kënaqësi më të madhe një eksperiencë të tillë mund ta provoni përsëri.
Eksperimentoni
Kohët e fundit, mund të nxiteni nga libra e filma të shumtë, si ai i Fifty Shades of Grey. Provoni t’i lidhni kyçet partnerit, apo t’i mbyllni sytë me shall. Këto truke të vogla do ta bëjë seksin më emocional e si pasojë më të kënaqshëm.

Beqare 30, 40 dhe 50 vjeçe, çfarë ndryshon

Psikologji – Të qenët beqare në ditët e sotme nuk është më një problem, edhe pse disa mund të jenë të trembura nga vetmia. Ja se si ndryshojnë gjërat në moshën 30, 40 dhe 50 vjeç

Një herë e një kohë ishte vetmia; ishin vitet ’90 kur jetoheshin pasojat e një kulture të errët, gjatë së cilës mbetja vetëm e një gruaje personifikonte një lloj tragjedie të madhe dhe fat të keq.
Por jemi në të tashmen dhe fatmirësisht aspektet negative të asaj kohe transformohen në pozitive, thjesht duke u ndryshuar emrin: dhe në këtë rast, nga vetmia kemi kaluar në beqari.
Është për t’u thënë se edhe errësira është larguar dhe për një grua të vetme, sot nuk ekzistojnë më pasojat e trishtueshme sociale të një kohe më parë. Ose të paktën jo të gjitha.
Pra, të qenët një grua beqare krenare, siç citohet nga sajti “Pieneta Donna”, është një ndër gjërat më të bukura të mijëvjeçarit të tretë. Sinonim i fuqisë së lirisë ose pavarësi totale ndaj kufizimeve, detyrimeve, gjykimeve, besimeve dhe çdo gjëje tjetër.
Por, gjithsesi, të qenët beqare ka në vetvete ende një lloj frike ose ankthi … kjo bëhet edhe më shumë e vërtetë me kalimin e kohës. Në disa momente në jetë, vetmia mund të jetë e vështirë për t’u duruar, pavarësisht avantazheve që mund t’u sjellë femrave moderne.
Veçanërisht, mënyra e jetesës gjatë beqarisë ndryshon kështu sipas moshës:
Beqare 30 vjeçe
Mund të gjendeni vetëm pas një historie të gjatë, e cila mund të ketë zgjatur prej “shekujsh” ose sepse historitë që keni pasur deri më tani kanë qenë jo të rëndësishme dhe mund të jeni duke pritur ende të duhurin; por mbase mund të mbështesni ende idenë e beqarisë.
Le të themi se kompromisi i duhur në këtë moshë, është të “priturit e asgjëje”, por gjithsesi, i të ndërtuarit të një jete të kënaqshme mes hobeve, pasioneve, miqve, partnerëve rastësorë, punës dhe impenjimeve të ndryshme. Por, nëse dashuria vjen, akoma më mirë.
Pra, të qenët beqare 30 vjeçe, ju jep ende shpresë për të ndërtuar diçka të bukur, vetëm ose në shoqëri. Shpresë e aftë edhe për të shëruar vuajtje të mëdha, ndoshta për histori të sapopërfunduara.
Beqare 40 vjeçe
Zakonisht kështu bëhesh pas dështimit të martesës së parë, ndoshta edhe me fëmijë. Reagimi i parë është ndjesia e zbrazëtisë, dëshpërimi i madh dhe pambështetja në një gjë të caktuar. Për pasojë, jeta që kishit menduar se do të zgjaste më shumë ose përgjithmonë, do të zhduket dhe ju nuk do të dini të bëni më asgjë dhe “rimëkëmbja” në këtë moshë nuk është më e lehtë si më parë, sidomos me fëmijë që mund t’i keni në përgjegjësi.
Takimi i personave të rinj, gjithmonë nëse e keni për qëllim, është më i vështirë, por nëse ndodh, duhet të dini se këtë herë duhet të jeni më të ndërgjegjshme dhe të dini se cilat janë limitet. Këshilla gjithsesi është gjithmonë e njëjta: lërjani kohës për të vendosur mbi statusin e ri, sepse vetëm kështu do të ndërtoni një jetë të kënaqshme. Nëse më pas takoni sërish dikë, aq më mirë.
Por nëse 40 vjeçe jeni ende beqare dhe hidheni në mundësinë e parë që ju jepet, kjo do të thotë se jeni e mbërthyer prej dëshpërimit, sepse ora biologjike po bie dhe ju mendoni se e vetme nuk mund t’ia dilni dot dhe se doni të gëzoheni me fëmijë, ndërsa të tjerët do t’ju pyesin vazhdimisht për të reja etj., etj. Megjithatë, nëse është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë, përndryshe do t’ju jetë rezervuar diçka tjetër. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të jetoni duke shijuar çdo moment pa pasur frikë.
Beqare 50 vjeçe
Situata është e ngjashme si në moshën 40 vjeçe, ndoshta me fëmijë më të mëdhenj, por me një ndryshim të madh: gratë në këtë moshë, që mbeten beqare pas një martese të gjatë, ndonjëherë ndiejnë se rilindin në një jetë të re, ashtu sikur t’u jepej një shans i dytë për të qenë të lumtura. Pra, kthehen të reja ose jetojnë eksperienca që nuk kanë jetuar kurrë, për shkak të bashkimeve shumë të shpejta.
N.A.

Doni të kënaqeni plotësisht në seks? Bëjeni këtë gjë…


Ka shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në jetën seksuale – mosha, shëndeti, jetesa, dhe e fundit, por më e rëndësishmja, ajo se si ndjeheni në marrëdhënie.
Edhe pse ka shumë shtesa që mund ta rrisin epshin tuaj, ju duhet ta dini se çfarë ju duhet në të vërtetë.
Studime të shumta zbulojnë se mungesa e hekurit mund të ketë një ndikim të keq në epshin tuaj, duke përfshirë mundësinë për të arritur orgazmë.
Një studim konfirmoi se gratë të cilat morën hekur për të mbushur mungesën, kishin një përmirësim të mahnitshëm në jetën e tyre seksuale.
Ushqimet e pasura me hekur, si mishi i kuq, ushqimet e detit, fasulet, dhe perimet si spinaqi ju ndihmojnë që të plotësoni mungesën e hekurit.
Ushqimet e tjera të cilat mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale janë edhe djathi, qumështi, vezët, bananet, pjeshkat, arrat, lajthiat dhe kikirikët.
Në fakt, të gjitha këto rrisin nivelin e dopaminës, një substancë përgjegjëse për rritjen e dëshirës seksuale.
Për më shumë, çokollata e zezë rritë nivelin e serotoninit, apo hormonit të lumturisë, duke çuar në një epsh më të fortë