Posts

Showing posts from October, 2014

Testi i ri i dashurisë që zbulon suksesin e martesave

Image
Shkencëtarët kanë hartuar një test të ri dashurie, që sipas tyre është një matës i mirë i martesave të lumtura ose jo

Studimi


Kërkimi mbështet idenë se reagimet e pavetëdijshme ndaj një fotoje të partnerit ose partneres mund të jenë një parashikues i dobishëm i të ardhmes së martesës. Studimi i publikuar në Journal Science tregoi se ata që kishin një reagim negativ kishin më shumë gjasa të ishin të palumtur vite më pas. Autori i studimit, Xhejms Meknulti (James McNulty) nga Universiteti shtetëror i Floridës, thotë se testi i ri mat ndjenjat e vërteta të sapomartuarve kundrejt njëri-tjetrit, ndryshe nga sa ata shprehen te të tjerët apo ia pranojnë vetes. Përgjigjet e menjëhershme të ndërgjegjes së brendshme duket se janë shumë të fuqishme në parashikimin e çifteve që do të vazhdojnë ta ruajnë lumturinë vite më pas. Skuadra e kërkuesve që u morën me studimin intervistoi 135 çifte të sapomartuara menjëherë pas dasmës. Hulumtuesit iu kërkuan atyre ta vlerësonin martesën me terma pozitivë dhe ne…

Tetova News