Është grisur prezervativi gjatë seksit? Ç’farë pastaj?

Prezervativët janë metoda më e përhapur për kontracepcion dhe mënyra e vetme të mbroheni nga sëmundjet ngjitëse seksuale. Por, e gjithë kjo nuk ju bën 100% të sigurtë.


Edhe pse nuk është paraqitje e shpeshtë, megjithatë ndodhë që prezervativi të griset gjatë kontaktit seksual. Në këtë rast mos bëni panikë, por jeni të përgatitur.

Kur duhet të jeni të shqetësuar?

Nëse vërtetoni që prezervativi është grisur pasi që partneri ka ejakuluar, rreziku nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetuara është i madh, kryesisht nëse keni marrëdhënie seksuale me partnerë të panjohur, transmeton Femina.al
Por edhe nëse e njihni partnerin tuaj dhe nëse i anashkaloni sëmundjet ngjitëse seksuale, çdo herë ekziston frika nga shtatzënia e padëshiruar.
Nëse prezervativi griset para se të ejakulojë partneri juaj, kjo nuk do të thotë se jeni të mbrojtur.
Edhe para ejakulimit tek meshkujt tajohet lëng i cili përmbanë spermë. Prandaj, rreziku nga shtatzënia e padëshiruar ose sëmundjet seksualisht të transmetuara edhe më tej është real.

Si të reagoni pastaj?

Që të mbroheni nga shtatzënia e paplanifikuar, nuk keni zgjedhjje të madhe – merrni tableta për kontracpection të shpejtë ose të ashtuquajtuart tableta “për një ditë pas”. Mund ti gjeni në të gjitha barnatoret, kurse më së miri është që ti merrni sa më shpejtë pas aktiti seksual.
Që të mbroheni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, menjëherë pastrohuni me ujë të ngrohtë, duke mos përdorur produkte kosmetike. Kuptohet, kjo nuk do të ju mbrojë plotësisht nga sëmundet, por do ta zvoglojë rrezikun.
Nëse gjaku, sperma ose lëngu vaginal vie në kontakt me plagë të hapur, dezinfektojeni me alkool ose betadinë. Nëse e dini që partneri juaj vuan nga ndonjë sëmundje, menjëherë vizitoni mjekun specialist.
Për të qenë të sigurtë se nuk keni marrë asnjë sëmundje, bëni test për virusin HIV dy javë pas aktit seksual të fundit.

Këshilla

Për të mos kaluar në gjithë këtë proces të stresit dhe pritjes, ndiqni këto këshilla:
  • Mos i pëdroni dhëmbët, gërshërët ose ndonje mjet tjetër të fortë për të hapur paketimin e prezervativit;
  • Keni kujdes me thonjët derisa e vendosni prezervativin;
  • Partneri juaj duhet të përdorë prezervativë me madhësi të saktë. Nëse prezervativi është i madh është e madhe mundësia që ai të griset;
  • Keni kujdes që partneri juaj të shtypë pjesën e sipërme të prezervativit derisa e vendosë atë.
  • Në këtë mënyrë do të largoni krijimin e vakumit në prezervativ, i cili mund të shkaktojë pëlcitje të prezervativit.
  • Përdorni lubrikant në bazë të ujit. /Femina

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative