Si të argumentoni në një lidhje?


Në një marrdhënje romantike, argumentimi mund të duket si një gjë e keqe, po a është vërtet kështu?
Edhe pse argumentet mund të sillen rreth subjekteve delikate, adresimi i çështjeve dhe komunikimi i problemeve, mund të forcojë lidhjen për të dy partnerët. Mësoni se si të argumentoni në mënyrën e duhur me këto këshilla:
Kur ju jeni duke argumentuar ju jeni duke sjellë pikëpamjet tuaja dhe arsyet për një konflikt të caktuar.
1.Shkarkoni stresin dhe ankthin
Kur konflikti arrin deri tek marrdhënja, është e lehtë për të shmangur adresimin e problemit me shpresën se mund t`i shmangeni konfrontimit. Por injorimi i çështjeve mund të sjellë më shumë stres dhe tension në marrdhënje. Sigurisht që edhe përballja me problemin mund të sjellë stres por, që mund të jetë shumë më pak i dëmshëm se sa dëmi që mund të sjellë shmangja e problemit. Sipas Dr. Ken Druck, ekspert në marrdhënjet në çift, në mungesë të një komunikimi të drejtpërdrejt, ‘borxhi’ për shmangjen e konfliktit dhe sjelljes agresive pasive, shpesh herë mund të bëhet shkak.
2. Shprehni ndjenjat përmes komunikimit
Argumentimi ju lejon ju dhe partnerin tuaj të shprehni ndjenjat dhe idetë lidhur me çështjen. Kur emocionet dhe mendimet shprehen përmes argumenteve, ju mund të arrini në gjetjen e një zgjidhje që do të funksionojë për të dy ju. Akti i të diskutuarit dhe argumentit forcon lidhjen. Çiftet të cilët zhvillojnë zakone të shëndetshme të përballjes me  mërzitjen, gabimet apo kundërshtimët, janë më rezistent ndaj argumentëve dhe elastikë.
3. Tregojini partnerit se ju kujdeseni për të
Fakti që ju jeni duke gjetur kohën për të adresuar problemin dhe argumentuar, është një tregues se ju dhe partneri juaj përpiqeni për të gjetur një zgjidhje, në vend që ta lini problemin të shkojë.
Diskutimi, argumentimi me partnerin tuaj mund të jetë e shëndetshme, por për këtë duhet kuptuar se si ta bëni këtë gjë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla më konkrete:
Kini parasysh kohën tuaj
Ndërsa konfrontimi është dekurajues, koha më e mirë për të identifikuar dhe zgjidhur një konflikt, nuk mund të jetë menjëherë pasi ka ndodhur konflikti. Ndonjëherë është më mirë që të merrni pak kohë dhe të përpiqeni që të merrni parasysh edhe perspektivën e partnerit.
Qëndroni me një mëndje të hapur
Kjo do të thotë që nuk duhet të fokusoheni vetëm në emocionet tuaja dhe mendimin tuaj personal, por duhet të shikoni dhe perspektivën e partnerit. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrini në një kompromis dhe në fund të argumentit.
Argumente pro dhe kundra
Jo çdo çështje ka një zgjidhje korrekte. Në argumentet pro dhe kundër, bashkë me partnerin ju mund të njiheni me ambiguitetin e debatit dhe kjo do ju ndihmojë të arrini në pranimin e pikëmavjeve të secilit.
 Bashkëpunoni dhe bini në kompromis
Duke u fokusuar tek partneriteti, pavarësisht se kush fiton, apo kush ka të drejtë, ju dhe partneri juaj do të jeni të aftë të punoni drejt një zgjidhje.
Identifikimi, adresimi dhe komunikimi përmes problemit, ndihmon secilin partner të shfaqë pikëpamjen e tij për të arritur drejt një zgjidhjeje të drejtë.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative