Për një natë, dashuri apo seks?


Kur më shumë ndiejmë kënaqësi në seks? A sjell seksi për një natë më shumë eksitim dhe kënaqësi, sepse jemi me dikë që ende nuk e njohim, “se si merr frymë”, apo është burimi i lumturisë më të madhe pikërisht seksi me dikë që e dimë se çfarë mendon edhe para se ta thotë?
Për personat që (ende) nuk janë në lidhje, eksitim më të madh sjell një pjesë e sekondës para se diçka të ndodhë në të vërtetë: në momentin para puthjes apo atë moment kur e kuptoni se do të përfundoni në shtrat me dikë që e keni ëndërruar për disa javë, muaj… apo para pesë minutave.
Përse kjo na eksiton aq shumë? Sepse kurrë më parë nuk e kemi përjetuar seksin me këtë person. Edhe fryma e re, edhe pasioni që ajo/ai sjell, është ndoshta e vetmja gjë që është “e mirë”, kur është fjala për të pasur marrëdhënie seksuale me dikë me të cilin ne nuk jemi të lidhur. “Plusi” kryesor këtu është pikërisht në lidhje me diçka që ende nuk e kemi përjetuar (Për fat të keq, kjo është edhe një nga arsyet pse kaq shumë njerëz e tradhtojnë partnerin e tyre. Nëse bini në këtë përvojë të hidhur, mos e largoni nga mendja atë thënie të vjetër “për një moment gëzimi, një mijë ditët të zisë”… dikush me siguri do të lëndohet.).
Seksi i rastësishëm i ka edhe avantazhet e tij. Në situata të tilla, të gjithë frenat lëshohen lirshëm dhe njerëzit më lehtë flasin fjalë “të pista” për të kënaqur fantazinë, e lëshojnë zërin… Sepse kujt i intereson nëse nuk ju pëlqen, nuk keni nevojë për t’u parë kurrë më.
Nga ana tjetër, në marrëdhënie të tilla, njerëzit janë më shumë egoistë dhe më pak se zakonisht ata kujdesen për kënaqësinë e partnerit të tyre. Gjithçka është e lidhur për kënaqësi fizike, e cila mund të jetë e papërshkrueshme, është fakt, por gjithashtu mund të ndodhë që kur të zgjoheni në mëngjes ndiheni disi bosh …
Çfarë çon deri te seksi më i mirë? A është emocioni i takimeve të para apo afërsia që është ndërtuar me kalimin e kohës? Seksi me dikë që nuk e njihni shumë mirë, mund të çojë te seksi i mrekullueshëm, por kur jeni në lidhje me dikë që e doni, edhe seksi edhe orgazma marrin një kuptim të ri.
Kur jemi në lidhje, seksi është më i shpeshtë, dhe është e njohur që sa më shumë kemi seks, aq më shumë do të dëshironi atë. Orgazma është më shumë rregull dhe jo përjashtim, pasi që të dy prej jush e njihni trupin dhe dëshirat e personit që ju doni. Përveç kësaj, aty është edhe intimiteti emocional, dëshira për të dhënë kënaqësi dikujt që është për juve “gjithë bota” dhe një ndjenjë e përmbushjes dhe kënaqësisë, kur keni sukses në këtë… Zëri ynë këtë herë shkon tek seksi me dikë që e duam.

 Cilit mashkull duhet t’i jepni shansin?!
Femrat, të cilat nuk arrijnë që të gjejnë partnerin ideal para të tridhjetave, dalëngadalë fillojnë të humbin vetëbesimin dhe të brengosen për të ardhmen tyre familjare dhe në dashuri. Mirëpo, nuk duhet që të keni panik, sepse zgjidhja ekziston.
Zgjedhja dhe kriteret e larta të femrave nuk shkojnë në këtë rast. Vitet shkojnë, ora biologjike troket, kurse durimi që nuk do të takoni “princin”, derisa keni edhe ca vite të favorshme për të lindur, krijon një tollovi të vërtetë në kokë.
Mirëpo, pyetja është se çfarë të bëni kur prekni të tridhjetat dhe ju ende nuk e keni takuar mashkullin e vërtetë. Në atë pyetje është munduar që të përgjigjet Lori Gotlib, autorja e librit “Martohu me të: Si të stoliseni para Zotëri Mesatarit”.
Në fakt, Lori kishte vendosur që të lindte fëmijë në prag të dyzetave e deri atëherë kishte refuzuar të gjithë meshkujt me radhë, duke besuar që asnjëri nga ata nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të. Mirëpo, arriti që “rehatohej”, mori një trajner për lidhje dhe u dashurua.
Sipas saj, çelësi i suksesit është që të keni aftësi për të njohur mashkullin e vërtetë. Shumë femra gabojnë pikërisht në atë dhe refuzojnë meshkuj të cilët do të mund të ishin shumë partnerë të mirë.
Shtrohet pyetja se si një femër mund të dijë se cilit mashkull duhet t’i jepet shansi e cilit jo. Përgjigje në këtë pyetje kërkoni duke u përgjigjur në:
A e doni njëri-tjetrin?
A respektoheni?
A është argëtuese kur jeni bashkë?
Në çfarë mënyre sillet me ju?
A keni vlera të ngjashme?
A dëshironi gjëra të njëjta në jetë?
A jeni rehat?
Në rast se në secilën pyetje përgjigjeni duke pohuar, definitivisht është në pyetje mashkulli i cili është i vlefshëm për t’i kushtuar vëmendje, i cili do të mund të ishte edhe bashkëshort i mirë e, para së gjithash, baba i mirë i fëmijëve tuaj.
Marrë nga “Femra.net”

Të mistershëm për të treguar dashurinë
Meshkujt ndonjëherë kanë mënyra të çuditshme dhe misterioze për ta treguar dashurinë. Jo të gjithë meshkujt mund të shfaqin hapur ndjenjat. Nëse dëshironi të kuptoni se mashkulli juaj ju pëlqen apo jo, përpiquni të vini re këto shenja.
Ju kontakton vazhdimisht
Nuk ka rëndësi nëse ai është në punë apo me shokët, ai do të gjejë një mënyrë për të kontaktuar apo dërguar sms vazhdimisht. Nëse ai e bën këtë gjë, atëherë është një shenjë se kërkon vëmendjen tuaj dhe është i interesuar për ju.
Është i interesuar për interesat tuaja
Kur një mashkull tregon interes në gjërat që ju pëlqeni, kjo është një shenjë e dukshme se ai është i përfshirë në ju. Dhe kjo është më se e vërtetë nëse ai ju ndjek në aktivitete që s`i pëlqejnë realisht. Nëse vini re se një mashkull dëshiron të vijë në palestër me ju, atëherë do të thotë se kërkon të kalojë më shumë kohë me ju.
Nuk t’i ndan sytë
Nuk ka rëndësi se ku jeni, ai gjithmonë ju shikon në sy. Kur një mashkull ju shikon në sy, kjo do të thotë jo vetëm që ai ju pëlqen, por dëshiron që ai të vjedhë edhe vështrimin tuaj. Kontakti me sy tregon se ai është njeri social dhe jo i turpshëm.
Pëlqen të ketë kontakt fizik me ju
Ai dëshiron të jetë në kontakt fizik me ju, por sigurisht që njeh edhe limite. Ai kërkon që edhe në vendet publike t’ju mbajë dorën apo krahun.
Preferon të jetë në shoqërinë tuaj
Përveç të qenit në një kontakt konstant me ju, ai preferon të jetë në shoqërinë tuaj, qoftë edhe kur nuk ka qëllim për t`u lidhur. Mund t`iu ftojë në darkë, në kinema, thjesht të jetë në praninë tuaj për t`u ndjerë më mirë.
Është gjithmonë i sjellshëm
Nga dita në ditë ai do të tregojë se është një xhentëlmen i vërtetë. Do të hapë dyert për ju, do t`ju mbajë xhaketën. Nëse i bën shpesh këto sjellje, do të thotë se ai është vërtet i interesuar për ju dhe kërkon të tregojë se është një djalë i mirë.
Është mbrojtës
Në ambiente publike, por edhe në shtëpi ai është mbrojtës ndaj jush. Kur jeni larg tij, përpiqet t`ju telefonojë për t`u siguruar që jeni mirë. Siguria juaj është gjithmonë në mendjen e tij.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative