Cilat janë grupmoshat më të prekura nga çrregullimet seksuale

Specialistët: Katër klasifikimet sipas stadit të ciklit seksual


Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë do parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë. Në këto raste duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron. Përpiqu ta kuptosh. Lëre që ai të tregojë fantazitë e tij seksuale që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks. Madje edhe në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë punë. Sigurisht që për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i drejtoheni një  mjeku. Këto çrregullime janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual.

Shkaqet


Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta.


Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnerëve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre; kurse faktorët psikikë përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat nga seksi etj. Në shkaqet fizike përmenden edhe  drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkoolin, nikotinën, antihistaminikët), çrregullimet të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet endokrinë kryesisht tiroide, hipofize dhe gjëndrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme. Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata që kanë disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin përreth.


Klasifikimet


Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.


Parandalimi:


Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Po kështu imazhi i raporteve midis prindërve ka një rol predominant tek fëmijët dhe ardhmëria e jetës se tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë përshpejtimin e një çrregullimi seksual; po kështu në rastet e ekzistencës se çrregullimeve seksuale ka rëndësi komunikimi i hapur midis partnereve për problemin dhe ndihma që ata duhet ti japin njeri-tjetrit në zgjidhjen e tij.


Cilat janë shkaktarët e impotencës

Ndihma në zgjidhjen e çrregullimit seksual tek partneri është në fakt ndihmë ndaj vetvetes. Nuk është asnjëherë turp të kërkohet ndihmë tek miqtë, qofte edhe ndihmë të kualifikuar më vonë. Shmangia e abuzimit me alkoolin dhe marrjes së drogave të tjera. Në rastet e traumave seksuale apo përdhunimeve janë të nevojshme këshillimet individuale apo e ashtuquajtura grup-terapia. Mjekimi është gjithmonë individual. Moshat 20-30


vjeç sipas specialistëve, hasin çrregullimet më të shpeshta seksuale tek meshkujt. Sipas specialistëve, tek kjo grupmoshë numri I personave që kërkojnë ndihmë është I madh. Ekzistojnë3


mënyra për të parandaluar çrregullimit seksuale, mes të cilave më e rëndësishme është të kuptohet se cilat janë shkaqet kryesore që shkaktojnë sëmundjen. 25 për qind e meshkujve mbi moshën 40-vjeçare bëhen impotentë dhe për 50 për qind të tyre në moshën 70-vjeçare mbaron aktiviteti seksual.


Simptomat e para të shfaqjes së impotencës

Tri janë simptomat karakteristike të shfaqjes së impotencës te meshkujt. Në rastin kur ata kanë çrregullime seksuale, sipas specialistëve të fushës, problemet lidhem me ereksionin. Ndërsa dy janë simptomat karakteristike për gratë që kanë çrregullime seksuale. Ndryshe nga meshkujt, femrat vuajnë më shumë stresin dhe problemet e përditshmërisë. Pothuajse tek të dy partneret e çiftit vihet re mungesa e interesit ose dëshirës për seks, paaftësia për t’u ndjerë i kënaqur. Tek meshkujt shfaqen simptoma të tilla si: paaftësia për të arritur ereksionin, paaftësia për të mbajtur ereksionin gjatë gjithë aktit, vonesa ose mungesa e ejakulacionit, paaftësia për të kontrolluar ejakulacionin në kohën e nevojshme (orgazmës mashkullore). Ndërsa tek femrat vihen re simptoma të tilla si: paaftësia për t’u përqendruar, paaaftësia për të arritur orgazmën femërore, etj.


Impotenca dhe faktorët çrregullues

Një ndër shkaktarët numër një të impotencës tek meshkujt është edhe përdorimi i duhanit në mënyrë të rregullt. Përveçse shkakton shumë sëmundje të ndryshme në mushkëri, duhani është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të impotencës seksuale, madje që në moshë të re. Çrregullimet mund të lindin në çfarëdo lloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual. Ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual. Studimet e bëra kanë treguar se impotenca nuk është e trashëgueshme. Nëse vetëm 10 vjet më parë, shkencëtarët e kishin lidhur impotencën seksuale me trashëgiminë, tani kjo nuk vlen më. Pasi sipas të dhënave më të fundit nga të gjitha anketat që janë kryer në grupmosha të ndryshme ka rezultuar se në të vërtetë, çrregullimet seksuale nuk kanë lidhje me trashëgiminë. Ai është një problem seksual i cili kërkon trajtim mjekësor.



Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative