Çfarë ndodh me trurin e të varurve nga seksi?


Një studim analizoi trurin e personave që janë të varur nga seksi dhe shkaktohen efekte të ngjashme si te personat e varur nga droga.  
Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit skanuan trurin e 19 meshkujve heteroseksualë, të cilët kishin sjellje të sëmurë seksuale dhe 19 meshkujt heteroseksualë, të cilët ishin normalë, nuk ishin të fiksuar pas seksit. Dy prej pjesëmarrësve në këtë studim, të cilët futeshin në kategorinë e personave të fiksuar pas seksit, kishin humbur punët e tyre duke shikuar filma pronografikë. Ndërsa, katër persona të kësaj kategorie e kishin përshkallëzuar sjelljen, duke menduar punësimin e prostitutave në zyra.  
Duke përdorur rezonancë magnetike (fMRI), studiuesit zbuluan se tri  zonat e trurit (ventral striatum, dorsal anterior cingulate and amygdala) ishin më aktive te ata persona që kishin sjellje të sëmurë seksuale, në krahasim me ata që ishin normalë. 
Gjithashtu, këto zona të trurit janë më aktive tek përdoruesit e drogës. 
Amygdala ndihmon në përpunimin emocionale të ngjarjeve. Ventral striatum ndihmon në procesin e motivimit dhe dorsal anterior cingulate është i lidhur me pritje e shpërblimeve, dhe luan një rol në rritjen e dëshirës për drogë. 
Pjesëmarrësit në studim, të cilët kanë dëshira të sëmura seksuale kanë nivel të lartë të dëshirës për përmbajtjet pornografike dhe sa më shumë të shohin aq më shumë rritet dëshira për këto përmbajtje.
Kjo sjellje është e ngjashme edhe me personat që janë të varur nga droga, të cilët sa më shumë të rritin dozën aq më shumë rritet dëshira për të konsumuar.  
Gjithsesi në përfundim studimi thekson, edhe pse këta persona shfaqin sjellje si personat e varur nga droga, nuk ekziston i njëjti efekt, pasi substancat e drogës janë shumë herë më të fuqishme sesa sjellja e fiksuar seksuale. 

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative