Posts

Showing posts from July, 2014

10 fakte shkencore rreth dashurisë dhe seksit

Image
10 fakte shkencore rreth dashurisë dhe seksit
Zënkat dhe agresioni mes bashkëshortëve mund të vijnë ndonjëherë prej niveleve të ulëta të glukozës në gjak, thonë kërkuesit e Universitetit të Ohaios. Në një studim të këtij viti, ata u kërkuan 107 çifteve të martuara të testonin nivelin e sheqerit në gjak çdo natë dhe çdo mëngjes. U zbulua se niveli i ulët i sheqerit në gjak i bënte njerëzit të ndiheshin të uritur dhe shkaktonte irritim në çift.
Truri i disa njerëzve kërkon më shumë seks
Lidhjet që truri juaj mund të bëjë mes neuroneve ndikojnë në numrin e partnerëve seksualë, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë. Kërkuesit kryen skanime truri te vullnetarët dhe zbuluan se ata që kishin tru më aktiv gjatë shikimit të pamjeve seksuale, kishin më tepër partnerë. Nivelet e motivimit seksual variojnë nga një person te tjetri.
Bashkëshortët kanë ADN të ngjashme
Shkencëtarët e dinin se njerëzit kishin prirje të zgjidhnin partnerë me karakteristika të ngjashme, por një studim amerikan k…

7 shprehjet që nuk duhet t’i përdorni kurrë teksa bëni dashuri

Image
Janë disa fjalë që zakonisht përdoren nën çarçafë, të afta për të shuar çdo fantazi erotike, sentimentale, apo edhe vetë pasionin mes partnerëve. Prandaj, ato nuk rekomandohen që të përdoren teksa kryeni aktin intim me partnerin tuaj. Ja cilat janë ato, të sugjeruara nga psikologu, Raffaele Morelli.
1. “Më thuaj se çfarë ndjen …”
2. “Pra, çfarë mendon, si të duket?”
3. “Kështu e bëje dhe me ish-in tënd?”
4. “A e shijove?”
5. “A të pëlqeu?”
6. “Përfundove …?”
7. “Mos fli tani, ec të flasim”/ e.t/noa

Fjalët e ndyra shpërthejnë epshin

Image
Fillojani me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen diçka, pyeteni.
Femrat nuk do të duhej ta injoronin faktin që bisedat seksuale në vesh kënaqin secilin mashkull. Natyrisht që ato biseda nuk duhet të bëhen me shprehje profesionale, andaj mos mendoni shumë se cilat fjalë do t’i përdorni, sepse në ato momente nuk ka nevojë që të dukeni sikur fjalor.
Bisedat, duke përdorur fjalë të ndotura në kulmin e seksit, mund të shtojnë afshin e dyanshëm. Për shembull, nëse ju prek aty ku ju krijon kënaqësi, thoni se po ju pëlqen, mos heshtni. Nëse bisedoni për çdo prekje të tij, ai do ta ketë më të lehtë, ndërkaq shumë shpejt edhe juve do t’ju duket më e natyrshme të flisni fjalë seksi të cilat gjithsesi do të jenë të dobishme.
Është mirë të dini saktësisht se ç’ju pëlqen tek ai dhe t’ia thoni atë, sepse, në të kundërtën, ai nuk do të ndihet seksi. Filloni me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen…

Si të arrihet sa më shpejt kulmi i kënaqësisë në shtrat?

Image
Dëshironi që mu këtë natë të kënaqeni në “zjarrin” e paharrueshëm në shtrat? Pra, vetëm duhet t’i zbatoni këshillat tona.

LëvizniNë një studim, në të cilin kanë marrë pjesë femrat e moshës nga 45 deri në 55 vjeç, është zbuluar që kënaqësia seksuale është e lidhur me ushtrimet. Ato të cilat më pak kanë bërë ushtrime kanë shfaqur më pak dëshirë për seks, ndërkaq ato të cilat kanë ushtruar më shpesh, kanë pasur dëshirë më të madhe. Lexoni literaturë erotikeLiteratura erotike shpejt nxit dëshirën për seks, konstatojnë seksologët. Nëse nuk keni kohë të blini libra (edhe pse aktualisht gjasat janë ideale për t’i blerë ato) hapeni internetin, lexoni dhe kënaquni me “materialet” seksi. Bëni masazh vetesPrekja e lëkurës me lëkurë nxit prodhimin e oksitocinës, të ashtuquajturin hormon i lidhshmërisë, i cili është shumë i afërt me aktivitetet seksuale. Sa hap e mbyll sytë, dëshirën do t’jua zgjojë masazhi, andaj mos hezitoni – lejoni profesionistët që t’ju bëjnë masazh me duart e tyre të shkathëta.

Çfarë mendon ai për ‘çmenduritë’ e saj?

Image
Si mund ta bësh për vete dhe cilat janë sinjalet për të kuptuar nëse të pëlqen vërtet. A nuk janë këto gjëra që çmendin vajzat dhe duan patjetër t’i dinë? Për ju kemi lajme të mira për të deshifruar gjuhën e tyre.
Nga testimet e bëra në lidhje me reagimet e djemve për sjelljet paksa sipër “rreshtave”, nga më pak të pëlqyerit tek më intriguesit, 6% pëlqejnë idenë që ajo “heton” mbi çdo femër që shkruan në profilin e tij. 16% pëlqejnë faktin që ajo është pjesë e twitter-it vetëm për të ndjekur se ku është dhe ta takojë “rastësisht”. 34% e djemve pëlqenin idenë që ajo të ketë çelësin e banesës ku ai jeton me tre djem, vetëm për të ndenjur pak bashkë dhe vetëm! 55% pëlqejnë idenë që ajo të sfidojë një vajzë tjetër për të bërë një performancë alla ‘Coyote Ugly’ në banakun e barit ku ndodhen. 59% e djemve pëlqejnë idenë që ajo të vijë e ta takojë e veshur me një pardesy, me taka dhe poshtë, asgjë! 93% pëlqejnë që të ndjejnë prekjen e saj poshtë tavolinës në një vend shumë të populluar.

Femrat, si mund te jene me terheqese per meshkujt?

Image
Është për t’u habitur, por e vërtetë, mashkulli gjatë shtatë sekondave të shikimit të ndonjë femre vendos se a do t’i ofrohet apo jo! Në të shumtën e situatave formula më e mirë për sukses është të jeni e natyrshme, mirëpo në disa situata, siç janë ato kur dëshironi që ai t’ju vërejë, nuk është keq që të aktroni paksa dhe të përdorni disa truke të vogla.
1.Rrobat me vija janë në modë, mirëpo rrobat njëngjyrëshe rrezatojnë më shumë energji dhe më shumë vetëbesim. Megjithatë, shmanguni rrobave me ngjyrë të zezë, e cila krijon përshtypjen se jeni tepër serioze. Përveç nëse, natyrisht, nuk vishni fustan të vogël ngjyrë të zezë.
2.Rregullimi subtil i rrobave, si p.sh. rregullimi i rrudhave të fustanit, meshkujve u jep shenjë që dëshironi të dukeni mirë, ndërkaq ajo gjë ua ngre egon.
3.Këpuca gjysmë e zbathur tregon që jeni e lumtur, por nëse me atë rast i keni këmbët të kryqëzuara, kini kujdes që këmba e cila është sipër të jetë ajo më larg nga mashkulli, i cili ju pëlqen.
4.Krahët e zbuluar m…

Si të argumentoni në një lidhje?

Image
Në një marrdhënje romantike, argumentimi mund të duket si një gjë e keqe, po a është vërtet kështu? Edhe pse argumentet mund të sillen rreth subjekteve delikate, adresimi i çështjeve dhe komunikimi i problemeve, mund të forcojë lidhjen për të dy partnerët. Mësoni se si të argumentoni në mënyrën e duhur me këto këshilla: Kur ju jeni duke argumentuar ju jeni duke sjellë pikëpamjet tuaja dhe arsyet për një konflikt të caktuar. 1.Shkarkoni stresin dhe ankthin Kur konflikti arrin deri tek marrdhënja, është e lehtë për të shmangur adresimin e problemit me shpresën se mund t`i shmangeni konfrontimit. Por injorimi i çështjeve mund të sjellë më shumë stres dhe tension në marrdhënje. Sigurisht që edhe përballja me problemin mund të sjellë stres por, që mund të jetë shumë më pak i dëmshëm se sa dëmi që mund të sjellë shmangja e problemit. Sipas Dr. Ken Druck, ekspert në marrdhënjet në çift, në mungesë të një komunikimi të drejtpërdrejt, ‘borxhi’ për shmangjen e konfliktit dhe sjelljes agresive …

Çfarë ndodh me trurin e të varurve nga seksi?

Image
Një studim analizoi trurin e personave që janë të varur nga seksi dhe shkaktohen efekte të ngjashme si te personat e varur nga droga.   Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit skanuan trurin e 19 meshkujve heteroseksualë, të cilët kishin sjellje të sëmurë seksuale dhe 19 meshkujt heteroseksualë, të cilët ishin normalë, nuk ishin të fiksuar pas seksit. Dy prej pjesëmarrësve në këtë studim, të cilët futeshin në kategorinë e personave të fiksuar pas seksit, kishin humbur punët e tyre duke shikuar filma pronografikë. Ndërsa, katër persona të kësaj kategorie e kishin përshkallëzuar sjelljen, duke menduar punësimin e prostitutave në zyra.   Duke përdorur rezonancë magnetike (fMRI), studiuesit zbuluan se tri  zonat e trurit (ventral striatum, dorsal anterior cingulate and amygdala) ishin më aktive te ata persona që kishin sjellje të sëmurë seksuale, në krahasim me ata që ishin normalë.  Gjithashtu, këto zona të trurit janë më aktive tek përdoruesit e drogës.  Amygdala ndihmon në përpunimin em…

6 shprehi të shëndetshme për seks të mirë

Image
Shëndeti i mirë dhe seksi i mirë përputhen me njëri-tjetrin. Prandaj, nëse dëshironi seks të zjarrtë, patjetër duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj. Pini jogurt Pini çdo ditë së paku 200 gramë jogurt me sa më pak yndyrë. Jogurti shton epshin, andaj shumë lehtë do të jeni të gatshëm për seks, por është edhe burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbje të peshës trupore.
Pini mjaft lëngje Pini ujë gjatë ditës. Uji shpëlan sistemin e tretjes, andaj ushqimi më shpejt tretet dhe humben kilogramët. Krahas kësaj, trupi i hidratuar mirë e bën seksin mjaft të këndshëm.
Bëni gjimnastikë Ushtrimet mund të ndikojnë si afrodiziak, sepse shkaktojnë lirimin e endorfinës. Endorfina jo vetëm që ndihmon në ngritjen e humorit, por ndihmon edhe në prodhimin e testosteronit, gjë që shton dëshirën për seks. Njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht, më lehtë u ngrihet dëshira për seks dhe më shpejt arrijnë orgazmën sesa ata të cilët nuk ushtrojnë.
Merrni rreze dielli

Seksi, 5 pozicione që mbajnë në formë trupin e femrës

Image
ROME-Palestra nuk është e vetmja që mund të mbash trupin në formë. Por është një metodë tjetër, edhe më efikase dhe më argëtuese. Kush do pyesni ju? Përgjigja është, seksi.

Përveç efekteve të tjera pozitive në aspektin fizik e psikik, të bësh dashuri djeg rreth 300 kalori (këtë tashmë e dinë të gjithë) si dhe forcon muskujt e trupit femëror.
Por duke eksperimentuar disa pozicione, ndoshta pak jashtë rutinës sipas një studimi të publikuar në Itali, këto pozicione i bëjnë mirë muskulaturës së një femre. Efekti i garantuar dhe i sigurt.
1) Për të dobësuar dhe formuar të pasmet. Partneri duhet të jetë pas femrës kurse ajo duhet të lëvizë ndërkohë këmbët, ti shtrijë dhe tërheqë disa herë. Kjo do të sjellë lëvizje të plotë të të pasmeve.
2) Për të pasur këmbë në formë, partneri duhet të qëndrojë ulur në një karrige, dhe ajo sipër tij pa e përqafuar të kryejë seks. Ky pozicion shkakton forcim të plotë të kofshës.
3) Për të pasur një shpinë të bukur e të shëndetshme-Femra duhet të mbështetet në nj…

10 mitet e rreme mashkullore në shtrat

Image
1. Ai mendon se puthjet janë kohë e humbur
Është e vërtetë që meshkujt nuk e kanë shumë për zemër të rrinë të presin gjatë para se të hidhen në aksion, por gjithsesi atyre u dhuron shumë kënaqësi koha që kalojnë me partneren duke u puthur. Filloni të “rikualifikoni” mashkullin tuaj. Thuajini atij nëse dëshironi të jeni më tepër romantikë dhe më pas me ngadalë çojeni në një eksitim dhe epsh të pashpenguar. 2. Ai pret që të arrini në orgazëm brenda pak minutash Meshkujt e dinë që nuk është shumë e lehtë të bësh një femër të arrijë në orgazëm dhe se asaj do t’i duhet pak kohë për të arritur kulmin e eksitimit. Një burrë i zoti në shtrat, e di që sa më shumë të zgjasë “loja” para orgazmës, aq më shumë eksituese bëhet për të dyja palët dhe në fund, si mashkulli dhe femra janë të lumtur dhe të kënaqur nga njëri-tjetri. 3. Ai do seks të nxehtë gjatë gjithë kohës Ndonjëherë meshkujt kanë nevojë të bëjnë seks ngadalë, të bëjnë dashuri në mënyrë romantike apo edhe të jetojnë një situatë gazmore duke…

Çka thotë shkenca për dashurinë

Image
Dashuria në shikim të parë është e mundur. Ndoshta nuk do ta doni personin përkatës, por është e mundur që të ndieni një ndërlidhje pasionante. Truri i juaj fillon të lirojë hormone të dashurisë në çastin kur e vëreni dikë që ju pëlqen.Një studim ka treguar se dashuria ndikon në trusi droga. Ajo e nxitë punën e të njëjtave pjesë të trurit sikurse edhe kokaina. Për obsesion ka arsyetim 
Shkencëtarët italianë kanë konstatuar se sjellja obsesive, të cilën shumë njerëz e ndiejnë në fillim të marrëdhënies, është pasojë e zvogëlimit të serotoninës në trup. Lajmi i mirë është se nivelet e serotoninës kthehen në nivele normale pas gjashtë muajve kështu që sjellja obsesive zbutet në mënyrë të konsiderueshme. Rënia në dashuri ka të bëjë vetëm me hormonet 
Kur jeni të bindur që jeni dashuruar në etikë, duhet ta dini se në pyetje janë vetëm hormonet, Trupi i juaj vërshohet me dopaminë dhe norepineftinë, të cilat e krijojnë ndjenjën e euforisë. Prandaj dëshironi të flisni gjithë natën, dëshironi të je…

4 fantazitë më të zjarrta seksuale të femrave

Image
“Dëshirat të veçanta” në krevat zakonisht u përshkruhen meshkujve, ndërkaq të tilla kanë edhe femrat. Lexoni cilat janë! Fantazia është mënyra më e përsosur që të zgjoni epshin tuaj të fshehur dhe të ndrydhur. Ekzistojnë dëshmi, që sado që të dallojnë femrat nga njëra-tjetra, pjesa më e madhe e fantazive të tyre përputhet, transmeton Telegrafi. Fantazitë e femrave mund të jenë shumë relative dhe të zjarrta. Sajti amerikan Healthy Place, ka zhvilluar një sondazh lidhur me dëshirat më të nxehta të femrave. Në vendin e parë u rendit “marrja me forcë nga partneri”. Nuk bëhet fjalë për dhunë por për një dëshirë agresive. Në vendin e dytë renditet dëshira për tu shtirur si mashkull për një natë dhe për të tërhequr partnerin drejt dëshirave më të fshehta. Në vendin e tretë renditet dëshira për të bërë striptizë për një natë, duke e joshur më së shumti partnerin, por edhe duke i rritur vetes dëshirën. Më poshtë renditet dëshira e të kryerit marrëdhënie seksuale “me shefin”. Ideja e këtij raporti in…

Nimfomania, kur seksi nuk mjafton kurrë

Image
Nevoja e vazhdueshme dhe asnjëherë e kënaqshme e raporteve seksuale, është shpesh e lidhur me nevojën e brendshme për të shuar këto dëshira përmes seksit. Një patologji? Fjala nimfomania derivon nga greqishtja Nymphe- vajze tërheqëse dhe mania-mani dhe është përdorur për herë të pare nga mjeku francez Bienville në studimin e tij mbi nimfomaninë. Fillimisht është konsideruar si një perversitet, me pas një patologji nisur nga viti 1992 Organizata Botërore e Shëndetit e klasifikon nder shqetësimet e hiper seksualitetit, për të përshkruar një pakënaqësi në raportet seksuale. Shkaqet Nimfomania mund të ketë si shkaqe psikologjike ashtu dhe biologjike, nga pikëpamja organike, mund të shkaktohet nga çrregullime hormonale dhe nga substanca afrodiziakë si yohimbina, por edhe nga disa sëmundje që vijnë si pasoje e humbjes se kontrollit të impulseve. Një nevojë e vazhdueshme për seks Femrat që vuajnë nga nimfomania janë në kërkim të vazhdueshëm të partnerit për të mbushur nevojat për seks dhe kjo i ço…

Puthja zvogëlon stresin

Image
Edhe pse njëri nga partnerët vuan nga ftohja, nuk duhet hequr dorë nga të puthurit. Rreziku për të marrur virusë nga një përshëndetje me shtrëngim dore, është më i madh, bëjnë të ditur mjekët. Gjatë një puthjeje, ndodhë shkëmbimi i më shumë se 4,000 bakterieve, mirëpo mukoza e gojës është në gjendje të parandalojë futjen e tyre në brendi të organizmit, madje edhe duke forcuar sistemin imunitar. Me puthje pasionante vëjmë në punë rreth 38 muskuj të fytyrës dhe jo vetëm që ndikon në furnizim më të mirë më gjak dhe skuqje të fytyrës, por edhe ndihmon në zvogëlimin e sasisë së Kortizolit (hormoni i stresit), humbjen e ndjenjës së frikës dhe largimin nga mërzia depresive. Ka edhe diçka më të këndshme për ata që vuajnë nga kilogramët e tepërt: një puthje përkon me djegien e më shumë se 18 kalorive dhe na bën të humbin më shumë peshë.

Shkaqet kryesore të telasheve ndërmjet partnerëve

Image
Nëse dëshironi të ruani lidhjen tuaj, patjetër duhet të kini kujdes për sjelljen tuaj, por edhe për mënyrën e komunikimit me partnerin. Në momentin kur njëra palë fillon që të sadopak “të lëkundet” dhe të mos angazhohet, e tërë situata fillon që të rrënohet dhe të shkatërrohet pjesë-pjesë. Mirëpo, nëse doni që dashurinë tuaj ta mbani dhe ta ruani, patjetër duhet të kujdeseni si për sjelljen tuaj, ashtu edhe për mënyrën se si partneri sillet ndaj jush. Është mirë t’i keni parasysh këto probleme dhe të angazhoheni që t’u shmangeni me shkathtësi, transmeton Telegrafi. Shqetësimi i vazhdueshëm
Është e rëndësishme që të flitet për gjërat e vogla dhe jo vetëm për problemet e mëdha. Femrat shpesh e bëjnë problemin pak të madh dhe harrojnë të mendojnë pozitivisht. Burrat jetojnë nga dita në ditë, ndërsa gratë planifikojnë gjërat përpara. Problemi është se nuk duhet të shkaktoni grindje të panevojshme. Partnerët duhet të ju tregojnë se çfarë po i mërzit, edhe në qoftë se ju nuk jeni të kënaqur plo…

12-të “vrasësit” e dëshirës seksuale tek femrat

Image
Nga të gjitha aspektet e seksualitetit femëror, dëshira seksuale është ndër më të brishtët dhe delikatët.
E ekspozuar ndaj ndikimeve të mjaft faktorëve fizikë, psikologjikë, shpirtërorë dhe mendorë, kjo dëshirë duket se është gjithmonë e gatshme për t’u goditur në ekuilibrin e saj delikat, vendimtar për qetësinë të gruas. Po cilët janë këta “vrasës” të dëshirës seksuale femërore.
1) Mungesa e besimit në vetvete.
Kur një femër ndihet e tillë, ajo nuk mund të bëjë dashuri në qoftë se nuk fik dritat apo me zë të lartë. Ajo duhet të sigurohet vazhdimisht dhe për çdo gjë, pasi ka frikë.
2) Stresi.
Çdo njeri, e ka më shumë ose më pak të theksuar. Por kur stresi vjen në dhomën e gjumit, ai paraqet vërtet probleme. Zgjidhja? Gjeste të vogla, por të këndshme, si masazhet etj.
3) Ankthi.
Këtu është një problem më serioz sesa imagjinohet. Ai zakonisht, është i lidhur me arsye të rënda që nga frikësimet e fëmijërisë ose adoleshencës dhe deri sa femrat të mund ta kuptojnë këtë dhe të kapërce…

Tetova News