Si të edukojmë një mashkull…


Është shumë i njohur zakoni i shumë meshkujve të cilat në marrëdhëniet e tyre me partneren, menjëherë sapo kuptojnë që e kanë situatën në dorë, përfshihen nga një dozë e shtuar dembelizmi duke i lënë të gjitha detyrat e shtëpisë në dorën e partneres.
Dhe që femrat të shpëtojnë nga kjo gjendje e padurueshme që krijohet në shtëpi, atëherë na vjen në ndihmë një guidë enkas për këto raste.
Këshilla 1. Kthejani më të njëjtën monedhe. Nëse ai nuk bën asnjë punë, nuk të ndihmon në punët e shtëpisë, edhe ti lërja teshat e tij atje ku i ka hedhur. Nuk bën shopping, lërë edhe ti duke sajuar diçka si argument. Në fillim do të ketë ndoshta edhe ndonjë diskutim, por shpejt do të kuptojë dhe reagojë.
Këshilla 2. Nuk të ndihmon në një punë që normalisht duhet të jetë ai që mund ta bëjë, kërko ndihmën e ndonjë miku, apo komshiu, mundësisht simpatik.
Këshilla 3. Duhet të jeni koherente në qëndrimin tuaj. Mos u mjaftoni vetëm një çukitje të tillë dhe pastaj të ktheheni në rutinë e mëparshme. Kjo më shumë do ta përkeqësoje situatën, duke ju nxjerrë si një krijese e manipulueshme lehtësisht.
Këshilla 4. Qëndrimet e tua mos i shoqëro me fjalë që acarojnë situatën. Kjo do ta përkeqësonte gjendjen, ndaj lere atë që ta kuptoje vetë domethënien e qëndrimit tënd.
Këshilla 5. Kjo ndoshta mund të quhet ndryshe edhe guri i fundit. Edhe pse duket pak e ashpër dhe jo shumë e pranueshme, përvoja ka treguar se ajo jep rezultat. E kemi fjalën për reagimin dhe bujarinë tende në shtrat…

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Mëngjesi pas herës së parë