Puthjet, ja “zonat” më të ndjeshme të trupit të njeriut


Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek “gjërat serioze”. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë. Kjo rrugë duhet të kalojë midis një valë puthjesh. Puthja është e veçantë dhe tepër eksituese si nga mënyra si realizohet po ashtu dhe nga “pikat” e ndryshme ku vendoset.
Klasiket
Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t’i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme do të thotë se janë sensuale. Atëherë le të shfrytëzojmë rastin!
Tek buzët
Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollywood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për puthjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t’i shijosh, kafshosh, të vlerësosh kontaktin e parë elektrik. Fillimi i puthjes është i rëndësishëm sa fillimi i raportit seksual. Një ushtrim shumë sensual, thith vetëm ajër të pastër që del nga buzët e tija, dhe ai duhet të thithë vetëm ajrin, që del nga buzët e tua.
Përse kjo puthje të bën të dridhesh?
Pse nënat i puthin fëmijët e tyre në qafë, për t’u dhënë atyre të gjithë dashurinë e mundshme. Kështu që zona e qafës mëson që tani ndjeshmërinë dhe domethënien e sensualitetit. Dhe kjo kujtohet në momente intimiteti.
Puthje erotike
Këto puthje stimulojnë dhe bëjnë të shtohet dëshira seksuale. Trupi përgatitet të shkojë më larg se fillimi i aktit seksual. Dhe dëshira në vetvete është gati një kënaqësi. Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek “gjërat serioze”. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë.
Puthja franceze
Është puthja franceze, një puthje shumë erotike që belbëzon aktin seksual. Mukozat takohen, ujërat e trupit bashkohen tamam si në një raport seksual. Për këtë arsye kjo puthje është shumë sensuale dhe tërheqëse. Përfitoni të eksploroni shijen e buzëve të saj!
Tek gjoksi
Gati gjithmonë të lënë pas dore! Por jo vetëm femrat dëshirojnë të puthen tek gjoksi, të përkëdhelen, por dhe burrat. Përse të privohesh nga një kënaqësi efikase? Mjaftojnë pak minuta dhe nëse të pëlqen kjo pjesë e trupit, mund të zbulosh gjithmonë kënaqësi të reja.
Tek barku
Është një zonë shumë delikate. Nuk është e mbrojtur me kocka si kraharori dhe legeni, kështu që është një vend shumë delikat. Kur lejon partnerin që të puthë do të thotë, që ke besim tek ai. Të të puthin tek barku do të thotë që ke nxjerrë në pah sensualitetin tënd.
Tek këmbët
Disa njerëz mendojnë se i gjithë trupi është i prezantuar nga këmbët. Çdo centimetër korrespondon me një zonë. Këmbët janë të forta por edhe delikate, të ndjeshme ndaj ngacmimeve. Në qoftë se luan me këmbët kënaqësia do të përhapet në të gjithë trupin. Në qoftë se ngrihesh drejt kavilies, pulpat e këmbëve, gjunjët, kofshët, do të arrish tek zonat erogjene që kanë kohë që të presin.
Tek duart
Duart ashtu si dhe buzët janë shumë të ndjeshme. Duart analizojnë dhe vlerësojnë shumë mirë kontaktet, ashtu si dhe buzët. Buzët dhe duart janë instrumentet tanë: duart përkëdhelin buzët dhe buzët puthin. Të puthësh duart do të thotë t’u thuash të ndalojnë një çast, mbase para se të përkëdhelin, sepse duart janë magjike

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative