Pse burrat “vdesin” për format reale (jo perfekte)

Aktori Gabriel Olds ka patur një eksperiencë me një grua, që kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Ai na tregon, se pse shumica e njerëzve preferojnë të vërtetën, edhe sikur ajo të ketë të meta.

***
Disa ditë më parë, takova Tessan në një párti premiere në Hollywood. U zhvillua në një hangar të linjave ajrore dhe gjithçka, që nga kamarieret, e deri tek koktejlet mahnitëse me bazë shampanjën, ishte e përkryer. Dhe në mes të gjithë kësaj, ishte Tessa, që për mua padyshim ishte tërheqja kryesore. Ajo ishte elegante, e gjallë, me një fustan ngjyrë portokalli të ndritshme. Nuk nuk mund të humbisja atë. Pas pak minutash shikimet e mia po shkonin në drejtim të saj dhe mora guximin për t’u afruar. “Ju jeni veshur me ngjyrën time të preferuar,” i thashë unë. “Më pëlqen, sepse ajo portokalli kombinohet me…”.
“Asgjë”, përfundoi ajo. Shkëndija ishte e pamohueshme. Tessa ishte një bankiere e zgjuar dhe kishte një të qeshur të mrekullueshme. Për më tepër ajo ishte ende e palidhur. Në takimin tonë javën e ardhshme, gjërat shkuan edhe më mirë. Tessa kishte veshur një fustan të zi, të ngjitur pas trupit dhe gjatë darkës ajo më dehu me tregimet se si humbjet në tregun e të ardhmes do të ishin katër milion dollarë në një minutë. Seksi!
Kur ajo më kërkoi të shkonim përsëri në apartamentin e saj pasi paguam, unë nuk mund të thoja po aq shpejt. Por u gjendëm në korridorin e saj, duke ledhatuar njëri-tjetrin si dy të rinj. Papritur dora ime preku në gjoksin e saj, duke ndjerë mishin si prej pellushi…
Pa prit një minutë. Ishte gjiri i saj që po llokoçitej? Unë ndjeva një si qese të futur nën nën lëkurën e saj dhe mendova, “ta marrë djalli, qënkan të rreme”. Mendja mu mbush me imazhet e spitaleve dhe bisturi… Kisha ngrirë dhe Tessa e vuri re.
“Ju jeni duke vepruar në një mënyrë të çuditshme”, tha ajo.
“Jo, nuk jam. Dua të them, ndoshta po. Vetëm se, uh, a janë këto…” Filloi të më merrej goja, edhe pse ia kisha ngulur sytë gjoksit të saj.
“Mos po më kontrolloni?” pyeti ajo.
Mbeta si memec.
“Dil jashtë”, tha ajo.
Para se ta merrja vesh se çfarë më kishte goditur, isha kthyer në makinën time dhe isha duke u larguar nga gruaja e parë, e cili kishte ngjallur vërtet interesin tim për muajt e fundit. Çfarë ndodhi? A do të shmangia çdo rast që kishte përfunduar me kirurgji plastike për të kërkuar dashurinë time përsëri?
Po kështu do të ishte. Tessa nuk ishte gruaja e parë që kishte kryer një ndërhyrje kirurgjike, dhe ajo nuk do të jetë e fundit. Më lejoni të shpjegoj: Unë jam një aktor në të tridhjetat e mia dhe jetoj në Los Angeles, një qytet që duket si i rrethuar me silikon. Para se të takoja Tessan, unë kisha dalë me gra që kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale në hundë, përmirësimeve të mëdha të gjirit apo buzëve. Ajo çfarë kanë bërë ato me trupat e tyre ishte zgjedhja e tyre, nuk kisha të drejtë për t’i gjykuar. Por në kokën time vërtiteshin disa pyetje: A është kjo grua me të vërtetë ajo që duket të jetë? Jam duke takuar një person apo personalitet?
Në mënyrë të pashmangshme tërheqje ime për to ngeci. Kjo dukej një çështje reale krahasuar me të gjitha problemet e tjera që ndodhin në botën e takimeve. Dhe ky nuk ishte vetëm një fenomen në LA. Unë kam miq, të cilët kanë vënë re të njëjtën tendencë gjithandej. Në vitin 2006, sipas të dhënave të Shoqërisë Amerikane të Kirurgjisë Plastike, ka patur rreth 11 milionë procedura kozmetike vetëm në SHBA, shifër kjo që tregon një rritje prej gati 50 për qind nga viti 2000./100revista