3 shenjat që gruaja po ju tradhton


Studiuesit anglezë Michelle Jeanfreau, Anthony Jurich, dhe Michael Mong kanë kryer një studim mbi rastet e katër femrave të moshës 24-51 vjeç, që kishin tradhtuar bashkëshortët e tyre, martesat e të cilëve më pas kishin shkuar në divorc. Ja cilat janë tre arsyet që e çojnë një grua të bëhet “e pabesë”:
1.Mungesa e kohës
 Sipas studimit, gratë që janë të prirura më shumë për të tradhtuar, janë ato të cilat nuk zënë vendin e parë në agjendën ditore të burrave të tyre. Kjo i bën ato të mbeten prioriteti i dytë ose i tretë në jetën sociale të bashkëshortëve. Në këtë mënyrë, gratë priren të gjejnë mbështetjen dhe dashurinë diku tjetër. 
2.Mos komunikimi dhe paaftësia për të gjetur zgjidhjen e një problemi
Paaftësia për të komunikuar në një çift, shpesh çon në konflikt në një marrëdhënie. Në këto raste të veçanta, mungesa e ndryshimit të sjelljes në çift, bën që gratë të ndihen të frustruara, dhe të shqetësuara për paaftësinë e partnerit për t’i dhënë drejtim problemit. 
3.Mungesa e vëmendjes
Studimi i kryer mbi vëzhgimin e jetëve dashurore të disa grave, bëri të qartë se të gjitha gratë që dëshironin më tepër intimitet në martesën e tyre, dhe nuk e kishin këtë gjë, kishin një lidhje jashtë martesore. Mungesa e vëmendjes, dashurisë dhe intimitetit, bënte që ato të mbushnin këtë zbrazëti diku tjetër.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative