Posts

Showing posts from June, 2014

3 shenjat që gruaja po ju tradhton

Image
Studiuesit anglezë Michelle Jeanfreau, Anthony Jurich, dhe Michael Mong kanë kryer një studim mbi rastet e katër femrave të moshës 24-51 vjeç, që kishin tradhtuar bashkëshortët e tyre, martesat e të cilëve më pas kishin shkuar në divorc. Ja cilat janë tre arsyet që e çojnë një grua të bëhet “e pabesë”: 1.Mungesa e kohës  Sipas studimit, gratë që janë të prirura më shumë për të tradhtuar, janë ato të cilat nuk zënë vendin e parë në agjendën ditore të burrave të tyre. Kjo i bën ato të mbeten prioriteti i dytë ose i tretë në jetën sociale të bashkëshortëve. Në këtë mënyrë, gratë priren të gjejnë mbështetjen dhe dashurinë diku tjetër.  2.Mos komunikimi dhe paaftësia për të gjetur zgjidhjen e një problemi Paaftësia për të komunikuar në një çift, shpesh çon në konflikt në një marrëdhënie. Në këto raste të veçanta, mungesa e ndryshimit të sjelljes në çift, bën që gratë të ndihen të frustruara, dhe të shqetësuara për paaftësinë e partnerit për t’i dhënë drejtim problemit.  3.Mungesa e vëmendjes Stu…

Përse femrat duan të bëjnë më tepër seks

Image
Burimi: Indeks Thuhet se meshkujt mendojnë për seksin çdo sekondë të jetës së tyre, por sipas një studimi të fundit nga “Relate” mësohet se dëshira e meshkujve për seks ulet gjithnjë e më tepër. Nina Bryant, psikoterapiste seksuale, pranon se problemi është duke u rritur dita-ditës dhe po kërcënon lidhjet. “Kur fillova punë në këtë fushë, ishte shumë e rrallë të takoje meshkuj që të rrëfenin për ulje të interesit ndaj seksit. Tani këto raste përbëjnë 1/3 e të gjithë rasteve të mi”. Specialistët mendojnë se ka disa arsye që çojnë në këtë pasojë. Disa syresh besojnë se meshkujt kanë filluar të përmirësohen në rrëfimin e ndjenjave krahasuar më brezat e mëparshëm, ndërsa disa të tjerë mendojnë se meshkujt ndihen më nën presion nga përgjegjësitë moderne. “Ne kërkojmë shumë nga meshkujt në ditët e sotme. Jo vetëm që duhet të mbajnë familjen financiarisht, të merren me rregullimet shtëpiake, të bëjnë baballarët por edhe të bëjnë bashkëshortët që dhurojnë orgazma përrallore. Meshkujt pritet të duan…

Pse femrat lëshojnë zë gjatë orgazmës?

Image
Kur dëgjoni një performancë ekstatike vokale të cilën femrat e përjetojnë gjatë orgazmës, ndoshta mund të bëheni xheloz në këtë pasion të pabesueshëm. Por kërkimet tregojnë se britmat e kënaqësisë te femrat janë ekuivalente me komplimentet e meshkujve, si “dukesh bukur” me këto xhinse. Nxënësit amerikanë Gayle Brewer dhe Colin Hendrie kanë anketuar 71 femra, të moshave nga 18 deri në 48 vjeçare, të cilat është dashur të përcaktojnë si të vokalizojnë orgazmën e tyre dhe pse e bëjnë atë, nëse nuk kanë arritur kulmin e kënaqësisë. “Është e ditur se femrat me anë të vetëdijes vokalizojnë gjatë marrëdhënies në mënyrë që të ngacmojnë meshkujt”, ka thënë Brewer. Femrave u ngutet Edhe pse në artikullin e Brewer dhe Hendrie përdoret shprehja “manipulimi femëror i shërben sjelljes së mashkullit”, kjo nuk do të thotë se femrat dëshirojnë të shpërblehen ose të paguhen për entuziazmin e tyre, p.sh. me vathë diamanti.Femrat me anë të britmave i nxisin meshkujt që të arrijnë më shpejtë kulmin, kur ma…

Çfarë e largon një mashkull nga ju!

Image
E parë nga këndvështrimi mashkullor, më poshtë do të shikoni të radhitura njëra pas tjetrës, shumicën e sjelljeve femërore më të përhapura dhe mbi të gjitha më imituese. Ai të adhuron! Ti je fantastike dhe je vajza e duhur për të, ose më saktë do ishe e duhura deri në momentin që shfaqen ato defektet e pashmangshme, tipike femërore, që ia shtojnë gjithnjë e më shumë dëshirën për të ikur larg teje. Ja cilat janë ato gjëra të cilat e largojnë mashkullin nga një femër: - Të folurit e tepërt: “Si të shkoi dita sot?” Nëse mashkulli ju bën një pyetje të tillë dhe ti fillon dhe nuk mbaron për tre orë me radhë, ai rrezikon që të kalojë në një kolaps nervor. Një gjë e tillë ndodh, jo sepse ai nuk është i interesuar që t’ju dëgjojë por sepse e vetmja veprimtari së cilës ai mund t’i kushtojë çdo sekondë të mundshme pa asnjë hapësirë boshe midis është “sporti”. Andaj kujdes mos e teproni duke folur shumë! - Shoping-u: Blerja është një prej aktiviteteve më të parapëlqyera nga pothuajse të gjitha femr…

Gabimet që bëjnë çiftet në komunikimin me SMS

Image
Studimi
Përdorimi i sasë së gabuar të puthjeve në mesazhe është zbuluar të jetë faktori numër një që shuan interesin në lidhje. Pavarësisht nëse është një lidhje e re apo një marrëdhënie e gjatë, dërgimi i më pak puthjeve sesa tjetri, konsiderohet sjellje jo me vend. Përgjigjja e telefonatave në darka, kinema, mesazhet pas orës 11 të mbrëmjes, përsëritja e mesazhit që nuk ka marrë përgjigje dhe dërgimi i e-malieve për të filluar biseda, të gjitha këto janë gabime që nuk duhen bërë nëse dilni me dikë. Për të mos u bërë: Mos i jepni fund një marrëdhënie nëpërmjet mesazheve Mos dërgoni të njëjtin mesazh nëse nuk merrni përgjigje Mos dërgoni më shumë se dy mesazhe nëse nuk keni marrë akoma një përgjigje Mos përdorni shkurtime si LOL apo K Mos ktheni më pak ikona puthjesh se biseduesi

Grupi i gjakut, përcaktues i dashurisë!

Image
Studimet kanë vërtetuar se grupi i gjakut ka rëndësi në përjetimin dhe shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve. Cilat janë karakteristikat përkatëse për secilin grup, sipas gjinive mashkull-femër? Grupi i gjakut O Femrat Me këtë grup gjaku, nga mashkulli i tyre kërkojnë lumturi, kënaqësi dhe butësi. Femra ndjenë nevojë të madhe për martesë, e cila del nga nevoja që të dëshmohet me anë të martesës dhe krijimit të familjes. Si bashkëshorte, femrat me këtë grup të gjakut sundojnë nga prapavija dhe shpesh marrin pjesë në ndërtimin e karrierës së burrit të tyre. Meshkujt Me këtë grup gjaku janë shumë të interesuar për femra, janë aktivë në këtë drejtim dhe për këtë shkak femrat i vërejnë shumë lehtë. E meta e këtyre meshkujve është se nuk janë edhe aq besnikë, meqë gjërat u mërziten shpejt, gjë që do të thotë se në martesë nuk dinë të jenë besnikë. Ata shpeshherë pendohen për zgjedhjet që kanë bërë lidhur me zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat për shumë kohë, pasi sytë do t’i hedhin tek…

Si të edukojmë një mashkull…

Image
Është shumë i njohur zakoni i shumë meshkujve të cilat në marrëdhëniet e tyre me partneren, menjëherë sapo kuptojnë që e kanë situatën në dorë, përfshihen nga një dozë e shtuar dembelizmi duke i lënë të gjitha detyrat e shtëpisë në dorën e partneres.
Dhe që femrat të shpëtojnë nga kjo gjendje e padurueshme që krijohet në shtëpi, atëherë na vjen në ndihmë një guidë enkas për këto raste. Këshilla 1. Kthejani më të njëjtën monedhe. Nëse ai nuk bën asnjë punë, nuk të ndihmon në punët e shtëpisë, edhe ti lërja teshat e tij atje ku i ka hedhur. Nuk bën shopping, lërë edhe ti duke sajuar diçka si argument. Në fillim do të ketë ndoshta edhe ndonjë diskutim, por shpejt do të kuptojë dhe reagojë. Këshilla 2. Nuk të ndihmon në një punë që normalisht duhet të jetë ai që mund ta bëjë, kërko ndihmën e ndonjë miku, apo komshiu, mundësisht simpatik. Këshilla 3. Duhet të jeni koherente në qëndrimin tuaj. Mos u mjaftoni vetëm një çukitje të tillë dhe pastaj të ktheheni në rutinë e mëparshme. Kjo më shumë d…

Pse duhet të pritni në lidhje me seksin gjatë një marrëdhënie të re?

Image
Seksi i parakohshëm krijon një marrëdhënie imagjinare që shpesh nuk është mjaft e fortë që të rritet në një marrëdhënie serioze. Lidhja e cila është premtuese, mund të shkatërrohet nëse partnerët kanë marrëdhënie të hershme seksuale dhe janë në dilemën e të kuptuarit se a janë me të vërtetë kompatibil për njëri tjetrin. Kjo nuk është dashuri, por epshSeksi i parakohshëm u jep meshkujve shumë pak iniciativë për t’ju njohur juve më mirë. Kur mashkulli nuk ju njeh mirë, marrëdhëniet seksuale që do të kryeni do të jenë të bazuara në epsh e jo në dashuri të vërtetë. Çfarë është më keq, se femra pasi të kryejë marrëdhënie krijon lidhje emocionale megjithëse pa e njohur mirë partnerin. Nëse vazhdohet me seks, atëherë hormoni i shkëlqyer i oksitocinës do t’ju mashtrojë dhe bind se bëhet fjalë për dashuri të vërtetë. Për më tepër, nëse ju vazhdoni me marrëdhënie seksuale, ndjenjat tuaja do bëhen më të forta dhe do të krijoni varësi nga partneri. Edhe nëse jeni të sigurtë se e dëshironi, merrni …

Ushqimet që përmirësojnë jetën seksuale

Image
Për shekuj me radhë, meshkujt kanë tentuar të përmirësojnë performancën e tyre seksuale duke përdorur ilaçe të ndryshme.  Ato përmbajnë enzima rrisin qarkullimin dhe stimulimin e hormoneve, duke premtuar për një marrëdhënie të mirë seksuale. Mësoni cilat janë përmes foto-shpjegimit në vazhdim.

Borziloku

Aroma e borzilokut e përdorur nga femrat në formë kremrash, ka qenë prej kohësh e lidhur me tërheqjen seksuale të meshkujve. Pavarësisht së në kohët e sotme, përdorimi i tij nuk është shumë i përhapur, fakt mbetet që borziloku nxit epshin dhe tërheqjen seksuale, e përforcuar edhe nga aroma e tij natyrale.

Tërshëra

Tërshëra ka efekte magjike në lidhje me zgjimin e seksualitetit. Kërkuesit kanë zbuluar se tërshëra ndihmon zhbllokimin e prodhimit të testosteroneve në trup. Në raste të shumta është reklamuar përdorimi i tërshërës në vaktet e mëngjesit, duke shpjeguar se bën mrekulli në zgjimin seksual.

Avokado

Forma e avokados nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetërimet e shekujve të mëparshë…

Shumë flasin për madhësinë e penisit, sa duhet të jetë?

Image
Fakte që duhen ditur nga ai dhe ajo, për madhësinë e penisit dhe sa duhet të jetë
Edhe pse shumica e meshkujve janë të kënaqur me gjatësinë e penisit dhe arrijnë të kënaqin partneren, ato përsëri varen nga shprehja “sa më i madh, aq më mirë do të ishte”. Kompanitë qe reklamojnë kremra dhe tableta për të shtuar madhësinë e penisit, bëjnë shuma të mëdha parash duke shfrytëzuar këtë mani. Por ndryshe nga operacionet, nuk ka asgjë që është provuar klinikisht që arrin të rris madhësinë e penisit
Shkruar nga Dr David Delvin, mjek dhe specialist i planifikimit familjar dhe Christine Webber, psikoterapist Edhe në këtë shekull siç duket meshkujt shqetësohen për madhësinë e penisit dhe veçanërisht për gjatësinë.
Në vitet e fundit është bërë e qartë se gjatësia mesatare e penisit nuk është sa ishte menduar me parë.
Për dekada me radhë, librat mjekësorë dhe artikujt e ndryshëm e kanë deklaruar me bindje se gjatësia mesatare e penisit në përgjithësi është 16.5 centimetra.
Pse vetë-matja e penisit është …

Përse shohim ëndrra erotike, ja në ç’mënyrë duhen interpretuar

Image
Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit edhe pse jo gjithmonë priten me “kënaqësi” nga ana e atyre që asistojnë në këto gjendje shpirtërore speciale. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi. Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një forcë me origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme.…

Çfarë do të thotë kur ju ëndërroni ish–partnerin?

Image
Nëse ju ka ndodhur disa herë deri tani që të ëndërroni ish të dashurin tuaj, mos u shqetësoni… shkencëtarët kanë vërtetuar se më shpesh ndodh që të ëndërroni të dashurin e kaluar se sa atë të pranishmin, me të cilin jeni aktualisht. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se të ëndërruarit e ish – personit të dashur nuk është më pengesë për t’i treguar atij të tanishmit. Nëse frikësoheni që të ëndërroni ish – partnerin tuaj, për shkak të faktit se ju ngjan një aluzion për të mashtruar partnerin aktual, mirëpo sipas terapeutëve, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kjo paraqet vetëm një alternativë që tregon se ju mund të keni ndjenja për njerëzit e tjerë. Arsyeja që juve në ëndërr ju paraqitet partneri i mëparshëm, mund të jetë ndjenja e pendimit dhe brejtja e ndërgjegjës për mënyrën e përfundimit të lidhjes, ose ndoshta edhe dëshira për të zgjidhur dhe përmirësuar gjërat e kaluara. Megjithatë, nëse këto ëndërra ju ndodhin shumë shpesh, atëherë ndoshta problem është nëmarrëdhënien aktuale. Ndoshta, ka …

Pse burrat “vdesin” për format reale (jo perfekte)

Image
Aktori Gabriel Olds ka patur një eksperiencë me një grua, që kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Ai na tregon, se pse shumica e njerëzve preferojnë të vërtetën, edhe sikur ajo të ketë të meta.*** Disa ditë më parë, takova Tessan në një párti premiere në Hollywood. U zhvillua në një hangar të linjave ajrore dhe gjithçka, që nga kamarieret, e deri tek koktejlet mahnitëse me bazë shampanjën, ishte e përkryer. Dhe në mes të gjithë kësaj, ishte Tessa, që për mua padyshim ishte tërheqja kryesore. Ajo ishte elegante, e gjallë, me një fustan ngjyrë portokalli të ndritshme. Nuk nuk mund të humbisja atë. Pas pak minutash shikimet e mia po shkonin në drejtim të saj dhe mora guximin për t’u afruar. “Ju jeni veshur me ngjyrën time të preferuar,” i thashë unë. “Më pëlqen, sepse ajo portokalli kombinohet me…”. “Asgjë”, përfundoi ajo. Shkëndija ishte e pamohueshme. Tessa ishte një bankiere e zgjuar dhe kishte një të qeshur të mrekullueshme. Për më tepër ajo ishte ende e palidhur. Në takimi…

Të gjitha domethëniet e puthjes në ëndrrat tona

Image
Puthja është manifestimi i parë, më elementar i dashurisë; një akt intimiteti. Mat ndjenjën e afrimit ne çift Në antikitet besohej se puthja ishte një akt magjik: dy persona shkëmbenin shpirtin duke u pushtuar fizikisht e shpirtërisht. Puthje Një ëndërr me një puthje është ogur i mirë që tregon dashuri, paqe dhe qetësi nëse jepet nga një person i dashur dhe në mënyrë të sinqertë, por nëse puthja nuk është e mirëpritur ose nga një i sëmurë, ju do të vuani nga ana shpirtërore.Kur sheh të tjerët që puthen: Dikush do të mashtrojë. Kur jep një puthje: Duhet të mos jesh grykë. Kur merr një puthje: të presin sfida.Në vesh
Nëse puthni një partner në vesh, dëshironi ta keni nën kontroll, ta pushtoni në trup e në shpirt.
I përkëdhelni ose ju përkëdhelin llapat e veshëve? Marrëdhënia juaj ka nevojë për ndonjë nxitje që të gjallërohet, është rasti që të fusni në punë fantazi në kur të zgjoheni! Në gishta
Gishtat janë një simbol mashkullor, ndërkohë që e ndara midis dy gishtave simbolizon organin femëro…

Puthjet, ja “zonat” më të ndjeshme të trupit të njeriut

Image
Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek “gjërat serioze”. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë. Kjo rrugë duhet të kalojë midis një valë puthjesh. Puthja është e veçantë dhe tepër eksituese si nga mënyra si realizohet po ashtu dhe nga “pikat” e ndryshme ku vendoset. Klasiket Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t’i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme do të thotë se janë sensuale. Atëherë le të shfrytëzojmë rastin! Tek buzët Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollywood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për puthjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t’i shijosh, kafshosh, të vlerësosh kontaktin e parë elektrik. Fillimi i puthjes është i rëndësishëm sa fillimi i raportit seksual. Një ushtrim sh…

Tetova News