Zgjidhje e shpejtë për erë të këndshme në pjesët intime


Ushqimi i caktuar në mënyrë specifike sulmon trupin tuaj, duke e ndërruar balansin e sheqerit, bakterieve dhe komponeteve kimike të organizmit tuaj.
Mënyra e të ushqyerit direkt mund të ndikojë në atë se çfarë ere mund të ketë vagina juaj. Ushqimi i caktuar në mënyrë specifike sulmon trupin tuaj, duke e ndërruar balansin e sheqerit, bakterijeve dhe komponeteve kimike të organizmit tuaj.
Njësoj si kur hani hudhra në sasi të mëdha dhe me ditë kundërmoni në atë erë , kështu edhe disa artikuj ushqimorë mund të ndikojnë në erë më të mirë të pjesës suaj intime, përkatësisht të lengjeve që krijohen gjatë seksit. Gjithashtu, erën e pakëndëshme mund ta stimulojnë alkooli, cigarja dhe ushqimi me shumë erëza.

Fshehtësia është tek ushqimi

Së pari, largoni sheqerin e tepërt, sepse niveli i tij i lartë në gjak mund të sjellë deri tek infeksioni bakterial (të cilën e përcjell kruarja dhe sekreti i bardhë), e bashkë me të edhe era e keqe e vaginës. Gjithashtu duhet të hani ananas, limon dhe portokall. Edhe krahas mungesës së vërtetimeve shkencëtare, përvojat femrore tregojnë që këto pemë stimulojnë erë të këndëshme dhe shije organit intim. Përveç kësaj, jogurti cilësohet si një ruajtës i mirë i shëndetit të vaginës, sepse përmban bakterijen e cila në mënyrë natyrale paraqitet në organizmin tonë dhe është përgjegjës për ruajtje të pjesës intime. Edhe çaji mentë rekomandohet gjithashtu.

Mirëmbajtja

Qimet më të gjata në pjesën intime nuk provokojnë gjithsesi erën e keqe, por mund të jenë shkas i mbledhjeve të bakterieve, sidomos nëse nuk e keni mirëmbajtjen në nivel. Nëse doni që t’i ikni edhe mundësisë më të vogël për këtë , mund t’i hiqni qimet me zhiletë apo thjesht t’i shkurtoni ato. Shkurtimi i qimeve në pjesë intime mund të jetë zgjidhja më e mirë pasi që rruarja mund të shkaktojë edhe irritim të lëkurës.

Salvetat e lagëta

Në raste të veçanta, janë të mirëseardhura edhe salvetat e lagëta. Megjithate, me to fshini vetëm pjesën e jashtme të pjesës intime, e gjithsesi zgjidhja juaj le të jenë salvetat pa erë apo bebi salvetat.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative