Test: A jeni të gatshëm për martesë?


1. Kur grindeni me partnerin, grindja duket kështu:
a. Bërtitni derisa partneri ta kuptojë se ku ka gabuar, sepse nuk dëshironi që të diskutoni vazhdimisht për gjëra të njëjta.
b. Nuk thoni asgjë, më me dëshirë tërhiqeni, sepse e dini se do të nisë një grindje edhe më e madhe.
c. Përpiqeni ta zgjidhni problemin duke biseduar, e nëse grindja përshkallëzohet ftoheni pak, dhe më pas përpiqeni përsëri që ta zgjidhni problemin.
2. Bashkëshorti (bashkëshortja) juaj ka shtuar dhjetë kilogramë. Ju reagoni kështu:
a. Sinqeriteti është më i mirë se gënjeshtra – i thoni që urgjentisht ta nisë një dietë.
b. Nuk thoni asgjë (ose që nuk ju pengon pesha), sepse as ju nuk dukeni mirë.
c. ‘I rekomandoni që të ushtroni së bashku.
3. Keni vendosur që të blini perde të reja (për meshkujt: një televizor të ri). Ia rekomandoni këtë bashkëshortit, por më me dëshirë do ta blinte një televizor të ri (për meshkujt – bashkëshortja juaj më me dëshirë do të blinte perde të reja). Si do të zhvillohet biseda juaj?
a. E dëgjoni vetëm sa për të thënë se e keni dëgjuar dhe më pas i blini perdet, sepse televizori që keni është ende i mirë.
b. Pajtoheni me blerjen e televizorit, sepse përndryshe do të fillojë grindja, e perdet nuk ia vlejnë një gjëje të tillë.
c. Me ndihmën e vullnetit të mirë (e me nevojën e kartelës së kredisë) ia dilni që ta gjeni ndonjë kompromis.
4. Në darkë me shumë miq i dashuri juaj disa herë e përmend ndonjë mangësi tuajën. Ju reagoni kështu:
a. I thoni që të heshtë, sepse ai ka probleme edhe më të mëdha, e të gjitha megjithatë i përballoni.
b. Heshtni, sepse e dini se ka të drejtë!
c. Pritni të ktheheni në shtëpi e më pas bisedoni në lidhje me atë që e mundon.
5. Kohëve të fundit seksi më nuk është ai që ka qenë. Jeni gjithnjë e më të frustruar dhe për këtë arsye vendosni që t’i thoni:
a. Se dikur ka pasur më shumë pasion, e më pas e akuzoni se është duke ju mashtruar.
b. Ta nisë një dietë, sepse kjo ftohje me siguri është pasojë e mungesës së tërheqjes fizike.
c. Bisedoni me të për të zbuluar se çfarë nuk është në rregull.
6. Dëshironi ta pranoni një punë që sjell pagë më të lartë (edhe pse do t’ju duhet që të punoni orë shtesë). Ju veproni kështu:
a. Vendosni vetë që ta pranoni punën, sepse edhe ashtu bëhet fjalë për jetën tuaj.
b. Konsultoheni me partnerin dhe hiqni dorë nëse ju thotë se nuk është një plan i mirë.
c. Konsultoheni me partnerin dhe vendosni në bazë të argumenteve dhe mendimeve të përbashkëta.
7. Në një aheng partneri bisedon me një mike të përbashkët në mënyrë të përzemërt, e ndoshta edhe tepër të afërt sipas mendimit tuaj. Përfshiheni nga xhelozia dhe këtë e zgjidhni kështu:
a. E kërkoni një mashkull të pashëm dhe filloni të flirtoni me të, që bashkëshorti ta kuptojë se si ndiheni.
b. Bëheni se nuk ju pengon, sepse nuk dëshironi që të duket i mjerë.
c. E ftoni që të bisedoni dhe e lutni që t’ju kushtojë juve vëmendjen.
8. Është mbrëmje, fëmijët kanë fjetur dhe më në fund keni pak kohë të lirë. Ju shikoni një film romantik, ndërsa bashkëshorti punon në kompjuter në dhomën tjetër. Dëshironi që të ulet afër jush dhe për këtë arsye:
a. E thirrni e nervozuar dhe i thoni se kurrë nuk rri pranë jush.
b. E lini të qetë, sepse do të zemërohet nëse e ndani nga kompjuteri.
c. E thirrni dhe i rekomandoni që të shikoni bashkë televizor, po edhe ta ndërroni programin, nëse gjeni diçka që ju intereson të dyve.
9. Keni kaluar në një rutinë dhe ditët janë bërë tejet të parashikueshme. Kjo ju pengon dhe për këtë arsye:
a. E akuzoni se nuk ju dërgon askund, se mërziteni duke qëndruar në shtëpi.
b. Nuk thoni asgjë, sepse jeta është e vështirë dhe duhet kursyer.
c. Shikoni në internet repertorin e kinemasë dhe në mbrëmje e shikoni një film me bashkëshortin.
10. Keni një problem në vendin e punës dhe keni frikë se nuk do t’ia dilni që ta zgjidhni atë. Bashkëshortit i thoni:
a. Se jeni nervoze për shkak të punës dhe t’ju lërë të qetë ditëve në vijim, sepse nuk dëshironi probleme edhe në shtëpi.
b. Asgjë, sepse nuk dëshironi që ta ngarkoni edhe më shumë kur edhe ai i ka problemet e tij.
c. Duke pirë kafe i tregoni se çfarë ju mundon, dhe gëzoheni pasi që mund t’i ndani brengat me të.
11. Jeni të pakënaqur me lidhjen ose martesën. Si e diskutoni këtë me partnerin:
a. Nuk i thoni asgjë, sepse ai edhe do të duhej ta kuptonte se diçka nuk është në rregull nëse ju do me të vërtetë.
b. Nuk thoni asgjë, sepse nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë të rëndësishme. Ju bren ndërgjegjja, sepse jeni shumë e ndjeshme.
c. Bisedoni me partnerin dhe i tregoni se çfarë ndjeni.
Nëse me të vërtetë jeni përgjigjur sinqerisht, shikoni edhe një herë përgjigjet tuaja dhe lexoni se çfarë do të thonë ato:
Secila përgjigje e rrumbullakuar me a) do të thotë se nuk keni kuptuar që martesa është një bashkim i dy njerëzve të barabartë, në të cilën asnjëri nuk ka të drejtë që dëshirat e tij t’i vendosë para atyre të partnerit. Vendimet duhet të merren së bashku, përndryshe njëri prej partnerëve (ai i cili vazhdimisht lëshon pe) do të jetë gjithnjë e më i zhgënjyer, deri në momentin kur do të shpërthejë dhe të dëshirojë të largohet nga lidhja, në të cilën nuk ka të drejtë të votojë. Gjithashtu duhet ta kuptoni se për zgjidhje të problemeve jeni përgjegjës-e sa edhe partneri juaj. Nëse ju pengon diçka përpiquni që ta zgjidhni problemin, në vend se të niseni menjëherë në kundërsulm dhe t’i ktheni goditjet.
Secila përgjigje e rrumbullakuar me b) zbulon që jeni të pasigurt në vete dhe që problemet i pranoni, sepse besoni se nuk keni merituar më mirë. Është e vërtetë që jeta nuk është gjithmonë e lehtë, është e vërtetë që problemet janë të pashmangshme, por kjo nuk do të thotë që duhet të duroni gjithçka që sjell martesa e keqe. Është koha që të luftoni për veten tuaj, që të flisni lirisht me partnerin dhe së bashku të provoni t’i zgjidhni problemet. Nëse në vend të mirëkuptimit dhe bisedave nga partneri, pranoni ofendime ose kërcënime, atëherë do të ishte mirë që të mendoni se ai vlen lidhja ose martesa juaj që ta shkelni veten tuaj. Sidoqoftë zgjidhni problemet sa më parë, sepse përndryshe do t’ju vërshojnë dhe do të shpërtheni më bujshëm, sesa që do të dëshironit.
Secila përgjigje e rrumbullakuar me c) tregon se si do të duhej të përballemi me problemet në martesë. Gjërat e këqija nuk duhet injoruar ose imponuar zgjidhje që i përshtaten vetëm njërës palë, sepse zgjidhjet e tilla janë të këqija dhe vetëm e shtyjnë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të grindjeve. Natyrisht, mos pritni që gjithmonë ta zgjidhni problemin me të parën, ndërsa është e sigurt që kohë pas kohe do të ketë grindje, bërtitje si dhe ndonjë ofendim. Premtime për martesë ideale do të gjeni vetëm në libra, ndërsa në jetën reale zemërimi shpesh mbizotëron arsyen. Në atë rast përpiquni që të ndaleni për një moment dhe ta vazhdoni diskutimin, kur të jeni paksa më gjakftohtë. Secili problem i zgjidhur do ta forcojë më shumë martesën tuaj. Keni kujdes që gjatë grindjes të mos thoni shumë fjalë të shëmtuara, sepse ashtu në vend të zgjidhjes do ta krijoni një problem shumë më të madh.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative