Seksi, mbreti i ushtrimeve të trurit


Në kundërshtim me besimin se qelizat nervore (neuronet) dhe lidhjet mes tyre zhvillohen vetëm në fëmijërisë, ekipi i shkencëtarëve suedezë dhe amerikanë ka treguar se truri i rritur ka aftësi për t'u zhvilluar, për t’u përshtatur dhe për të ndryshuar modelet e lidhjeve ndërmjet neuroneve. Ushtrimi i trurit, apo neorobiku, bazohet në këtë: ndryshimi i rutinës ka rëndësi për lidhjet mes qelizave të trurit, ndërsa në trajnime përdoren pesë shqisat. Telegrafi ju sjellë në vazhdim pjesë nga ky studim.

Kur ne mësojmë dhe mbajnë mend, këtë e bëjnë në bazë të lidhjeve që krijohen në pjesë të ndryshme të kores së trurit, që lidhen me ndonjë situatë apo person. Për këtë meritor është hipokampusi, pjesë e trurit që selekton informatat dhe zgjedh ato më të dobishmet për të ardhmen.
Nëse ndryshoni dorën me të cilën shkruani, kjo do të jetë nxitje për trurin. Nëse jeni i djathtë, me lapsin vepron ana e majtë e kores së trurit. Nëse kaloni në dorën tjetër, aktivizohet pjesa e trurit si dhe rrjeti i lidhjeve e qarqeve në anën e kundërt, të djathtë. Kështu, truri ka një sfidë të re.
Mëngjesi
Zgjohuni ndryshe - me aromën e vaniljes, të limonit ose rozmarinës - në vend të kafesë. Mbajeni aromën pranë krevatit dhe merrni erë menjëherë pas zgjimit.
Dushi
Sigurohuni të jeni stabil dhe të mos bini në vaskë, dhe mbyllni sytë. Caktojeni temperaturën e ujit, merreni me kujdes sapunin dhe lahuni.
Pastrimi i dhëmbëve
Pastroni dhëmbët me dorën që nuk dominon. Me të shtrydheni pastën, lani dhëmbët e gojën e madje me të krihni edhe flokët.
Rrobat
Vetëm me prekje nxirrni rrobat nga ormani. Mos prekni vetëm me dorë, por afrojini rrobat në trup.
Tapa për veshët
Truri është i robëruar nga rutina, kështu që vëni tapa në vesh dhe hani i qetë. Duhet të ndalni shqisat tjera për detyrat e përbashkëta.
Ndryshojeni rutinën
Futni një apo dy risi në ditë. Në vend të kafes fillojeni ditën me ushqim apo ndërrojeni stacionin e radios që dëgjoni.
Larja
Ushtrimi më i mirë në fund të ditës është vaska e nxehtë. Merrni stimuj të ndryshëm, vajra aromatike, sapunë, sfungjer, filxhan çaj, muzikë të këndshme...
Dëgjoni
Lexojeni një libër me zë të lartë se kështu e aktivizoni anën tjetër të trurit në raport me atë kur lexoni i qetë dhe ndryshe angazhoheni për të kuptuar veprimin.
Mbreti i ushtrimeve - seksi
Seksi është mundësi e mirë për të mbyllë sytë tuaj dhe të stimuloni shqisat tjera për të vrarë rutinën. Bëni diçka ndryshe, p.sh. mbulojeni shtratin me petale. Puno në angazhimin e të gjitha shqisave, jo vetëm të dëgjimit dhe shikimit. Foshnjat p.sh. e vështrojnë botën me më shumë shqisa se të rriturit - shohin dhe dëgjojnë, fusin gjëra në gojë, duke nxitur asociacione dhe lidhje në aktivitetin e neuroneve. /Telegrafi/

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative