Rrëfimi: Çfarë kam mësuar nga gjashtë vjet beqari?

Një vajzë që ka ndenjur beqare për shumë kohë tregon ndjesinë e çuditshme të jetës së jetuar vetëm, teksa të tjerët shijojnë kënaqësinë e të qenët çift

E kam lënë pas turpin që ndieja kur më duhej t’u tregoja të tjerëve se lidhja ime e fundit ka qenë gjashtë vjet më parë. Koha fluturon kur jeton si beqare. Duke u kthyer nga një pjesëmarrëse në një vëzhguese të lojës së çiftëzimit, arrita të kuptoj disa gjëra në lidhje me dashurinë dhe beqarinë.
Koncepti i së dashurës më ka humbur
Nuk mbaj më mend si të jem një e dashur. Ndjenjat e vjetra që kam pasur më janë mjegulluar. Ideja e të qenët e dashura e dikujt më duket shumë intriguese, por kam ndjesinë se kur të më jepet mundësia, do të sillem shumë çuditshëm. Ai do të kujtojë se po del në takim me një adoleshente përsëri.
Kapja prej duarsh është shfaqja më e bukur e dashurisë në publik
Ka shumë gjëra që të rriturit mund të bëjnë pa asnjë pikë emocioni dhe këtu përfshihet edhe seksi. Por kapja prej duarsh është një shenjë intimiteti dhe përkatësie, të paktën vetëm për mua. Nuk kam ndërmend të kryqëzoj gishtërinjtë me dikë që nuk e ndiej, veçanërisht në publik.
Mund të mos e di çfarë dua, por di çfarë nuk dua
Sigurisht që të gjitha duam dikë që të jetë një i dashur i mirë, por ka gjithnjë një vijë gri midis atij që dua dhe atij që kam nevojë të kem. Më besoni kur them se nuk jam një vajzë tekanjoze dhe di të jem e kuptueshme. Megjithatë e di se çfarë nuk dua. I kam pasur gjithnjë zili vajzat jo të gjata, sepse ato nuk kanë pasur kurrë shtytjen për të pasur një të dashur që është akoma më i gjatë. Më ka ndodhur që të mos pranoj një djalë, pavarësisht sesa i mirë mund të ishte për mua, vetëm prej diferencës së gjatësisë.
Gjuha e takimeve të dashurisë është e ngatërruar
Anatomia e takimeve të dashurisë ka qenë e thjeshtë dikur, njihje dikë, vazhdoje një lidhje të qëndrueshme, fejoheshe dhe më pas martoheshe. Tani kjo nuk ndodh më. Njerëzit e sotëm i japin shumë funksione një të dashuri, atë mund ta quash tëndin si mik me përfitime, si dikë me të cilin kalon një kohë të bukur pa lidhje seksuale ose si dikë që e përdor për të kaluar kohën. Të qenët “ekskluziv” për dikë, e ka humbur kuptimin. Kur je në krahët e dikujt sot, pyet veten çfarë e ke me të vërtetë?
Nuk jam një qenie seksuale
Ideja e përqafimeve, puthjeve në ballë, vështrimi i dashur ndaj dikujt dhe eksplorimi i jetës dorë më dorë më duket më tërheqës sesa bisedat për seksin që bëjnë mikeshat e mia. Zemra ime reagon më shumë sesa trupi im, kur vjen puna për anët e ndjeshme të dashurisë. Seksi i rastësishëm nuk qetëson dëshirën për të pasur dikë që të dashuron vërtet.
Takimi ideal, asnjë ide si mund të jetë
Humbja në morinë e takimeve që nuk janë të tilla në të vërtetë, ma bën kokën të ngatërruar në përcaktimin e një takimi ideal. Nuk jam më e sigurt nëse ai takim do të çojë në një fazë tjetër të jetës apo është thjesht një kohë e çuar dëm me dikë që nuk më sheh si interesante mjaftueshëm.
Imagjinata torturuese
Kaloj shumë kohë duke thurur në mendjen time skenarë të mundshëm, për gjërat që mund të ndodhin kur një lidhje të bëhet serioze me të dashurin që do të kem. Lista të gjata planesh, që ndoshta nuk kanë për t’u realizuar kurrë. Dhe kjo është në një farë mënyre vrastare për shpresën dhe optimizmin e së ardhmes.
Pushimet e përbashkëta janë të panjohura për mua
Meqenëse asnjë prej lidhjeve të mia afatshkurtra nuk ka sjellë ndonjë efekt madhor në lidhje me pushime të organizuara mirë në një vend të bukur, kam harruar se çfarë janë pushimet e vërteta. I kam shijuar të gjitha festat: ditëlindjet, Krishtlindjet, Vitin e Ri dhe ditën e Shën Valentinit e vetme. Është e çuditshme që nuk mund t’i mendoj ndryshe.
Familja ime shqetësohet shumë për jetën time romantike
Familja më ka nxitur gjithnjë të vazhdoj shkollën dhe të bëhem ajo që dua për nga ana e karrierës. Me të njëjtin intensitet dëshire, ata duan që unë të gjej një djalë të mirë. Këto biseda më bëjnë të ndihem keq dhe e shtyrë drejt një ngjarjeje që unë vetë dua të ndodhë, por që duket e pamundur.
Nuk dua martesë të menjëhershme
Megjithëse jam beqare prej shumë kohësh, nuk po kërkoj që të gjej dikë me të cilin të lidh këmbët, nga frika se mos nuk më jepet rast i dytë. Nuk e mendoj martesën në planet e mia të hershme, dua të kem dikë që ta dua dhe të më dojë, por asgjë të nxituar nga frika e mbarimit të orës biologjike apo nga dëshira e shfrytëzimit të rastit më të parë.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative