Psiko-test: A është erotika për ju tabu?


1. Të dashuroheni në të dashurin e shoqes suaj për ju është:
a. E pakuptueshme?
b. Ë mundur, pse jo?
c. Shumë intriguese?
2. Prej fëmijërisë më së shumti kujtoni:
a. Prindërit?
b. Frikën nga errësira?
c. Ëndrrat dhe lojërat?
3. Më së shpeshti çoni dashuri:
a. Kur është errësirë?
b. Kur e keni dritën të ndezur?
c. Kur jeni në natyrë në pikë të ditës?
4. Natën do ta kalonit me:
a. Xhorxh Klunin?
b. Majkl Daglasin?
c. Shon Konerin?
5. Nëse në mes jush dhe partnerit tuaj ekziston ndonjë problem, ju:
a. Do të bisedoni për atë?
b. Do t'ia besoni të gjitha shoqes?
c. Do të bini në depresion?
6. Në një drekë të rëndësishme zyrtare ju ndodh një incident. Kafshata ju rrëshqet në krah. Çka do të bëni?
a. Do të dëshironit të zhdukeni?
b. Do të vazhdoni të qesheni sikur nuk është bërë asgjë?
c. Do të zbaviteni pak se ju pëlqen që të tjerët t'ju shikojnë?
7. Do të dëshironit të jeni sikur:
a. Merlin Monro?
b. Sheron Stoun?
c. Hilari Klinton?
8. Kur flitet për seks, si reagoni?
a. Shkoni vetëm deri në kufijtë e normales?
b. Diskutoni pa përtesë duke i shkëmbyer përvojat?
c. Përkujdeseni që sa më shpejt ta ndërroni temën?
REZULTATI
Përgjigjet nën A
Ju nganjëherë pajtoheni në lojën e vardisjes, e ndonjëherë jeni shumë e turpshme, çdo gjë varet nga mesi dhe rrethanat. Keni aftësi t'i plotësoni partnerit çdo dëshirë, duke i respektuar ngarkesat dhe ëndrrat e tij. Seksualitetin tuaj e përjetoni shumë qetë, edhe pse ndonjëherë mund t'ju sjellë mendime të padëshiruara. Dialogu dhe mirëkuptimi për ju janë më të rëndësishmet.
Përgjigjet nën B
Për ju nuk ekzistojnë kufijtë, frika dhe atutë. Për ju erotika nuk është art që mësohet, por ajo është e lindur. Jeni tërësisht autonome dhe e vetëdijshme për seksualitetin tuaj, ndonjëherë madje edhe agresive, por kureshtare dhe kreative. Gjithnjë e ndërmerrni iniciativën, keni durim dhe dini si të reagoni. Ju duhet të jeni më e kujdesshme që entuziazmi juaj një ditë të mos shndërrohet në egoizëm dhe dëshirë të flaktë për plotësimin e ëndrrave tuaja të fshehta.
Përgjigjet nën C
E doni shumë poezinë, ju pëlqen ideja që t'ju mbrojnë dhe ruajnë, por erotika është ende një lloj atuje për ju. Jeni të paaftë që në tërësi të jepni dhe të merrni. Ëndrra juaj është klasike: dëshironi ta takoni princin në kalë të bardhë, i cili do t'ju sjellë në kështjellën e tij, e pastaj do të jetoni gjatë dhe të lumtur. Josiguria që nuk ju lë të qetë rrjedh nga fëmijëria juaj, kështu që në të ardhmen duhet të ikni nga ky gabim që është i lidhur me edukatë dhe që me fëmijët tuaj të realizoni kontakt të plotë.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative