Përse tradhtojnë njerëzit? Ja disa arsye



Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin “Entre.Infideles.com” sjell disa përgjigje. Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë.
Sipas 35% të 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo që ka më tepër rëndësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat. 28% kanë thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë, është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri (ja). Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve.
Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjatë gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohën. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50-vjeçare, kërkojnë para së gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative