Humbja e dëshirës seksuale i çon çiftet drejt divorcit

Janë të shumta çiftet, të cilat divorcohen edhe për shkak të humbjes së dëshirës seksuale! Jeta familjare dhe probleme të tjera ndikojnë drejtpërdrejt në këtë element të rëndësishëm të një marrëdhënieje në çift, ndaj ja disa këshilla të vlefshme rreth kësaj çështjeje…
Këshilla erosi

A e keni menduar ndonjëherë se edhe humbja e dëshirës seksuale mund të bëhet shkak për ndarjen e një çifti? Kjo është më se e vërtetë, pavarësisht se ky është një nga shkaqet e fshehura le të themi. Dëshira femërore është më e vështirë për t’u shfaqur, pragu i nervozizmit është më pak i shpejtë dhe në lojë futen shumë aspekte të tjera. Rezultati: dëshira e burrit që të ketë një raport të mirë seksual dhe natyra e tij “tallëse” nuk janë gjithmonë të mirëpranuara nga gratë.
Evitimi i seksit për më vonë
Kur ditës i vjen fundi i shumëpritur dhe fëmijët janë në shtrat, ti mezi pret orën që të mbulohesh me batanije për të lexuar dhe për t’u relaksuar. Ndërsa ai fantazon mbi pozicionin e 26 të Kama Sutrës… Por sa hap e mbyll sytë, ti e dërgon atë në ferr me një “jo”, pothuajse thumbuese!
Interpretimi: pas një dite stresuese pune dhe pasi është kujdesur për fëmijët, gruaja ka nevojë vetëm për një gjë: të marrë frymë! Por atëherë pse ai, që me siguri në zyrën apo në punën e tij ka hasur shumë probleme, qëndron aktiv? “Seksualiteti ka një funksion relaksues për burrin”, përgjigjet doktoresha angleze, Ghislaine Paris, njëkohësisht edhe autorja e studimit mbi këtë temë. Ai e ka menduar dhe e ka pranuar dëshirën e tij…me fjalë të tjera, e ka pritur me padurim. Por problemet për ta fillojnë poshtë batanijes, ai me idenë për të luajtur dhe ajo që të  pushojë. Refuzimi shkaktohet nga pritjet e ndryshme që ai dhe ajo kanë.
Këshilla e vlefshme: burra, valëvisni flamurin! Gratë duhet të përgatiten për të bërë seks. Është e rëndësishme që mashkulli të shprehë “qëllimin” e tij me gjeste të vogla, me shikime, fjalë, të cilat do të ndihmojnë për të ushqyer imagjinatën erotike femërore. Përgatitja mund të ndryshojë përfundimin rreth jush.
Ai do të arrijë menjëherë në “fund”…
Ajo është me sfungjer në dorë, pastron më së miri enët e kuzhinës. Grua perfekte për shtëpi, apo jo! Kjo e bën burrin që në mendje t’i vijnë ide të çuditshme e të “hidhet” përsipër saj…por me të nuk ndodh kështu!
Interpretimi: një aromë, një fjalë dhe ai eksitohet…dëshira mashkullore mund të stimulohet me shpejtësi. Nga ana tjetër, mund të mbetet i kënaqur edhe nga një “gjë e bërë shpejt e shpejt”. Mjerisht, të qenët e sulmuar nuk është gjithmonë emocionuese për një grua. “Gratë nuk e vlerësojnë gjithmonë aspektin e drejtpërdrejtë të burrave, që mund të perceptohet si i bezdisshëm, madje edhe egoist”, shpjegon Dr. Paris.
Rezultati: porta drejt efuzionit mbyllet në vend që të hapet.
Këshilla: puthjet janë thelbësore për të hapur dyert e seksualitetit. “Të gjesh kohë për përkëdhelje, përpara se të nxitoni drejt zonave të nxehta, është çelësi kryesor për të marrë një ‘po’”, thekson dr. Ghislaine Paris. Më pas është e rekomandueshme të përdorni përherë gjithçka që mund të kontribuojnë për zgjimin e shqisave, për shembull një masazh.
Të grindesh dhe të bësh dashuri?
Ajo thotë “jo” pas një grindjeje. Leksione, diskutime, argumente të ndryshme…i keni bërë të gjitha këto, përpara se të bini në heshtje. Gjithsesi, zotëria bën flirte. Por ti nuk ke asnjë dëshirë për përkëdhelje në atë moment!
Interpretimi: burrat janë në gjendje të nxjerrin kontekstin, për më tepër që konflikti është larg nga të qenët pika e tyre e fortë. Seksi për ta është edhe një mënyrë për të sinjalizuar një armëpushim, si një sinjal për të kaluar në një moment tjetër. Ndërsa gratë në fakt, kryesisht kërkojnë dialog për të zgjidhur një konflikt: vetëm atëherë mund të pushojnë dhe të argëtohen.
Këshilla: vëri pikën situatës, mos e lër të reflektojë! Është më mirë që të flisni derisa të zgjidhni problemin. Rifillimi i dialogut është një hap i nevojshëm për ju, për të gjetur dëshirën. Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për një dënim. “Seksualiteti nuk është një armë për të komunikuar vetëm se ju jeni i mërzitur”, përfundon dr. Paris.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative