Çka është “Magjia Seksuale”


Magia Sexualis apo Magjia Seksuale i ka rrënjët e saja ne antikitetin babilonian, egjiptas, grek e cila na vjen deri në ditët e sotme falë Aleister Crowley.

Aleister Crowley ka kontribuar shumë në shekullin 20 në publicitetin e magjisë seksuale.Literatura e tij është shumë komplekse dhe magjinë seksuale e vendos në zemër të religjionit të ri që ai e krijoi : Telema.
Por ky term përfshinë një numër të madh konceptesh dhe traditash ezoterike të ndryshme.
Një praktikë e magjisë seksuale konsiston për shembull në përdorimin e energjisë nga eksitimi seksual apo nga orgazma, për të fituar një rezultat me anë të vizioneve gjithashtu të provokuara.
Kjo bazohet sipas parimit mbi idenë e energjisë seksuale dhe potecialin e saj të madh që kapërcen realitetin.
Kjo forcë mund të shfrytëzohet dhe të drejtohet në drejtime të ndryshme me kusht që të dimë ta zotërojmë.
Në kohën e Romës dhe deri në epokën e parandorisë romake, një kult i seksit ekzistonte ne tempullin e Vestas dhe Eleusis i cili ishte në të njëjtën kohë religjioz dhe erotik.
Mbetjet që gjenden akoma në tempuj dedikuar Bacchus, Dionisit, Pan etj. e dëshmojnë këtë.
Kjo tendencë gjithashtu është manifestuar edhe në Greqinë antike ku Misteret Seksuale rreth Dionisit jane paraqitur me të madhe. (Explore Universe)

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative