Posts

Showing posts from May, 2014

A mund të ndryshojmë për hir të dashurisë?

Image
Sa here ju është dashur të jeni pjesë e skenave të tilla ku ajo është e tërbuar nga sjellja e tij e shpërqëndruar? Çfarë duhet bërë në rastet kur sjellja e palekundur, por jo e mirë e partnerit, është rrezik për një lidhje të paqëndrueshme? Sigurisht, nuk jemi të njejtë, sa do të kemi të përbashkëta, janë sërish plot gjëra që na dallojnë nga njëri-tjetri, por a duhen bërë kompromise dhe deri në cilën pikë mund të ndryshojë dikush për hir të një raporti? Përgjithësisht, të gjendur në një situatë të tillë, femrat janë ato të cilat i japin interpretim më shumë, i cili pak a shumë përkufizohet si i tillë: nëse ai nuk tregon vëmendje për ndryshimet e saj, kjo merret si mungesë dashurie, ose të paktën femra, në këtë rast ka ndër mend vetëm një shprehje “ai nuk më do më, ose nuk më do mjaftueshëm”. Sa e vërtetë është kjo? Cila është masa e duhur e ndryshimit për ta mbajtur një raport konstatnt dhe të parrezikuar? Më poshtë , psikologët këshillojnë disa zgjidhje për situate të ndryshme.  Ndrys…

Si ta kuptoni nëse mund të keni sëmundje seksuale

Image
T’i njohim dhe t’i parandalojmë sëmundjet seksualisht të transmetueshme




Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto po ashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët, faktin që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura më poshtë sëmundjet ngjitëse më të zakonshme.

Balanitis

Shpesh referohet si simptomë e infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena.

Klamidia

Është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksu…

Ja pse puthja për femrat është më e rëndësishme se seksi

Image
Puthjet, realizimi dhe “zonat” ku ajo praktikohet
Puthja, hapi i parë gjatë rrugës për në parajsë



Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek “gjërat serioze”. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë. Kjo rrugë duhet të kalojë midis një valë puthjesh. Puthja është e veçantë dhe tepër eksituese si nga mënyra si realizohet po ashtu dhe nga “pikat” e ndryshme ku vendoset.

Klasiket

Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t’i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme do të thotë se janë sensuale. Atëherë le të shfrytëzojmë rastin!

Tek buzët

Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollywood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për puthjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t’i shijosh, kafshosh, të vlerësosh konta…

STUDIMI/ Të bësh seks të ndihmon të bëhesh më inteligjent

Image
Të bësh seks në mënyrë të rregullt ju ndihmon që të bëheni më inteligjent.
Kështu të paktën thuhet në një studim të ri.
Testet e kryera tek njerëzit që kanë rënë së fundmi në dashuri dhe bëjnë seks më shpesh, tregojnë se truri i tyre është më i fuqishëm dhe qelizat e nervave rriten më shumë.
Më përpara dihej se seksi ndikonte që të reduktohej stresi.
Meqë ra fjala, Madonna, që nuk e mban kurrë sekret faktin se bën shumë seks, ka një koeificent inteligjence prej 140 pikësh, thuajse si një gjeni.
Një fakt i tillë është konfirmuar edhe në eksperimentet që janë bërë me minjtë.
Për më tepër, seksi mbron qelizat e trurit tuaj nga mpakja.
Seksi përmirëson edhe nivelin e oksigjenit në tru.
Tek femrat, hormonet që çlirohen gjatë seksit, ndihmojnë në përmirësimin e përqendrimit dhe reagimit.
Po ashtu në studim u zbulua se ata që përdorin lodrat e seksit janë dy herë më të kënaqur me jetën seksuale në krahasim me ata që nuk përdorin lodra seksi.

Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

Image
Pavarësisht sesi duken nga jashtë ose se çfarë komentojnë në “Facebook” çiftet, asnjë martesë nuk është 100 për qind pa konflikte.Çiftet




Në një farë pike, cilido ndien se ka diçka që nuk shkon me romanticitetin e partnerit. Bob Navara, një terapist i martesave dhe familjes, shprehet se këto ndjenja të trazuara nuk ndikojnë në prishjen e martesave nëse çiftet dinë si t’i përballojnë. Efekte negative lindin kur ndjenjat fshihen dhe akumulohen vazhdimisht, derisa të kthehen në atë ndjenjën e mosdurimit të partnerit. Nuk është aspak normale që dy veta, të cilët kanë vendosur vullnetarisht të kalojnë jetën bashkë, të urrehen për gjëra të vogla. Ja disa arsye përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre.

1. Femrat luftojnë padrejtësisht.

“Çiftet e lumtura nuk është se grinden më pak, shprehet dr. Navara, ata thjesht luftojnë më mirë”. Këtë e bëjnë duke përshkruar ndjenjat e tyre në vend që ta etiketojnë partnerin “të padurueshëm” dhe ta lënë me aq. Studimet tregojnë se bashkëshortet janë më …

20 mënyra si t`i përgjigjeni fjalës TË DUA

Image
Ndodh që fjala “Të dua” të na vijë si e papritur për shkak të rrethanës ku mund të thuhet, ose për shkak se ne nuk mund të ndjejmë të njëjtën gjë.  Imagjinoni një person të ulur në gjunjë, që ju shpreh dashurinë dhe ju që nuk dini se çfarë t`i përgjigjeni ose më thjeshtë imagjinoni një mesazh në celular, i cili shkruan “të dua”.  Shmangeni tmerrin e përgjigjes e cila ju duket se nuk do të jetë kurrë e duhura. Ja një listë me 20 mënyra sa serioze aq edhe qesharake sesi mund t`i përgjigjeni fjalës “TË DUA”.
Edhe unë!Përpjekje e mirë!Hahaha! Po tallesh besoj?Cilën pjesë të fjalës “vetëm miq” nuk kupton?Kjo ishte e këndshme.Në ëndërrat e tua!Mirë!E kam kuptuar më parë.Shumica e njërëzve me duan!10.Nuk të vë faj!
11.Qënkemi dy atëherë.
12.Edhe unë e dua veten.
13. Faleminderit, do të doja të thoja të njëjtën gjë për ty.
14. Do preferoja që të mos e bëje.
15. Tingëllon gallatë.
16. Më trego më shumë.
17. Mos e mundo veten, më ndodh gjithëmonë.
18. Në rregull, kalofsh mirë.
19. Sa mirë për ty!
20.Oh …

Përse tradhtojnë njerëzit? Ja disa arsye

Image
Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin “Entre.Infideles.com” sjell disa përgjigje. Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë. Sipas 35% të 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo që ka më tepër rëndësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat. 28% kanë thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë, është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri (ja). Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve. Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjatë gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohën. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50-vjeçare, kërkojnë para së gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.

Çudira seksuale nga bota

Image
Në Burkina Faso.
Gratë e martuara kanë pëlqimin e burrit të tyre, që të kenë një ose më shumë dashnorë.
Në Jordani.
Ligji vendas kërkon që çiftet e martuara të kenë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në katër muaj.
Në Kongo.
Që kjo është një shoqëri matriarkale dihet dhe këtu gratë “bëjnë ligjin” edhe kur është fjala për seksin. Nëse gruaja do të kryejë aktin seksual, mashkulli nuk mund të refuzojë dhe duhet të plotësojë të gjitha dëshirat e saj, ndryshe gruaja ka të drejtë të ushtrojë dhunë ndaj tij.
Në Vyoming (SHBA).
Është e ndaluar që të keni marrëdhënie seksuale, kur ju jeni duke qëndruar në një dyqan.
Në Guam.
Ligji nuk i lejon gratë virgjëresha të martohen. Aty paguhet dikush nga prindërit, që t’i zhvirgjërojë ato para se të shkojnë tek burri. Ky njeri madje mund të ketë marrëdhënie seksuale edhe me gratë e reja, sidomos me ato që vijnë në dasmë.
Në Kolumbi.
Hera e parë e të bërit seks, e cila shpesh përkon me natën e parë të dasmës, duhet të ndodhë para syve të nënave.
Në Japoni.
Të d…

Studimi: Parfumi i bën femrat më të bukura

Image
Fytyrat femërore bëhen më tërheqëse nëse është e pranishme një aromë e këndshme, kanë zbuluar kërkuesit. Ata shprehen se aromat mund të ndryshojnë mënyrën sesi dukemi dhe tërheqjen që përjetojnë të tjerët ndaj nesh. Megjithatë, shkencëtarët janë shprehur se efekti nuk ndikon në perceptimin e moshës së femrave, pra nuk i bën të duken më të reja. Aromat e këndshme dhe tërheqja e fytyrës ndërveprojnë në një përzierje emocionale që lidhet me bukurinë. Sfida tjetër e shkencëtarëve është të zbulojnë nëse ndodh e njëjta gjë tek meshkujt.

Zbuloni sekretin e lashtë të orgazmës dhe energjisë seksuale

Image
Nga të gjitha fuqitë njerëzore, energjia seksuale është ajo më e fuqishmja e cila manifestohet jo vetëm në marrëdhëniet seksuale por edhe në të gjitha aktivitetet tona, edhepse nuk jemi të vetëdijshëm. Momenti më i fuqishëm i marrëdhënieve seksuale është orgazma, sepse vetëm atëherë energjia seksuale arrin pikën e fuqisë maksimale. Orgazma është puls ritmik i energjisë që zgjat mesatarisht 8 – 10 sekonda. Më së shumti ndjehet në zonën gjenitale, por mund të përjetohet edhe në tërë trupin. Kjo është përvoja më e fuqishme personale, asnjë lloj përjetimi tjetër nuk është aq e koncentruar dhe e fuqishme. Kjo nuk është vetëm për ndjenjen e kënaqësisë, të gjitha shqisat tona intensifikohen, pushojnë tërësisht të gjitha luhatjet mendore dhe e jetojmë plotësisht momentin e tanishëm. Pse është energjia seksuale aq e fuqishme? Ashtu siç thotë Mantak Chia, mësues Taoist në librin e tij Sekretet taoiste të dashurisë: “Të bërit dashuri është një tonik (forcues) që ka efekt shërues pasi përfshin shkë…

Sekreti: Çfarë thotë fytyra për preferencat tuaja seksuale?

Image
A mund të kuptoni më shumë për aspektin intim të dikujt, thjesht duke analizuar fytyrën e tij? Mësoni sekretet nga një eksperte e lidhjeve dashurore
Nuk është gjithnjë e nevojshme të bisedoni me dikë, për ta kuptuar se çfarë mendon, apo se çfarë preferencash ka në shtrat. Nëse dëshironi vërtet të kapni thelbin e dikujt, vështrojini fytyrën.
Kinezët e kanë praktikuar artin e leximit të fytyrës për më shumë se 3000 vjet dhe thonë se tiparet tona flasin një gjuhë sekrete, duke treguar rreth karakterit dhe dëshirave të fshehta. Pavarësisht se kjo duket e pabesueshme, është e ditur që askush nuk ka fytyrë identike me tjetrin, madje as binjakët identikë. Kjo, sepse askush nuk ka personalitet identik. Fytyra e njeriut është në gjendje të bëjë 7000 shprehje të ndryshme, ndonëse ne mund të përdorim vetëm disa qindra prej tyre në jetën e përditshme. Për çdo shprehje që bëjmë, mbetet një shenjë në fytyrë. Në momentin që dikush mbush 40 vjeç, është përcaktuar nëse do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës…

Tetova News