Tre pyetje dhe përgjigje për testet e shtatzënisë


A jeni të gatshme të kuptoni nëse jeni shtatzënë? Testet e shtatzënisë të cilat mund t’i përdorni në shtëpi janë të saktë që nga java e pestë e shtatzënisë, kuptohet nëse i përdorni sipas rregullit.
Pohimet në paketim për saktësinë e shtatzënisë në faza të mëhershme mund të jenë mashtrim. Ja çfarë duhet të dini.
Kur mund ta bëj testin e shtatzënisë dhe të marr një rezultat të saktë?
Më mirë është të presësh deri një javë pas vonesës së periudhës tuaj për të bërë test shtatzënie. Deri atëherë, shumica e shtatzënave të reja kanë mjaft gonadotropinë korionike humane (hCG) në urinë që testi të dalë pozitiv.
Shumica e testeve të shtatzënisë thonë se janë ‘më shumë se 99 për qind të sakta’ dhe lënë të kuptohet se ju mund t’i përdorni ato që në ditën e parë kur duhet t’ju vijë periudha, por studimet e publikuara nga American Journal of Obstetrics and Gynecology kanë treguar se kjo mund të jetë mashtrim.
Një studim amerikan në vitin 2004 tregoi se vetëm një nga 18 lloje të testeve ishte në gjendje të dalë pozitiv që në ditën e parë të vonesës së periudhës të shumicës së femrave. Testet tjera ishin të saktë vetëm deri në 16 për qind të rasteve në këtë periudhë të hershme të shtatzënisë.
Si mund të nxjerri rezultatin më të saktë nga testi i shtatzënisë?
Së pari kontrolloni datën e skadimit të testit dhe sigurohuni se është ende i mirë. Nëse e keni mbajtur testin e shtatzënisë diku ku ka lagështi dhe nxehtësi (si për shembull në banjë), ajo mund të jetë prishur, andaj hidheni dhe merrni një tjetër.
Kur të jeni të gatshëm për test, lexoni me kujdes udhëzimet pasi mënyra e përdorimit ndryshon në varësi prej prodhuesve. Për të pasur rezultate më të sakta, bëni testin e shtatzënisë në mëngjes, kur urina juaj është më së shumti e përqendruar.
Nëse testi tregon rezultat negativ dhe juve ende nuk iu ka ardhur periudha, prisni disa ditë të tjera ose një javë dhe provoni përsëri. Mos dyshoni se një rezultat negativ do të thotë se ju nuk jeni shtatzënë. Nëse periudha juaj nuk ju ka ardhur në kohën e duhur, mbani mend se ju mund të jeni sërish shtatzënë. (Nuk është koha për të dalë dhe për të pirë për qejf dhe për të bërë të tjerat gjëra të cilat janë të pasigurta gjatë shtatzënisë.)
A do të thotë se jam shtatzënë edhe paraqitet vijë shumë e dobët pozitive në test?
Nëse testi juaj ka treguar rezultat pozitive, edhe nëse vija është shumë e dobët, shanset janë të mira që të jeni shtatzënë. Që një test shtatzënie i shtëpisë të tregojë rezultat pozitiv, trupi juaj duhet të prodhojë nivele të duhura të hormonit hCG. Ju mund të keni një rezultat të lehtë pozitiv nëse ende jeni në fazën e hershme të shtatzënisë. Për të qenë të sigurt, bëni edhe një test tjetër pas dy ose tre ditësh.
Nëse rezultati i dytë pozitiv është edhe më i theksuar, urime. Nëse testi i dytë është krejtësisht negativ, ju mund të kishin përjetuar një abort të hershëm. Ekspertët vlerësojnë se 20 deri në 30 për qind të të gjitha shtatzënive përfundojnë me abort, andaj fatkeqësisht kjo është shumë e shpeshtë.
  • Fakte: Shumica e testeve të shtatzënisë thonë se mund ta lexoni rezultatin brenda pesë minutash, por një studim amerikan ka treguar se në disa raste, ka qenë e patjetërsueshme të pritet dhjetë minuta për një rezultat pozitiv.
  • Shpjegimi i një shtatzëne: “Unë e bëra një test shtatzënie dhe mora rezultat negativ, por unë thjesht e dija se isha shtatzëna. Disi e ndjeja. Andaj prita disa ditë dhe bëra një tjetër, kësaj here në mëngjes. Sigurisht, kisha të drejtë – këtë herë testi ishte pozitiv”.
  • Dilema: Jeni konfuze për kohën e shtatzënisë dhe pyeteni se në cilën javë jeni? Kalkulimet për shtatzëninë fillojnë nga dita e parë e periudhës së fundit. Andaj në kohën kur periudha juaj vonohet dhe testi del pozitiv, ju jeni shtatzënë katër ose pesë javë./mjeku/

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative