Studimi: Përmasat e mëdha nuk garantojnë grua besnike


Burrat shpesh e shohin madhësinë e organit gjenital, si një simbol të forcës dhe fuqisë seksuale. Por rezulton që kur vjen puna tek besnikëria e gruas, më i madh nuk është më i mirë.
Ndryshe nga besimi i përgjithshëm, një studim i kryer në Kenia zbuloi se burrat që kishin penis më të madh, kishin më shumë gjasa të tradhtoheshin nga gratë e tyre.
Kërkuesit intervistuan 545 çifte të martuara në Kenia, në mënyrë që të kuptonin më mirë zakonet e lidhjes së tyre dhe më saktësisht, faktorët që ndikonin tek krijimi i lidhjeve jashtëmartesore.
Studiuesit kërkuan raportime nga partnerët në lidhje me përmasën e penisit të erektuar. Ajo që zbuluan ishte e pazakontë:
Çdo centimetër gjatësi nga mesatarja rriste mundësinë që gruaja të ishte e përfshirë në një lidhje jashtëmartesore.
Femrat i referoheshin penisit të madh, si shkaktar i dhimbjeve dhe mungesës së rehatisë gjatë seksit, ndryshe nga sa besohet përgjithësisht.
 Faktorë të tjerë që shkaktonin tradhtinë tek femrat ishin dhuna në familje, mohimi i seksit apo pozicioneve që donin dhe mungesa e kënaqësisë seksuale.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative