Si t’i shmangni faktorët që shkaktojnë ”keqfunksionim” seksual

Këshillat e ekspertëve për eliminimin e problemeve në çift

Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si ju doni. Mbase mund të jeni të çorientuar apo të stresuar, dhe kjo gjendje pasqyrohet edhe në sferën seksuale. Duke qenë të zënë me punë dhe probleme të ndryshme ju mund të lini mënjanë marrëdhënien tuaj dhe jetën në çift. Si pasojë e kësaj jeta juan në çift mund të ketë “keqfunksionim” seksual dhe nuk jeni e vetmja. Rreth 43 për qind e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë, tek faktorët psikologjikë deri tek mosmarrëveshjet në çift. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vështirësive, studiuesit kanë hartuar disa këshilla për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që paraqesin probleme të kësaj natyre.

Depresioni

Gjendja jo e mirë shpirtërore, karakterizohet nga ndjesitë e të qenit i mërzitur, i pavlerë, i lodhur, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, por padyshim edhe në jetën tuaj seksuale. Ende nuk është arritur të kuptohet shumë mirë se pse depresioni e ndikon seksin, por një pjesë e shkakut mund të jetë fakti që nuk ndiheni mirë me veten dhe vlerat tuaja, duke shtuar nivelin e ulët të energjisë “spërkat” edhe dëshirën për kënaqësi, pra për të bërë seks.

Si të veproni

Kërkoni ndihmën e duhur, sidomos nëse keni mendime të tilla si ideja për të kërkuar divorc. Ushtrime të ndryshme mund t’u ndihmojnë t’i risillni vetes buzëqeshjen, nivelin e energjisë duke rritur kështu nivelin e gjakut përveç se pjesët e tjera të trupit edhe tek organet gjenitale. Por vlen për t’u theksuar se disa mjekime, të cilat përdoren për të kuruar gjendjen tuaj depresive mund të ulin dëshirën tuaj seksuale dhe të ketë një efekt krejt negativ për t’u bërë sërish aktiv në marrëdhënien tuaj.

Imazhi i dobët i trupit tuaj

Nëse mendoni se nuk keni një trup të bukur, duke filluar që nga duart dhe deri tek gjoksi, të jeni të sigurt se do të ndikoni negativisht dëshirën tuaj seksuale. Nuk ka rëndësi nëse partneri ju thotë se jeni femra me e bukur dhe e nxehtë që ka takuar ndonjëherë, nëse nuk ndiheni e tillë, asgjë nuk mund të ndryshojë mendimin tuaj.

Si të veproni

Mendoni si në të kaluarën. Risillni në mend kohën kur ishit në “top formë” seksualisht dhe mendonit se ishit më e mira. Ajo çfarë vishnit për shembull, fustanin tuaj të zi të preferuar, çfarë parfumi përdornit, çfarë të brendshmet preferonit etj. Kjo mund t’u ndihmojë të sillni në mend zakonet dhe “intrigat” tuaja seksuale të dikurshme. Përkujdesja për fizikun dhe pamjen tuaj të jashtme mund t’u dhurojnë më shumë energji dhe të shtojnë edhe më shumë dëshirën për seks.
Problemet në çift

Padyshim që problemet në çift mbeten numri një i cili ndikon më shumë eksitimin dhe orgazmën tuaj. “Është hidhërimi dhe mërzia e pathënë që çon në fyerje. Shumë meshkuj mund të mërziten nga bashkëshortja e tyre që nuk i lë të dalin me shokët dhe të marrin kënaqësitë e djalërisë, ndërsa tek femrat mërzia shkaktohet nga puna e bashkëshortëve”, shprehen studiuesit rreth problemeve në çift. Kjo mërzi nga ana e dy partnerëve mund të “hedhë tutje” pasionin dhe epshin tuaj seksual.
Si të veproni
Flisni hapur me partnerit tuaj, por me qetësi në mënyrë që të lini mënjanë mërzinë dhe fyerjet të cilat dëmtojnë aq shumë marrëdhënien tuaj. Duhet të ndiheni e sigurt, e qetë dhe e dëshiruar, në të kundërt një diskutim i vogël mund të bëhet shkak për të lënë për ditë të tëra pas dore aktivitetin seksual.

Marrë nga “Panorama. it”

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative