Si të kemi një martesë të lumtur


Cilat janë sekretet e një martese të lumtur? Si t’ia bëjmë që të analizojmë lidhjen tonë dhe të kuptojmë nëse ka ende shpresë për t’u rikthyer bashkë, apo tashmë është shumë vonë?
Ja disa metoda që vijnë nga sociologë dhe psikologë amerikanë.
Çështje strategjie
Këshilla e parë që i jepet çiftit është të organizojë së bashku një dasmë të bukur, praktikë që shkenca bashkëshortore e quan “kapitalizim”, për shembull të festoni bashkë për suksesin e njërit nga partnerëve, si fillimin e një pune të re, një fitore sportive, apo një ditë veçanërisht pozitive për ju. E dyta është t’i demonstroni partnerit se jeni krenarë për të, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Çdo gjë ka formulën e saj matematikore dhe ja cila është strategjia e tretë. Sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit, pas çdo pesë gjesteve të bukura, bëhet një gabim. Në fakt, ajo për të cilën të gjithë pyesin është nëse “Martesa është vërtet matematikë?”.
Sekretet e tjera
Në vendin e katërt është renditur çështja e standardeve dhe pritshmërisë. “Të kesh nga martesa arritje të mëdha, rritet mundësia që një lidhje të ketë sukses”, thekson autorja. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është që të mos pretendoni që bashkëshorti t’iu bëjë të lumtur. Kjo sepse lumturia, në pjesën më të madhe të rasteve, është një karakteristikë e lindur e individëve. T’ia japësh këtë përgjegjësi tjetrit do të ishte një gabim i madh, njësoj sikur të mos i lejonit vetes të merrnit frymë. Pastaj janë miqtë dhe bota e jashtme: “Ndonjëherë të përmirësosh një lidhje, do të thotë ‘të bësh pak pushim’. Si? Duke forcuar lidhjet me familjen, miqtë dhe shoqërinë, por gjithmonë duke pasur parasysh rëndësinë e eksperiencave të reja dhe gjërave të bukura së bashku”. Pjesë e rëndësishme e një marrëdhënieje është edhe seksi. Ndonjëherë do të ishte mirë t’i harronit angazhimet dhe të shkonit menjëherë në shtëpi për të bërë dashuri me gruan ose burrin.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative