Si të joshni nëpërmjet ushqimit


Në të ngatërruarin dhe të pafundmin art të joshjes, gjithkush prej nesh tenton të zbulojë atë që ka si armën e tij më të fortë dh eta perfeksionojë atë. Ka prej atyre të cilët i mëshojnë fort bukurisë së jashtme, sepse vërtetë janë të tillë dhe joshin me të, ka prej atyre që si armë tyren kanë inteligjencën, të tjerë, karakterin e kështu me radhë. Pra gjithkush gjen një të veçantë tek vetja, për ta perfeksionuar e përdorur si kurth për joshje.
Por një tjetër armë e joshjes mund të jetë edhe ushqimi. Jo me kot thonë që më parë dashuria kalon nga stomaku. Ekspertët seksologë pohojnë se ekziston një lidhje midis stimujve seksualë dhe ushqimit, ku karakteristikat e disa ushqimeve të veçanta, përforcojnë edhe më shumë joshjen, nëse ndërkaq keni krijuar edhe atmosferën e përshtatshme.
Ushqimi, ashtu sikurse të gjithë e dimë, mund të kthehet në një aleat shumë të mirë nëse duam të bëjmë dikë për vete: përbërësit e duhur, në momentin e duhur mund të jenë lëvizja e duhur drejt pushtimit të atij apo asaj që duam. Më poshtë lexoni disa sugjerime se sit ë shfrytëzoni më mirë fuqinë afrodiziake të ushqimeve.

 Gatuani në shtëpi

Të merrni iniciativën për të gatuar në shtëpi është sinjal i cili komunikon dëshirën për të pasur intimitet dhe që dëshironi të izoloni sëbashku me gjysmën tuaj të ëmbël, nga e gjithë bota. Të ftoni dikë në shtëpi dhe të gatuani për të, në fjalë më të thjeshta do të thotë : “po bëj diçka vetëm për ty”! kështu që restorantin lërjani takimeve të radhës, atëherë kur t’ja keni hapur rrugën vetes suaj drejt personit që doni të joshni.

 Ushqime të cilat nuk na pëlqejnë

Është shumë e rëndësishme, para se të jetë vonë, të pyesim “prenë” tonë se cilat ushqime i pëlqejnë, ndaj cilave und të ketë alergji, apo thjesht nuk i shijojnë. Kjo lëvizje e jona, përveç se do të na shmangë shumë siklete gjatë darkës, heshtje apo mospëlqim, komunikon në të njejtën kohë edhe përkujdesin që kemi ndaj këtij personi. Kështu që me shumë takt, pasi ta keni ftuar atë në shtëpi dhe t’i keni thënë që dëshironi të gatuani për të dy, pyeteni edhe për ushqimet që preferon dhe për ato që duhet të shmangni.

 Ushqimet e dashurisë

Që të jetë e qartë: për të zënë në çark “prenë” tonë, nuk është e nevojshme të mbushim tavolinën plot e përplotë me ushqime të ndryshme, nga më të shtrenjtat. Nëse do të duam që të jemi të sigurtë për qëllimin që duam të arrijmë, por edhe të shmangim një darkë të rënduar, do të na duhet të synojmë tek ato të cilat janë jo vetëm ushqime të lehta, por pse jo edhe tradicionale dhe në të njejtën kohë edhe ndjellëse. Duke qëndruar tek kjo e fundit, ka disa ushqime, të cilat janë vërtetë të tilla. Kështu përshembull, specat, sipas seksologëve, janë për të dyja palët, një lloj viagre natyrale, në gjendje të aktivizojnë një tip hormoni, të domosdoshëm për të rritur pasionin.
Djathrat si parmixhano apo gorgonzola janë të pasur me feniletilaminë, një hormon i cili sekretohet nga truri ynë në momentin që biem në dashuri.
Peshku është po ashtu një tjetër afrodiziak natyral, sikurse është edhe vaji i ullirit, esenca e karafilit, arrat, vanilja e të tjera, janë të gjitha të cilësuara si stimulues seksualë.
Në fund fare, për t’i dhënë edhe goditjen e fundit, bëni mirë të shërbeni pak çokollatë, nëse është e zezë, akoma edhe më mirë. Çokollata do t’ju ndihmojë jo vetëm të shijoni diçka të mirë pas darkës, por në të njejtën kohë do të bëjë që të qarkullojë më mirë gjaku në organizmin tuaj dhe ndër të tjera, ashtu sikurse edhe mjalti, është ndihmuese shumë e mirë sa i përket fantazisë joshëse dhe erotike.
Megjithatë, përveç këtyre ushqimeve, të cilat kurrësesi nuk duhet t’i mungojnë tavolinës suaj me personin që dëshironi të joshni, është mirë që të bëni edhe një listë me ushqimet që duhet të shmangni. Janë pikërisht ushqimet anti-dëshirë, ato të cilat kanë ndikim negative në rritjen e dëshirës dhe pasionit. Kijini mirë parasysh, nëse doni që plani juaj joshës të mos ju dështojë.

 Ushqimet anti-dëshirë

Evitoni në mënyrë kategorike të skuqurat. Aroma jo e këndëshme që lëshojnë të skuqurat, çfarëdo lloj qofshin, do t’jua prishte me siguri atmosferën që me mundim keni dashur të krijoni. Mund të bëjnë përjashtim sallamrat. Megjithatë, evitoni mishrat gjatë darkës joshëse dhe mos përdorni asnjë lloj ëmbëlsirë e cila nuk është bërë në shtëpi. Nëse nuk ja thoni të përgatisni një të tillë vetë, atëherë me sekretin më të madh, mund t’i thoni dikujt t’ju përgatisë një ëmbëlsirë të mirë, e cila duhet të ketë patjetër çokollatë dhe hiquni sikur është juaja. Pak “gënjeshtër e bardhë” nuk i bën dëm askujt.

 Kujdes dekorin e pjatave!

Ushqimi i mirë hahet me sy pastaj me gojë e stomak. Mos e harroni kurrë këtë dhe kijeni mirë parasysh në momentin që do të dekoroni pjatat për t’i shtruar ato në tavolinë. Është shumë e rëndësishme që pjatat të jenë të rregulluara me kujdes dhe ushqimi në to të paraqitet sa më mirë. Thuajse 40 për qind të vlerësimit në një darkë e merr pikërisht bukuria e pjatës dhe pastaj shija e ushqimit.
Mos i tejmbushni pjatat me ushqim, pasi personi që keni ftuar, realisht nuk është aty për t’u ngopur me ushqimin që keni gatuar ju. Ndërkaq, kujtoni që ushqimi i rënduar, mund edhe ta vërë të ftuarin në gjumë dhe ju sigurisht, pas darkës nuk doni që kjo të ndodhe.


Vera gjatë darkës është shumë e rëndësishme, është sit ë thuash marshi përfundimtar drejt pushtimit, drejt joshjes. Së pari, ajo duhet të jetë cilësore. Mos e teproni me gotat. Në fakt qëllimi nuk është të deheni, apo të bëni garë me personin që keni ftuar se kush pi më shumë. Vera do të duhet t’ju shërbeje sa për të shoqëruar ushqimin dhe të ndezë atmosferën. Kujdes, mos ekzagjeroni, rrezikoni të beheni qesharakë. Temperature e verës do të duhet të jetë 10-12 gradë celcius për verën e bardhë dhe 15-18 gradë celcius për të kuqen.
Bëni mirë t’i mbani parasysh të gjitha më lart, nëse doni të keni një darkë të bukur romantike dhe me përfundim të mirë. Ju bëftë mirë ushqimi dhe pushtimi!/100revista

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative