Si ta bëni që ai të heqë dorë nga shprehitë e këqija mashkullore?


Edhe pse janë meshkuj të ndryshëm, ata kanë shprehi të ngjashme, madje disa edhe plotësisht të njëjta, të cilat e cmendin anën e tyre të bukur. Lexoni se si t’I riedukoni ato.
Shpërndarja e rrobave dhe e corapeve në të gjitha anët, dembelia, mosveprimi… Ooo, lista është tepër e gjatë, e dimë. Fatkeqësisht kjo periudhë moskuptimi te shumëmeshkuj ndodh kur martohen apo kur fillojnë një lidhje të gjatë. Atëherë fillon periudha e grindjeve, ju shndërroheni në një person që vazhdimisht krijon problem.
E pra, zonja të dashura, është koha të bëhemi më të mencura. Riedukimi duhet të bëhet në atë mënyrë që as ajo të mos e kuptojë. Mbani mend – mërzitja, ofendimet dhe shpifjet nuk do t’ju ecin – kurrë!
Shumica e meshkujve do të reagojnë në argumentet logjike dhe koha do t’I shërojë të gjitha shprehitë e këqia ë ju nervozojnë.

Qëndrueshmëria

Për meshkujt më së lehti do të ishte po sikur t’ua vizatonim atë që presim prej tyre. Po përse edhe të ikni nga kjo.
Shumica e meshkujve të martuar dhe të atyre që për një kohë të gjatë janë në lidhje e kanë një periudhë kur e thënë më shkurt bëhen të mërzitshëm. Si të krijonte gjithcka shprehi. Nuk ka më vardisje, lule, befasi. Janë të njëjtë, të mërzitshëm në kafene të njëta me të njëjtat biseda ose pa asnjë bisedë. Dërgojini atij një link për koncert, për koncertin në të cilin doni të shkoni, propozoni ndonjë piknik, kamping, në ndonjë shfaqje humoristike apo të shkoni të dy në ndonjë kurs.

 Shpërndarja e rrobeve

Shpërndarja e rrobeve, corapeve, e filxhanëve të papastra… vjen moment kur ju duket se ishte mjaft dhe nuk mund ta durosh.
Megjithatë, inatin mbajeni në vete. Qetësohuni dhe atëherë kaloni në aksion. I thoni me ton të butë se nuk është në rregull kjo që ai po bën dhe se kjo gjë po ju pengon shumë.
Se nuk jeni shërbetore, se e keni shumë me rëndësi kur ai I rregullon gjërat në dhomë, kur rrobat e papastra I vë në vendin e duhur dhe ato të pastrat I kthen në dollap. Një bisedë e qetë mund të jetë e frytshme, sidomos nëse e lëvdoni pas kryerjes së suksesshme të ndonjë pune. Megithatë shpejt gjithcka mund të kthehet me të vjetrën dhe do t’ju duhet t’ia tërhiqni vëmendjen.

Shprehitë për sport

Dashuria për ndonjë klub sporti ka qenë aty edhe përpara jush. Prandaj në këtë terren futuni me kujdes. Nuk ka asgjë të keqe nëse burri e pëlqen dhe e përkrah një ekipë sporti apo ndonjë klub, por ai duhet ta dijë se më nuk është një djalosh me shumë kohë të lirë. Tani aty jeni ju, dreka, higjiena në shtëpi, fëmijët, detyrat.
Zgjidhja është që t’ia sqaroni qetë se ky preokupim po e rënon jetën e tij në anën tjetër. Ju keni nevojë t’ju ndihmojë për fëmijët dhe punët e përditshmërisë. Gjejeni mesin, le të zgjedhë dy sported he le të përcaktohet. Por, edhe ju dilini në ndihmë. Mbështeteni bashkërisht njërin ekip, ndiqni së bashku ndeshje të ndonjë sporti etj.

 Pamja

Gratë e dinë – shumica e meshkujve, e sidomos ata të martuarit, nuk kujdesen aq për të ditur nëse kanatierja e rrobet etjera janë të pastra.
Drejtojeni kah dollapi dhe jepini disa alternativa. Natyrisht, mos e detyroni të veshë dicka që nuk e pëlqen./femra

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative