Si je më i lumtur, i martuar apo beqar?


Romantikët e thekur, pretendojnë se nuk ka një çmim që mund t’i vihet dashurisë, ndërkohë ky idealizëm i tyre, me sa duket hidhet poshtë, nga ata të cilët qëndrojnë pak më shumë me këmbë në tokë. Janë pikërisht një grup ekonomistësh evropianë të cilët e kundërhtojnë këtë, madje edhe me prova. Sipas studimit të tyre, të botuar në “Financial Times”, vlera monetare e një martese shkonte në rreth 100 mijë dollarë për vit.

Edhe pse në përpjestim të zhdrejtë të potencialit të tyre fizik njerëzit në SHBA, gjithmonë e më shumë e shtyjnë martesën e tyre për në një moshë më të vonshme. Pavarësisht pritshmërive, me sa duket, meshkujt dhe femrat po i japin më shumë kohë vetës, para se të bëjnë hapin vendimtar, të vendosin unazën në gisht. Nga viti 1970 deri në 2003, sipas studimeve, mosha mesatare e femrave që vendosnin të martoheshin, ishte nga 20 në 25, ndërkaq shumë të rritur, preferojnë të jetojnë pa një partner, kjo edhe falë numrit rritje e sipër të rasteve të divorcit. Kështu për thuajse 30 vjet, numri i atyre të cilët jetojnë vetëm, është gati trefishuar.

Sipas studiuesve psikologë, por edhe sociologë, kjo ka ndodhur sepse në fakt më shumë se një nevojë, në këto tridhjetë vjet, martesa ka filluar të shihet si një zgjedhje. Bashkëjetesa është ajo e cila po preferohet gjithnjë e më shumë, mjafton të shohësh edhe realizimet e fundit hollivudianë të cilët tregojnë mënyrën e jetesës, jo vetëm amerikane, por në përgjithësi të shoqërisë njerëzore në vitet e fundit. Instiktet e njeriut janë shumë të komplikuara dhe njëkohësisht të çuditshme për t’iu dhënë një shpjegim të mirfilltë.

Ideja se të gjesh shpirtin binjak dhe të jetosh me të, na sjell lumturinë apo i shton vlera jetës sonë, mund të jetë e vërtetë, por mund edhe të mos jetë. Studimet kanë treguar se njerëzit e martuar kanë tendencë të fitojnë më shumë para dhe të jetojnë më gjatë se beqarët. Me sa duket, nga rezultatet e këtyre studimeve, martesa ka tendencën të jetë edhe promotor edhe i shëndetit të mirë. Të dhënat nga Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim  të Sëmundjeve, tregojnë se ata të cilët janë martuar, kanë më pak mundësi të bien pre e veseve të tilla si duhani, alkooli, dhimbjet e kokës apo sëmundjet depresive. Rreziqet më të mëdha për t’u prekur nga këto, i kanë njerëzit e pa martuar.

Mirëpo e gjitha është vetëm një anë e medaljes me emrin “martesë”. Të vësh bast mbi faktin se martesa të sjell lumturinë dhe ruan shëndetin, mund të jetë shpesh herë me rrezik. Tek e fundit, ëndërrat e mbështetura tek partneri perfekt, mbahen tanimë në fijë të perit, duke qënë se në përgjithësi, rastet e divorcit janë shtuar. Përshembull, në SHBA, gati 48% e martesave përfundojnë në divorc.

Megjithatë, psikologët kanë përcaktuar martesën si indikatorin kryesor të lumturisë. Pavarësisht kombësisë apo etnisë së grupëve të marra në studim, njerëzit anë e mbanë botës, deklarojnë se lumturinë më të madhe e shohin tek martesa, më shumë se tek një karrierë e realizuar, paratë që fitojnë, apo komuniteti. Një anketim i vitit 2005, në SHBA, mbështet këto studime dhe rezultatet e tyre. të kuptohet drejtë, njerëzit nuk pretendojnë se martesa sjell lumturinë, por një martesë e mirë sipas tyre, të bën të lumtur më shumë se ç’mund të të bëjë një karrierë e arrirë, apo një rrogë e lartë.

43 % e të martuarve iu përgjigjën pyetësorit duke thënë se ata ishin shumë të lumtur, krahasuar me 24 % të beqarëve. Këto rezultate i referoheshin të dyja gjinive. Mirëpo, çdo shkencëtar dhe studiues i mirë e di, që rezultatet kanë gjithnjë vend për interpretim dhe për çështje të tilla, asgjë nuk është “e prerë me thikë”. Për ta bërë më të qartë lidhjen e lumturisë me martesën, apo beqarinë, do të duhet të deduktohet se cila vjen fillimisht, martesa, apo lumturia?

Kur mbaron muaji i mjaltit

Një studim i 24 mijë çifteve gjermane, mori në shqyrtim eksperiencën e muajit të mjaltit tek të sapomartuarit, duke parë edhe ndikimin e kësaj faze, në jetën e mëvonshme bashkëshortore. Duke gjurmuar nivelet e lumturisë në 15 vjet martesë, psikologët gjetën se fill pas martesës, çiftet e reja pësonin një ngritje të nivelit të lumturisë, kurse më pas, ky nivel binte gradualisht, duke iu rikthyer atij të mëparshmit, paramartesor, ose në kushtet edhe më të këqija, nën nivelin e lumturisë paramartesore. Ata e lidhën këtë situatë, më një tjetër pak a shumë të ngjashme; pasurimin e shpejtë financiar.

Ashtu sikurse, për njerëzit me të ardhura të ulta, ngritja e këtyre të ardhurave mund të çonte në ngritje të nivelit të lumturisë, për një periudhë të shkurtër kohore, ashtu edhe të sapomartuarit, pësonin ngritje të nivelit të lumturisë, vitet e para të martesës. Mirëpo, sipas studiuesve, sa më shumë të mësohet individi me të njejtën gjendje, në këtë rast situatë ekonomike, apo martesë e lumtur, aq më shumë kjo situatë e humb shkëlqimin e saj. Megjithatë kjo nuk mohon rezultatet e studimit mbi lumturinë në radhët e çifteve të martuara, por prej kësaj, disa psikologë kanë arritur në përfundimin se personat e martuar dhe të lumtur, janë persona të cilët në fakt, lumturinë nuk e gjetën thjesht tek martesa.

Kështu sipas tyre, lumturia e njerëzve përcaktohet nga disa faktorë si gjenetikë, shoqërorë, ekonomikë, personaliteti dhe rrethanat e jetës. Gjithashtu personat e lumtur janë përgjithësisht ata persona të cilët në jetën shoqërore janë aktivë, shoqërizohen pa vështirësi dhe për rrjedhojë janë të predispozuar të kërkojnë një tjetër njeri, i cili t’ju pëlqejë, të ndihen rehat me të dhe të martohen e të jenë të lumtur. E parë në këtë këndvështrim, lumturia ka ardhur para martesës.

Ashtu sikurse për çdo event tjetër të rëndësishëm të jetës, i cili shkëlqimin e tij e ka për një periudhë të caktuar kohore dhe kaq, pas kësaj jeta rrjedh e njejtë. Studimi mbi çiftet gjermane tregoi se ndonëse pas bumit të madh të lumturisë, bashkëshortët i ktheheshin gjendjes së mëparshme, megjithatë,rastet për divorc ishin të ulta. Ndërkaq rastet më të shpeshta të divorceve, shiheshin në radhët e atyre, të cilët që në fillimet e tyre kishin një nivel të ulët lumturie.

Pritshmëritë për lumturinë martesore, mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në gjendjen e lumturisë. Kështu, një studim në Florida vëri dallimin mes asaj çka njerëzit sillnin me vete në martesë dhe asaj çka njerëzit prisnin të gjenin tek martesa. Nëse partnerët kanë pritur që martesa t’jua bëjë jetën shumë herë më të lumtur, duke iu transformuar atë në një botë mrekullish, atëherë është e nevojshme që këta partner të kuptojnë aftësitë reale të tyre, në të kundërt është njësoj si  të pretendosh të fitosh vendin e parë në olimpiadën e matematikës, në një kohë që nuk di as veprimet më të thjeshta të mbledhjes apo zbritjes.

Si përfundim, ashtu sikurse edhe ka rezultuar edhe nga anketimet dhe studimet e shumta, këmbanat e martesave mund të sjellin një të ardhme të lumtur, por për të përmbushur shprehjen “të lumtur përgjithmonë”, do t’ju duhet të thoni me shumë se një “po e dua”! Martesa nuk ka një shkop magjik t’ju sjellë papritur lumturinë, është karakteri personal, i zhvilluar gjatë viteve të beqarisë dhe i plotësuar në martesë ai që ndikon më tepër./100revista

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Mëngjesi pas herës së parë