Si funksionon dashuria tek qëniet njerëzore


Nëse keni rënë ndonjëherë në dashuri, ndoshta e keni konsideruar këtë ndjenjë si një varësi. Dhe e dini se çfarë? Keni të drejtë. Siç rezulton, shkencëtarët po zbulojnë se i njëjti proces kimik, që zhvillohet gjatë varësisë ndodh edhe kur ne biem në dashuri.
Dashuria është një gjendje kimike e mendjes sonë, e cila është pjesë e gjeneve tona dhe e ndikuar nga edukimi ynë. Ne jemi të prirur për romancë, sepse supozohet të jemi prindër të dashur, që kujdesen për foshnjat e pafuqishme.
Në këtë artikull, do të shohim se çfarë është në të vërtetë dashuria dhe se çfarë ndodh në trupin tonë? Çfarë na bën të biem në dashuri dhe siguron që të qëndrojmë në atë gjendje. Do të shohim se çfarë na tërheq me dikë fillimisht. A është feromoni i tyre, apo thjesht përshtaten me “modelin e dashurisë”?

Çfarë është dashuria?

Dashuria romantike na  gjallëron dhe na motivon njëkohësisht. Ajo është gjithashtu thelbësore për vazhdimin e species sonë. Pa dashurinë romantike, ne do të jetonim në një shoqëri krejtësisht të ndryshme, që do të ngjante më shumë me disa (jo të gjitha) nga qarqet sociale në botën shtazore. Kimikatet që veprojnë në trurin tonë, kur ne jemi të dashuruar, shërbejnë për disa qëllime dhe qëllimi kryesor është vazhdimi i specieve tona. Këto kimikate janë ato që na bëjnë të duam të formojnë familje dhe të kemi fëmijë. Pasi të kemi fëmijë, ato kimikate ndryshojë për të na inkurajuar të qëndrojmë së bashku për t’i rritur këta fëmijë. Pra, në një farë kuptimi, dashuria në të vërtetë është një varësi kimike që ndodh për të na mbajtur të riprodhuar .
Pavarësisht nga vendi apo kultura, dashuria romantike luan një rol të rëndësishëm. Edhe pse dallimet kulturore se si shfaqet dashuria ndryshojnë në një masë të madhe, fakti se dashuria romantike ekziston është i padiskutueshëm.
Por çfarë është ajo që na bën të biem në dashuri me dikë, madje që në shikim të parë?

Çfarë na bën të biem në dashuri?

Ne të gjithë kemi një model për partnerin ideal të ngulitur diku në nënndërgjegjeshëm tonë. Është kjo hartë dashurie, që vendos se cili person në një ambjent të mbushur me njerëz kap syri ynë . Por si është formuar ky model?

Shfaqja

Shumë studiues kanë spekuluar, se ne priremi për të hulumtuar tek anëtarët e gjinisë së kundërt, që na kujtojnë prindërit tanë. Disa kanë gjetur madje, se ne priremi të jemi të tërhequr për ata, të cilët na kujtojnë veten. Në fakt, psikologu David Perrett, në Universitetin e St Andrews në Skoci, bëri një eksperiment, në të cilin ai shndërroi një foto të dixhitalizuar të fytyrës së vetë subjektit në një fytyrë të seksit të kundërt. Pastaj, i kërkoi subjektit të zgjidhte nga një seri e fotografive, të cilën ai ose ajo e zgjodhi si më tërheqës. Sipas Dr. Perrett, subjektet e tij gjithmonë preferuan shndërrimin e versionit të fytyrës së tyre (ata nuk e njohën atë si fytyrën e tyre).

Personaliteti

Ashtu si pamja, ne priremi për të formuar preferencat tona për ata që na kujtojnë prindërit tanë (ose të tjerët afër nesh gjatë fëmijërisë), për shkak të kuptimit të tyre, personalitetit, humorit, çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen, etj.

Feromonet

Tema e debatuar për feromonet e njeriut ende mbart një peshë të konsiderueshme në fushën e kërkimit të dashurisë. Fjala “Pheromone” vjen nga fjalët greke pherein dhe hormon , që do të thotë “bartës eksitimi”.
Në botën e kafshëve, feromonet janë si parfum “gjurmë” që gjenden në urinë apo djersë, të cilët diktojnë sjelljen seksuale apo tërheqjen e seksit të kundërt. Ato ndihmojnë kafshët të identifikojnë njëri-tjetrin dhe të zgjedhin një partner me një sistem imunitar mjaft të ndryshëm nga i tyri për të siguruar pasardhës të shëndetshëm. Ata kanë një organ të veçantë në hundët e tyre të quajtur organi vomeronasal (VNO), që zbulon këtë lëndë kimike pa erë.
Ekzistenca e feromoneve tek njeriu u zbulua në vitin 1986 nga shkencëtarët në Qendrën Kimike Senses, në Filadelfia dhe homologes të saj në Francë. Ata i gjetën këto kimikate në djersën e njeriut . Edhe VNO është zbuluar tek disa njerëz, por jo tek të gjithë. Edhe në qoftë se VNO nuk është e pranishme tek të gjithë ne, ka ende dëshmi, se aroma është një aspekt i rëndësishëm i dashurisë (vini re ku lulëzon industria e parfumeve). Një eksperiment është kryer, ku një grupi femrash iu vunë përpara këmishat me djersë të një grupi meshkush dhe iu kërkua të zgjidhnin atë për të cilin ato ndjenin më shumë “tërheqje”. Ashtu si në botën shtazore, shumica e femrave zgjodhën një këmishë nga mashkulli, sistemi imunitar i të cilit ishte më ndryshe nga ai i saj.

Afrodiziakët

Sipas shoqatave të ushqimit, afrodiziakët janë të bazuara në “folklor, jo fakt.” Megjithatë, njerëzit vazhdojnë të besojnë në dashurinë e ndikuar nga efektet e ushqimeve të caktuara, bimeve dhe ekstrakteve. Ka disa afrodiziakë të zakonshëm, që mund, ose nuk mund të kenë efekte reale në jetën tuaj të dashurisë si:
- Asparag: me përmbajtje vitaminë E, ky perim thuhet se stimulon hormonet e seksit.
- Speci djegës: Disa studiues thonë se të hani speca djegës shkakton lirimin e endorfinës, e cila mund të çojë në “gjëra të tjera.”
- Çokollata: Ky ushqim i parapëlqyer për Ditën e Shën Valentinit përmban fenilethilaminë, një nga kimikatet që trupi juaj prodhon natyrshëm kur jeni në dashuri.
- Midhje: Përmbajnë nivele të larta të zinkut, të cilat thuhet se rritin prodhimin e testosteronit. Testosteroni rrit epshin për të dyja gjinitë.
- Të tjerat përfshijnë xhinxhifil , insekte etj.
Shumica e këtyre janë të kërkuara për të krijuar dëshirën për seks, ose për të përmirësuar aftësinë seksuale mashkullore, sesa për tërheqje partneri. Por, nëse jeni të stimuluar, hormonet ju bëjnë më të interesuar dhe atëherë keni më shumë gjasa për të takuar dikë dhe të bini në dashuri. Pra, edhe nëse ato nuk funksionojnë vërtet, disa thonë se në qoftë se ju mendoni se funksionojnë, keni bërë gjysmën e rrugës.

Llojet, fazat e dashurisë: Epshi dhe tërheqja

Ekzistojnë tri lloje të dallueshme apo faza të “dashurisë”:
- Epshi, ose pasioni erotik
- Tërheqja apo pasioni romantik
- Bashkimi ose angazhimi
Kur këto të treja së bashku të ndodhin me të njëjtin person, ju do të keni një lidhje shumë të fortë. Ndonjëherë, megjithatë, dikush i zgjedhur nga epshi, nuk mund të jetë ai që kemi rënë në dashuri me të.

Epshi

Kur ne jemi të rinj, vetëm pas pubertetit , estrogjeni dhe testosteroni bëhet aktiv në trupin tonë për herë të parë, për të krijuar dëshirën për të përjetuar “dashuri”. Këto dëshira, si epshi, luajnë një rol të madh si gjatë pubertetit, ashtu edhe në të gjithë jetën tonë. Sipas një artikulli nga Lisa Diamond, me titull “Dashuria dhe dëshirat seksuale”, epshi dhe dashuria romantike janë dy gjëra të ndryshme të shkaktuara nga substrate të ndryshme themelore. Epshi evoluoi për qëllime seksuale të çiftëzimit, ndërsa dashuria romantike evoluoi për shkak të nevojës për të lindur fëmijë. Pra, edhe pse ne shpesh përjetojmë epshin për partnerin tonë romantik, ndonjëherë nuk ndodh – dhe kjo është normale. Apo, ndoshta ndodh, por ne gjithashtu kemi epsh pas dikujt tjetër? Sipas Dr Diamond, edhe kjo është normale.
Seksologu i njohur John, heq vijën midis dashurisë dhe epshit në këtë mënyrë: “Dashuria ekziston mbi bel, epshi poshtë tij. Dashuria është lirike, epshi i fëlliqur”.
Feromonet, duket se luajnë një rol të rëndësishëm pas epshit. Pa epshin, ne kurrë nuk mund të gjenim dikë të veçantë. Por, ndërkohë që epshi na mban me “sytë rreth e rrotull”, është dëshira jonë për romancë, që na çon në tërheqje.

Tërheqja

Ndërsa ndjenjat fillestare mund (ose nuk mund) të vijnë nga epshi, ajo që ndodh më vonë nëse marrëdhënia përparon, është tërheqje. Kur tërheqja apo pasioni romantik, hyn në lojë, ne shpesh e humbin aftësinë tonë për të menduar në mënyrë racionale, të paktën kur është fjala për objektin e tërheqjes sonë. Thënia e vjetër se “dashuria është e verbër” është me të vërtetë e saktë në këtë fazë. Ne shpesh jemi të pavëmendshëm ndaj ndonjë boshllëku që mund të ketë partneri ynë. Ne idealizojmë rreth tyre dhe nuk mund t’i heqim nga mendjet tona. Ky preokupim i madh mekanik, është pjesë e biologjisë sonë. Ne do të ecim më thellë nëpërmjet kimikateve të përfshira në tërheqje, në kiminë e dashurisë .
Në këtë fazë, çiftet shpenzojnë shumë orë për të njohur njëri-tjetrin. Nëse kjo tërheqje mbetet e fortë dhe është ndjerë nga të dy , atëherë ata zakonisht hyjnë në fazën e tretë: bashkimin.

Bashkimi

Bashkimi apo angazhim, është dëshira për të ndenjur më tepër bashkë. Ju keni kaluar fantazinë e dashurisë  dhe po hyni në dashurinë e vërtetë. Kjo fazë e dashurisë duhet të jetë mjaft e fortë për t’i bërë ballë shumë problemeve dhe çmendurive. Studimet nga Universiteti i Minesotës kanë treguar se ne e idealizojmë më shumë atë që duam në një marrëdhënie gjatë fazës së bashkimit.
Edhe psikologët në Universitetin e Teksasit në Austin kanë ardhur në të njëjtin përfundim. Ata gjetën se idealizimi, duhet për t’i mbajtur njerëzit së bashku dhe për t’i mbajtur ata të lumtur në martesë . “Zakonisht, kjo është një çështje e një personi që ka raport të mirë me partnerin, duke e parë si partner më të përgjegjshëm”, thotë Ted Huston, pjesëtar i studimit. “Njerëzit, të cilët kanë tendencë ta bëjnë këtë, qëndrojnë në marrëdhënie më gjatë se ata që nuk munden.”
Rol kyç në këtë fazë luajnë oksitocina , vasopresina dhe endorfina, të cilat lëshohen gjatë aktit seksual.
Le të gjejmë më shumë lidhje me kiminë e dashurisë…

Kimia e dashurisë


Veprojnë shumë kimikate në trurin dhe trupin tuaj, kur jeni në dashuri. Hulumtuesit kanë mësuar gradualisht shumë më tepër në lidhje me rolet që luajnë të dy partnerët, kur bien në dashuri dhe janë në një marrëdhënie afatgjatë. Sigurisht, estrogjeni dhe testosteroni luajë një rol në zonën e prirjeve seksuale. Pa to, ne kurrë nuk mund të kemi sipërmarrje në fushën e “dashurisë reale”.
Kjo mendjelehtësi fillestare, që vjen kur biem për herë të parë në dashuri, përfshin ndryshime në rrahjet e zemrës , skuqje të lëkurës dhe pëllëmbë të djersitura. Hulumtuesit thonë, se kjo është për shkak të dopaminës, norepinephrine dhe phenylethylamine që çlirojmë ne. Dopamina është menduar të jetë “kënaqësi kimike”, që prodhon një ndjesi të begatshme. Norepinephrine është e ngjashme me adrenalinën dhe shkakton rrahje të forta të zemrës dhe eksitim. Sipas Helen Fisher, antropolog dhe studiues i mirënjohur, së bashku këto dy kimikate prodhojnë energji ngazëllimi intensiv, pagjumësi, mall, humbje të oreksit dhe vëmendje të përqendruar. Ajo gjithashtu thotë, “trupi i njeriut lëshon koktej të ngazëllimit të dashurisë,  vetëm kur plotësohen disa kushte dhe … burrat e prodhojë atë më lehtë se femrat, për shkak të natyrës së tyre më tepër vizuale.”
Hulumtuesit janë duke përdorur rezonancë magnetike funksionale (fMRI) për të studiuar  trurin e njerëzve, kur ata shohin në një fotografi objektin e tyre të dashurisë. Sipas Helen Fisher, atë që shohin ata në ato skanime nuk ka lidhje me fazën e romancës, por me fazën e tërheqjes, e cila është si një makinë biologjike e përqëndruar në një person. Scans tregoi rritjen e fluksit të gjakut në zonat e trurit me përqendrime të larta të receptorëve për dopaminës, lidhur me zonat e mallit, euforisë dhe varësisë. Nivelet e larta të dopaminës janë të lidhura edhe me norepinephrine, e cila rrit vëmendjen e kujtesës afatshkurtër, hiperaktivitin, pagjumësinë dhe sjelljen e orientuar. Me fjalë të tjera, çiftet në këtë fazë të dashurisë përqëndrohen në marrëdhënien e tyre dhe shumë pak tek të tjerat.
Një tjetër shpjegim i mundshëm për fokusimin intensiv dhe pamjen e idealizuar që ndodh në fazën e tërheqjes, vjen nga hulumtuesit në University College në Londër. Ata zbuluan se njerëzit që kanë rënë në dashuri, kanë nivele të ulëta të serotoninës dhe gjithashtu qarqet nervore, të lidhura me mënyrën se si ne i vlerësojnë të tjerët, janë nën presion. Këto nivele të ulëta të serotoninës janë të njëjta si ato që gjenden në njerëzit me çrregullime të tërheqjes, ndoshta duke shpjeguar se pse të dashuruarit tërhiqen pas partnerit të tyre.

Lidhjet kimike

Në dashuri romantike, kur dy njerëz kanë edhe marrëdhënie seksuale, lëshohet oksitocina, e cila ndihmon lidhjen. Sipas studiuesve në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, hormoni i oksitocinës ka treguar të jetë “i lidhur me aftësinë për të ruajtur marrëdhënie të shëndetshme ndërpersonale dhe kufij të shëndetshëm psikologjikë me njerëz të tjerë.”Kur ajo lëshohet gjatë orgazmës, fillon të krijojë një lidhje emocionale. Oxytocina është e lidhur edhe me marrëdhënien nënë – foshnje nga kontraktimet e mitrës gjatë lindjes së fëmijës dhe refleksit të nevojshëm për dhënien e gjirit.
Vasopressin , një hormon antidiuretic është një tjetër faktor që lidhet me formimin marrëdhënieve monogamous afatgjatë. Dr Fisher beson se oxytocin dhe vasopressin ndërhyjnë mes shtigjeve të dopamines dhe norepinephrine, e cila mund të shpjegojë përse zbehet dashurie pasionante pas bashkimit.
Endorphins, përveçse zbut dhimbjet natyrore të trupit, gjithashtu luan një rol kyç në marrëdhëniet afatgjata. Ajo prodhon një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, duke përfshirë zbutjen, të qënit paqësor dhe i sigurt. Ashtu si dopamina, edhe norepinephrine, endorphins lëshohen gjatë aktit seksual; apo edhe gjatë kontaktit fizik, ushtrimeve dhe aktiviteteve të tjera. Sipas Michel Odent e Qendrës Primal të Kërkimeve të Shëndetësisë Londër, endorfina shkakton një “varësi si e drogës.”

Po më pas?

Ç’ndodh kur kjo ndjenjë euforike zhduket? Sipas Ted Huston në Universitetin e Teksasit, shpejtësia me të cilën përparon kjo ndjenjë, përcakton suksesin përfundimtar të marrëdhënies. Ajo që zbuluan ishte se sa më e gjatë faza kur partneri “vjen rrotull”, aq më të fortë janë marrëdhëniet afatgjata .
Ndjenjat e dashurisë pasionante, megjithatë do ta humbasin fuqinë e tyre me kalimin e kohës. Studimet kanë treguar se dashuria pasionante zbehet shpejt dhe zhduket pas dy ose tre vitesh. Kimikatet përgjegjëse për “atë ndjenjë dashurie” (adrenalina, dopamina, norepinephrine, phenylethylamine, etj) zvogëlohen. Papritmas dashuria juaj gjen gabime. Pse ai ose ajo ka ndryshuar, mund të pyesni veten. Në fakt, ndoshta partneri juaj nuk ka ndryshuar fare, por kjo ndodh vetëm se ju tani jeni në gjendje për ta parë atë racionalisht, ndryshe nga pamja përmes hormoneve verbuese të pasionit dhe dashurisë pasionante. Në këtë fazë, marrëdhënia në çift është mjaft e vështirë, ose përfundon.
Nëse marrëdhënia mund të përparojë, atëherë kimikate të tjera si Endorfina, për shembull, janë ende duke siguruar një ndjenjë të mirëqenies dhe sigurisë. Përveç kësaj, oksitocina lirohet ende, kur keni marrëdhënie seksuale, që prodhojnë e ndjenjat e kënaqësisë. Vasopressin gjithashtu vazhdon të luajë një rol në vazhdim.

A jemi qëniet e vetme që dashurojmë?

Vetëm tre për qind e gjitarëve (përveç species njerëzore) formojnë marrëdhënie “familjare” siç bëjmë ne. Miu i fushës është një kafshë e tillë. Ky mi fushe preferon ta kalojë kohën me partnerin ndryshe nga gjitarët e tjerë, madje shkojnë në ekstrem duke shmangur shoqërimin me minj të gjinisë së kundërt.
Kur ata kanë pasardhës, çifti punon së bashku dhe kujdeset për ta. Ata shpenzojnë orë të tëra me njëri-tjetrin. Studimet përpiqen për të përcaktuar përbërjen kimike që mund të shpjegojë pse miu i fushës formon këtë marrëdhënie monogame, kur i afërmi i tij, miu kodrinor, nuk e ka.
Sipas studimeve nga Larry Young, një studiues social në Emory University, ajo që ndodh është se tek të afërmit e miut të fushës, ashtu si njerëzit, lëshohen hormonet oxytocin dhe vasopressin. Sepse miu i fushës ka receptorë të nevojshme në trurin e tij për këto hormone në rajonet përgjegjëse për shpërblim dhe përforcim. Kjo lidhje është për atë mi fushe të veçantë të bazuar tek të nuhaturit. Si përforcim të mëtejshëm, lëshohet dopamina në qendrën e trurit kur ata bëjnë seks, duke e bërë eksperiencën të kënaqshme dhe për të siguruar që duan të bëjnë atë përsëri. Për shkak të oxytocin dhe vasopressin, ata duan të kenë seks me të njëjtën mi fushe.
Ndërsa miu kodrinor nuk ka receptorë për oxytocin ose vasopressin në trurin e tij, prandaj këto kimikate nuk kanë asnjë efekt dhe ata mund të qëndrojnë vetëm një natë me partnerin e tyre. Përveç këtyre receptorëve, të dy llojet e minjve janë të njëjtë në përbërjen e tyre fizike.
howstuffworks.com | Lee Ann Obringer/100revista

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative