Sekretet e “frikshme” që nuk i dinit mbi partneren tuaj


Gruaja me të cilën flini mund t’ua ngulë sytë dhe t’ju thotë se ju dashuron, por ka disa sekrete te saj qe mund t’iu frikesojne.
Vështirë se do t’i dëgjonit ndonjëherë nga goja e partneres tuaj, sekretet e dashurisë dhe të lakuriqësisë. Një grua mund t’ju japë trupin dhe zemrën, por ka pjesë të tjera prej të cilave ajo nuk do heqë dorë kurrë. Ato janë pjesë të fshehura brenda karakterit dhe qenies së saj. Mistere të aluduara me një buzëqeshje dinake dhe një e qeshur enigmatike.
1- Shoqja ime më e mirë di gjithçka. Ajo di gjithçka rreth organeve të tua jetësore, që nga masa e llogarisë në bankë deri te përmasa e…pronës tënde. Di edhe se si i krahasojmë të dyja me ato të burrave të tjerë që kam dalë. Kam bërë një krahasim me matjet me dorë, në mënyrë që të zbuloj masën e unazës me një nivel të lartë saktësie. Kur shoqja ime buzëqesh me ty, ti as që i imagjinon këto.
2- Vetëm duke të parë duart, eksitohem.
3- Kur largohesh qoftë edhe për një ditë, fle me bluzën tënde të preferuar, sepse mban erë si ty.
4- Nuk do të të them kurrë të vërtetën me sa meshkuj kam fjetur. S’ka rëndësi se sa e sinqertë të jam dukur kur i jam përgjigjur pyetjes tënde.
5- Kam fantazuar të jem me ty të paktën nja dhjetë herë, përpara se të zhvisheshim për herë të parë.
6- Ende mendoj për ish të dashurit e mi dhe i krahasoj me ty. Shumicën e rasteve fiton ti. Ndonjëherë jo.
7- Kam hetuar mbi ish të dashurat e tua.
8- Kur po bija në dashuri me ty, e humba fare oreksin për të ngrënë.
9- Në të vërtetë trupi im nuk është kaq pa qime dhe i lëmuar gjithandej. Por nuk do të lejoj kurrë të shohësh asnjë shenjë të depilimit, piskatores, dyllit, skrabit dhe kremrave që e bëjnë trupin në këtë formë.
10- Dukem si një vajzë që i ka të gjitha në rregull. Organizimi im i vërtetë (ose mungesa e tij) zbulohet në dollapin tim, në çantën e tualetit dhe në dosjet mbi tryezën time të punës.
11- Kam zbuluar revistat e tua porno, që mendon se i mbaje të fshehura nga unë. E di edhe që ke frekuentuar shpesh edhe faqe interneti pornografike. Mendoj se gjërat që të eksitojnë, janë për të qeshur.
12- Kur them “Jam gati”, do më duhen saktësisht 7 minuta për t’u bërë gati. Mos u përpiq të bësh hile dhe ta çosh orën 7 minuta më përpara. Ende do të më duhen edhe shtatë minuta të tjera.
13- Kur them “Do të takoj në 15 minuta, dua të them do të dal nga shtëpia pas 15 minutash dhe nuk do të kem mbërritur për të paktën 30 minuta” (por ka më shumë mundësi të jem aty për 40 minuta).
14- Më ke bërë të qaj më shumë herë, se sa e di.
15- Torturohem duke pritur të më telefonosh sërish. Periudha mes takimit tonë të parë dhe fjalisë tënde “Faleminderit për natën e këndshme, kur mund të të shoh sërish?”, më duket sikur kalon me xhirim të ngadaltë.
16- Dua të më flasësh me fjalë të ndyra!
17- Në fillim të lidhjes sonë, i kam ruajtur të gjitha mesazhet dhe i kam rilexuar shumë herë. Madje ua kam dhënë edhe shoqeve t’i lexojnë, në mënyrë të përsëritur.
18- Po të testoj në mënyrë të vazhdueshme. Vështroj, analizoj dhe gjykoj çdo veprim, fjalë, gjest, dhe shprehi të fytyrës. Kur të pyes për të pasur një treshe, nuk e kam me të vërtetë. Nëse do që të të flas sërish me gojë, përgjigja duhet të jetë: “Pse duhet të fle me një femër tjetër, kur të kam ty?”
19- T’i shoh të ndenjurat çdo herë që del nga dhoma.
20- Kam nevojë për shenja të vazhdueshme se më do pranë. Ja pse është më mirë, për shembull të thuash: “Dua të ikim bashkë diku për fundjavë. A mund të vish me mua?”, se sa të më pyesësh: “Çfarë planesh ke për fundjavë?”
21- Vdes kur bëhesh xheloz! Prandaj edhe kur më sheh të flirtoj përpara syve të tu me kamerierin, shoferin e autobusit, apo ndonjë djalë në festë, dije se në të vërtetë po flirtoj me ty, përmes tij…
22- Edhe pse ankohem se nuk të shoh mjaftueshëm (apo se ti punon shumë), nuk më duket asgjë më seksi se sa të të shoh në mëngjes, kur vesh kostumin dhe nxiton për në punë.
23- Grindem me ty sepse ndihem e injoruar. Po përpiqem të nxjerr emocionet jashtë teje. Mos u struk në guvën tënde. Vetëm më jep atë që dua: pak vëmendje. Dhe kurrë mos më thuaj: “Qetësohu”.
24- Edhe pse këmbëngul ta paguaj unë faturën e takimit tonë të parë, mendoj se je i lirë nëse më lejon ta bëj.
25- Shoku yt i ngushtë mund të më duket i neveritshëm, por kam fantazuar të fle me të. Jo se e dua, por sepse dua një pjesë të djalit që është aq pranë teje.
26- Nëse do të ndahem nga ti, të gjitha shoqet e mia e dinë këtë përpara se ti ta marrësh vesh. Do kem dy javë që flas rreth kësaj.
27- Dua që të marrësh ti kontrollin në shtrat. Është e vërtetë që kam karrierë të suksesshme, jam financiarisht e pavarur, jetoj vetëm dhe nuk kam nevojë për një burrë që të më bëjë të lumtur (teorikisht), Por sërish dua që të më marrësh në krahë të më çosh drejt dhomës së gjumit, pa më pyetur më parë.