Sa të ndjeshme janë femrat ndaj fjalëve të bukura


Ka qenë data 13 shkurt kur jam njohur për herë të parë me Oliverin. Isha njohur me shumë djem të tjerë përpara rij, por krahas shumë vlerave të tjera, ajo çfarë në ra më shumë në sy tek ai ishte sjellja. Ai ishte gjithmonë i vëmendshëm ndaj çdo bisede që bënte me mua dhe më thoshte gjithmonë “mund të them këtë”, “a mund të pyes”, “ të lutem mos më keqkupto” etj. Kështu që filluam të bëheshim miq. Të them të drejtën nuk kisha pasur asnjëherë një mik të ngushtë në të gjithë jetën time. Besoj se doja të kisha mik të ngushte Oliverin, sepse nuk kam vëlla. Më dukej sikur ai do të kujdesej gjithmonë për mua dhe në fakt ashtu bën i vëmendshëm ndaj gjithçkaje, gjithmonë aty për të më mbështetur, përqafuar, puthur. Ditët kalonin dhe ne ndjeheshim më pranë njëri tjetrit. Sa herë që ai vinte të më takonte zemra ime shtinte rrahjes e saj dhe ndonjëherë më dukej se po më merrej fryma. Nuk prisja që ai të më thoshte se më donte për t’i thënë se edhe unë njeha të njëjtën gjë.