Prindërit vonë bisedojnë me fëmijët mbi seksin


Të rriturit mbi seksin shpesh dhe gjithkund diskutojnë, mirëpo si prindër akoma ngurrojnë apo shumë vonë bisedojnë për seksin me fëmijët e tyre. Në shumë raste bisedën e bëjnë vetëm pasi që fëmija të ketë filluar marrëdhënien seksuale.
Biseda mbi seksin me fëmijët për shumicën e prindërve edhe sot e kësaj dite është temë tabu, edhe pse të rinjtë dëshirojnë që prindërit të bisedojnë haptas me ta për seksin, si me persona të rritur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Është interesante që, me gjithë gjoja frikën e tyre nga biseda me prindërit, fëmijët pikërisht do të donin që mbi seksin, d.m.th., temat sikur gjoja refuzojnë marrëdhënien seksuale apo të aplikojnë ndonjë formë kontrolli të mbrojtjes nga shtatzënia, të mësojnë mu nga ata.
Fëmijët tuaj më nuk janë “të vegjël”, në moshën kur seksi fillon të bëhet posaçërisht interesant. Grumbulli i pyetjeve sillet në kokën tuaj të cilave nuk dini saktësisht t’u përgjigjeni, ndërkaq, megjithatë, do të dëshironit që të bisedonit me ta, por nuk dini se në ç’mënyrë ta bëni. Nuk dëshironi të krijoni përshtypjen se jeni të prapambetur, ndërkaq sërish as nuk do të bisedonit me ta sikur të jeni shokë, sepse nuk jeni të tillë.
Me kujdes zgjidhni fjalët kur komunikoni,sepse ata do ta thithin çdo fjalë që do t’ua thoni. Kujtojeni veten kur keni qenë në moshën e tyre dhe të prindërve tuaj. A ka pasur fare biseda të tilla dhe çka keni menduar ju për prindërit tuaj? “Afrojuni” pak mënyrës së të folurit të tyre dhe ajo që do të përpiqeni të bëheni “cool”, do t’i bënit të qeshin. E gjithë kjo mund të paraqitet në mënyrë argëtuese, e jo që fëmijët t’i vendosni para jush dhe të bisedoni nga tavolina mbi këtë temë gjithmonë të koklavitur./femina