Partneri ideal, statusi dhe pamja, jo aq të rëndësishme në zgjedhjen finale

Një studim i kryer nga kërkuesit e Universitetit të Teksasit, zbuloi se partneri ideal perceptohej ndryshe në shkallë të ndryshme njohjeje, por më  shumë rëndësi në përzgjedhjen e tij kishin pajtueshmëria dhe përshtatja
Studimi

Evolucioni e thotë saktë: disa njerëz janë partnerë më të dëshirueshëm se të tjerët. Teoritë aktuale mbi vlerësimin e partnerit thonë pak a shumë se njerëzit që i kanë të gjitha, pra, pamjen dhe statusin, mund të gjejnë një partner që i ka të gjitha po ashtu.
Njerëzit që nuk kanë pamje apo status, këta do të duhet të pranojnë disa kushte që nuk i duan. Por një kërkim i ri i publikuar në Revistën e Personalitetit dhe të Psikologjisë Sociale shprehet se të gjithë e dinë se gjetja e partnerit ideal është më e ndërlikuar se aq.
Në fakt, sa më shumë ta njohësh dikë, aq më shumë ndryshon dëshirimi mbi të.
Për të arritur në këto përfundime, kërkuesit e Universitetit të Teksasit në Austin kryen tri studime në të cilat u kërkuan pjesëmarrësve të klasifikonin një grup njerëzish për vlerën e tyre të perceptimit.
Disa prej faktorëve ishin elementarë, si për shembull sa tërheqës janë ata apo sa të komunikueshëm. Faktorë të tjerë ishin më të thellë, ku pjesëmarrësit kategorizuan nëse një person dukej një partner i mirë dhe i përkushtuar.
Në studimin e parë, pjesëmarrësit vlerësuan njerëz që nuk i kishin takuar kurrë; në studimin e dytë ata vlerësuan njerëz që i kishin njohur prej disa muajsh dhe në studimin e tretë vlerësuan njerëz që kishin mbi tre vjet që i njihnin.
Kur njerëzit dhanë një vlerësim mbi njerëzit që nuk i njihnin, ata prireshin të binin dakord mbi faktin nëse ishin tërheqës apo jo, bazuar në gjëra të dukshme si pamja dhe pëlqyeshmëria. Por kërkuesit zbuluan se te njerëzit që njiheshin me njëri-tjetrin, perceptimi ndryshonte dhe njerëzit nuk binin dakord mbi faktin se cili dukej si partner i mirë dhe cili jo.
‘Teksa kalojmë gjithnjë e më shumë kohë me dikë, ndalojmë së rëni dakord mbi dëshirueshmërinë apo padëshirueshmërinë e tij”, tha autori i studimit dr. Pol Istuik (Paul Eastwick), një asistent profesor në departamentin e zhvillimit njerëzor dhe shkencave familjare.
“Ne fillojmë të kemi mendime shumë individuale dhe të ndryshme mbi njëri-tjetrin”. Zbulimet tregojnë se personi që e përcaktojmë së fundmi si një partner ideal është unik dhe ky konceptim ndryshon në mendjen tonë në varësi të tërheqjes, inteligjencës, shkallës së famës dhe asaj që e bën dikë një partner të mirë në një lidhje.
Pra, kur vjen puna te një “përshëndetje” e thjeshtë të gjithë njerëzit tërhiqen nga njëri-tjetri. Por kur e njohim më mirë dikë, tërheqja dhe dëshira që ndiejmë për të fillon të jetë më e pastër dhe pa iluzione. Tërheqja dhe statusi social zëvendësohen me sa i komunikueshëm dhe i përshtatshëm është dikush në një lidhje të vërtetë.
“Këto zbulime janë një gjë e mirë nëse njerëzit nuk shqetësohen për gjetjen e partnerit ideal, por kërkojnë të gjejnë partnerin që është i mirë dhe i pajtueshëm me ta”, thotë Istuik.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative