Mënyra si flenë partnerët, zbulon marrëdhënien


Ngandonjëherë, të flini, nuk do të thotë thjesht të bini në çlodhje totale të trurit dhe trupit, por tregon edhe mënyrën se si e konsideroni atë që është shtrirë në krahun tuaj.[/pullquote_right]
Nëse deri tani e keni parë gjumin vetëm si një prej elementëve të rëndësishëm të jetës suaj, i cili ju shërben për të çlodhur trupin dhe mendjen, për të rigjeneruar idetë apo forcat fizike dhe kaq, që prej këtij momenti do t’ju duhet të riorganizoni mënyrën tuaj të të menduarit mbi gjumin. Në fakt është shumë më shumë se thjesht një praktikë jetike, e përcaktuar dhe e domosdoshme. Gjumi, sipas studimeve të ndryshme, tregon edhe personalitetin. Kështu listës së gjatë të gjërave që përcaktojnë personalitetin tonë, si mund të jetë veshja, ushqimi, si kalohet koha e lirë, etj., shtojini edhe qëndrimin tuaj në krevat gjatë orëve të natës. Si kuptohet kjo? Mënyra se si flemë në krevat, veçanërisht nesë jemi dy, përcakton edhe karakterin e marrëdhënies sonë në çift. Pozicioni me të cilin shtrihemi, apo flemë thuajse gjatë gjithë natës, sipas studiuesve thotë shumë mbi mënyrën se si bashkë me partnerin, kemi ndërtuar marrëdhënien tonë, se si e konsiderojmë njëri-tjetrin, apo si sillemi në situata të ndryshme.Me shpinë ndaj njëri-tjetrit, të përqafuar, apo edhe thjesht ne kontakt me dorën, e fjetura jonë rrëfen shumë. Mund të mos e keni ditur, por pikërisht pozicioni juaj në raport me partnerin gjatë gjumit, flet shumë. Kështu nëse keni menduar se në gjumë njeriu është më i pafajshëm se askund tjetër dhe si asnjëherë, rimendojeni, pasi edhe këtu ka shumë për të thënë.

 Marrëdhënia juaj, si dy futbollistë

Ky lloj pozicioni i gjumit parashikon të ndenjurin pranë njëri- tjetrit, të shkëputur, por gjithësesi të lidhur vetëm nëpërmjet një pike, këmbës. Kuptimi i kësaj mënyrë të të fjeturit gjumë është se marrëdhënia juaj është e njejtë me atë të futbollistëve në fushën e sportit, ju mjafton vetëm të preken me majën e këmbës, kaq është më se e mjaftueshme për t’u ndjerë të sigurtë gjatë gjumit me partnerin tuaj. Në këtë lloj marrëdhënie të dy partnerët janë shumë të zënë me jetët e tyre, e megjithatë të rigjehen natën gjatë gjumit, ku secili rehatohet individualisht, por pa harruar partnerin në krah,nëpërmjet këtij kontakti vetëm me majën e këmbës, është maksimumi për ta. Ky pozicion gjatë gjumit, është tipik për ata të cilët nuk duan të përfshihen shumë në një marrëdhënie.

Përqafimi i dy të dashuruarve

Është një prej mënyrave të të fjeturit gjumë tipike për dy të dashuruar të cilët as gjumin nuk e bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Parashikon që koka e saj të mbështetet në shpatullën e tij dhe nga ana tjetër dora e saj të jetë mbi trupine  tij. Një mënyrë të fjeturi romantike, edhe pse pak e rehatshme. Sipas studiuesve, një gjumë i tillë, tregon se në këtë marrëdhënie, mashkulli superior, kërkon të ketë gjithnjë në mbrojtje partneren e tij, duke mos e lënë të ikë as në gjumë. Është një mënyrë të treguari, përmes gjumit, kontrollin. Megjithatë duhet pasur kujdes, të mos kalohet në mani.

Marrëdhënia juaj, si ajo e dy lugëve

Në këtë rast, shpina e saj është mbështetur në gjoksin tuaj, ashtu sikurse mund të rrinë dy lugë në sirtar. Kjo mënyrë e të fjeturit, tregon shumë mbi perspektivat tuaja të së ardhmes. Me sa duket, martesa është një gjë e vogël, krahasuar me të gjitha planet e bukura që keni vendosur të bëni sëbashku me partnerin tuaj. Partneri i cili mbështjell tjetrin në këtë pozicion të fjeturi, me sa duket tregon se e ka më përzemër raportin dhe kërkon ta mbrojë atë me çdo kusht. Por nga ana tjetër, “i përqafuari” është më i ndjeshëm. “Lugët”, apo ndryshe në këtë rast ju,nuk shkojnë për të fjetur kurrë të mërzitur me njëri-tjetrin dhe përgjithësisht, sipas studimeve, ky është pozicioni i gjumit i cili është karakteristik për dy vitet e para të marrëdhënies në çift.
Është një prej mënyrave për të treguar afeksion edhe gjatë periudhës kur truri dhe trupi duhet të pushojnë për t’u shplodhur. Sipas një çifti të tillë, ushqimi dhe raporti seksual janë dy bekimet e jetës.

 Të ndryshmit

Sipas karakteristikave të mënyrës se si flini, kjo tip marrëdhënie, parashikon që njëri prej jush fle me kurriz, duke vendosur vetëm njërën dorë mbi trupin e tjetrit. Dora përgjithësisht është e mbledhur si një grusht. Domethënia e kësaj mënyre të të fjeturi është e veçantë. Ajo tregon shumë për marrëdhënien tuaj edhe në jetën e përditshme. Jeni përgjithësisht tipa që shpesh edhe mendimet i keni të kundërt me njeri-tjetrin, ose më e pakta të ndryshëm. Duke qenë në një marrëdhënie të tillë, jeni shpesh në kërkim të kompromiseve me njëri-tjetrin. Detajet e fshehura të kësaj mënyre të të fjeturi, apo të vendosjes së partnerëve gjatë gjumit të përbashkët, tregojnë për mosmarrëveshje të shumta, ndonëse jo të rrezikshme për raportin.

 Të veçuarit

T’ju zërë gjumi në këtë mënyrë do të thotë t’i ktheni shpinën partnerit dhe të mos preokupoheni farë nëse tjetri është duke fjetur apo jo. Të njejtën gjë bën edhe ai me ju. Pra të dy jeni me shpinë ndaj njëri-tjetri, secili për hesapin e tij. Ky pozicion tregon për dy njerëz të veçuar, që kërkojnë me çdo kusht hapësirën e duhur për veten brenda në marrëdhënie, madje shpesh janë edhe të distancuar nga vendimet që marrin. Të dy kanë interesa të ndryshme, duke filluar që nga gjërat më jetike, e duke përfunduar tek preferencat për kohën e lirë. Lind pyetja se si arrin një çift i tillë të mbijetojë? Përveç shumë gjërave të ndryshme që përbëjnë interesat e tyre, ata dijnë të vlerësojnë diversitetin si në mendimet e tjetrit, po ashtu edhe në mënyrën e jetesës, ndaj duke e vlerësuar këtë fakt, gjejnë gjithnjë diçka interesante tek partneri. Ndonëse në mbrëmje i kthejnë shpinën njëri-tjetrit, ditën interesohen për veprimtaritë e veçuara që secili bën për llogari të vet./100revista