Ju ka braktisur? Mbase ju ka ndodhur për shkak të njërës prej këtyre 6 gabimeve


Mashkulli i cili mendon dhe sillet sikur çdo gjë gjithmonë duhet patjetër të jetë sipas tij, herë do kur do të marrë “shqelmin”.

Që mbrëmë kur keni “murmuritur”, dhe pastaj me vrull jua ka përplasur derën para hunde dhe ju ka thënë: “Lamtumirë, i dashur”...
Nëse nuk dini se çka nuk shkonte, mbase keni bërë njërin nga këto gabime. Apo edhe shumë sosh...
Është ndier sikur po e ngufasni

Mashkulli i cili mendon dhe sillet sikur çdo gjë gjithmonë duhet patjetër të jetë sipas tij, herë do kur do të marrë “shqelmin”, transmeton Telegrafi. Edhe femrat dëshirojnë të shoqërohen me miket e tyre, por kur shohin meshkuj të tjerë që shfaqin interesim dhe, dëshirojnë të kenë kohë vetëm për veten.
Mbase tani jeni solo, sepse tepër shpesh jeni ankuar kur ajo ka shkuar për të pirë me ekipin...
Duke kufizuar lirinë e saj, nuk keni bërë edhe bash ndonjë shërbim të mirë, por te ajo keni shkaktuar ndjenjën që jeni mashkull me vlera më të pakta.
I keni qenë sikur ngjitës

Mashkulli i cili nuk e ka jetën e vet, miqtë e vet dhe pasionin e vet, pas një kohe bëhet sikur ushunjëz dhe fillon ta bëjë gruan nervoze.
Le t’ju jetë kjo një mësim për herën tjetër.
Tepër jeni ankuar

Natyrisht që femra (e vërtetë) do t’ju ndihmojë kur problemet ju vënë përballë murit, mirëpo nëse së paku pak përlotet në përqafimin e saj dhe kërkon nga ajo që me shkopin magjik ta bëjë botën një vend sipas dëshirës suaj, nuk është për t’u çuditur nëse ajo ju ka detyruar.
Asnjë femër nuk dëshiron që të ndihet sikur ju është nënë juaja.
Nuk jeni kujdesur për higjienën

Mbase në fillim mbyllni sytë për shkak se nuk i ndërroni çorapet shpesh, mirëpo edhe pas tërheqjes së vërejtjes nga ajo vazhdoni me këtë gjë, të jeni të sigurt që do të gjejë një tjetër.
Lajuni, por jo për hatër të saj. Para së gjithash, për vetveten.
Seksi ka qenë i keq

Çdo gjë mund të përmirësohet, mirëpo nëse në krevat jeni egoist dhe nuk dëshironi të angazhoheni t’i ofroni kënaqësi, ju pret lamtumira!
Nuk keni vetëbesim

Çuni i turpshëm dhe i këndshëm shpejt në sytë e saj do të shndërrohet në një mashkull për të cilin ka mendim gjithnjë e më të keq, sepse as ai vetë për veten nuk ka mendim të mirë. /Telegrafi/

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative