Femrat tradhtojnë dhe – harrojnë!


Sipas një hulumtimi nga një Institut në Boston të SHBA, femrat janë të ‘programuara’ të tradhtojnë bashkëshortët të cytura nga instinktet gjenetike – por edhe që këtë fakt ta ‘fshijnë’ tërësisht nga kujtesa.

Joanne F. nga Boston Massachussets nuk e mbante mend nëse kishte kaluar ndonjëherë natë me mashkull tjetër përveç bashkëshortit të saj – edhe pse rezultatet e ADN-së pohonin se i biri i saj i dytë ishte ngjizur me dikë tjetër.
Si është e mundur të fshihen nga mbamendja situatat e tilla mbresëlënëse çfarë është marrëdhënia seksuale e rastit?
Sipas psikologes klinike Susanne Woodward nga Instituti për Studime Psikosociale në Boston, kjo është dukuri fare e rëndomtë tek një numër i madh i femrave. Rezultatet e një hulumtimi të gjatë të zhvilluar me mbi 3,000 gra të moshës 25-55 vjeçare dëshmuan për një fakt shokues: ka të ngjarë që gati çdo i treti fëmijë në shoqëri si SHBA të jetë i ngjizur me partner tjetër gjatë martesës – dhe ky fakt është ‘fshirë’ nga memoria e femrës.
Bëhet fjalë për dy gjëra, pohon Woodward: e para është dëshira instinktive e femrës që ta sigurojë trashëgiminë e fëmijës me partner sa më të aftë psiko-fizikisht, e që jo rregullisht është bashkëshorti i zgjedhur.
‘Shpeshherë, zgjedhja e bashkëshortit është veprim racional. Por, tërheqja dhe akti seksual është instinktiv dhe krejtësisht i paarsyeshëm sipas standardeve të sotme’, pohon Woodward. Kësisoj, sipas saj, femrat ndahen sipas vijës ‘racionale’ dhe ‘joracionale’ të veprimeve – e që më së shumti mund të gjurmohet në jetën e tyre ‘të fshehtë’ seksuale.
Sipas saj, femrat janë në gjendje të zhvillojnë marrëdhënie instinktive jashtëmartesore të cytura nga nevoja gjenetike,. dhe më pastaj ‘ta fshijnë’ kujtimin për të ngjashëm me memorien kompjuterike. Kjo, pohon Woodward, është mekanizëm mbrojtës femëror i cili funksionon me mijëra vjet dhe falë të cilit racës njerëzore i është mundësuar përtëritja dhe llojllojshmëria gjenetike.
Woodward përfundon vëzhgimin e saj duke theksuar se ajo që qytetërimi i sotëm e quan ‘tradhti’ në marrëdhënie martesore ka prodhuar dy efekte tek femrat: ‘harresën’ memorike për shkak të presionit shoqëror, por edhe një shoqëri gjenetikisht të shumëllojshme. Sipas saj, kjo është dukuri planetare në të gjitha shoqëritë njerëzore.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative