Dita ideale e meshkujve? E pabesueshme sesa minuta dëshirojnë të bëjnë seks


Është fakt i njohur që meshkujve shpesh u shkon mendja te seksi. Një hulumtim më i ri britanik zbulon se sa minuta në ditë më me qejf do t’i kalonin në aktivitete seksuale.

Hulumtimi i sipërpërmendur i bërë për firmën “Unilever”, prodhuese e mallrave të përdorimit të gjerë, ka treguar që dita ideale për meshkujt do të dukej saktësisht kështu: 4 orë e 19 minuta seks, ndërkaq për obligime afariste mezi 3 orë e 36 minuta. Me miqtë dhe me familjen do të shoqëroheshin 3 orë e 22 minuta brenda ditës. Në gjumë do t’i kalonin 3 orë e 22 minuta, ndërsa në ushqim saktësisht 2 orë e 38 minuta.
E po, ku do t’i shpenzonin 29 minuta të mbetur të ditës? Duke u rregulluar para pasqyrës. Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar që 64 për qind e meshkujve të anketuar rregullisht përdorin smartphone mobitel dhe tabletët në tualete, ndërsa 26 për qind e tyre mendojnë për obligimet e tyre të përditshme derisa bëjnë dashuri me partneren, transmeton Telegrafi.
Gjysma e të anketuarve më të rinj se 34 vjeç janë të brengosur se mos po u humbet ndonjë përvojë jetësore nëse e tërë dita nuk u është e mbushur me obligime. /Telegrafi/

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative