Aroma e trupit- nxitje per libido seksuale


Se meshkujt i përmbahen të pamurit dhe asaj çka shohin tek partnerja, dhe se femrat i përmbahen emocioneve dhe fjalëve që dëgjojnë nga partneri- dëshmohet në shumë artikuj leximorë ku jepen këshilla për një jetë më të mirë në çift. Por a e dini se aroma e trupit të partnerëve luan një rol të rëndësishëm për jetë seksuale më të mirë?!
Ekspertët suedez kanë pohuar hulumtimet e tyre se meshkujt që lindin pa shqisën e nuhatjes kanë numër më të vogël të partnerëve seksualë. Ndërsa për femrat nuk vlen e njejta gjë, ato femra që vuajnë nga mungesa e shqisës së të nuhaturit, në një masë të madhe ndjehen të pasigurta në marrëdhëniet e tyre.
Hulumtuesit në Universitetin e Gothenberg-ut në lidhje me shqisën e nuhatjes theksojnë se personat që janë të privuar nga kjo shqisë, padyshim që “kanë humbje të sinjaleve emocionale gjatë gjithë jetës së tyre”.
Psikologu Ilan Croy, udhëheqës i punimeve të publikuara në revistën Psikologji biologjike rezulton në mendimin se njerëzit që nuk posedojnë shqisën e nuhatjes, humbasin vetëbesimin dhe nuk janë të gatshëm për të pushtuar zemrat e femrave. Kur bëhet fjalë për femra, shqetësimi apo ankthi social mund të përfundojë në lidhje të pasigurta.
Studimet tregojnë se njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme përcjellin emocionet përmes shqisave. Një shkrim holandez i botuar në gazetën Shkenca psikologjike tregon se frika është bartëse apo ngjitëse, ndërsa pohohet nga ekspertët se njerëzit dijnë të dallojnë dhe të intrigohen nga aroma të posaçme trupore, gjë që mund të ndikojë në masë të madhe në përzgjedhjen e partnerit.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative