A janë këto, kohë të vështira për martesën?!


Nëse do të uleni të analizoni me veten tuaj për disa çaste të gjithë çiftet e martuar që njihni, do të kuptoni se ata të cilët janë të lumtur, janë vërtet “ specie” në zhdukje. Nuk janë të paktat rastet kur, ndonëse pas shumë viteve martese, dy njerëz, të cilët në dukje me një familje të stabilizuar, vendosin të divorcohen. Kjo i prek të gjithë, njerëz të thjeshtë a të famshëm qofshin. Kohët moderne, kanë një prej tipareve karakteristikë të tyren, pikërisht ndryshimin e strukturës së familjes, por edhe të konceptit mbi të. Kështu, jo pak herë është vënë në diskutim edhe monogamia, a është apo jo e duhura në këtë kohë që jetojmë, me gjithë ndryshimet dhe mënyrën se si e ndërtojnë jetën njerëz të ndryshëm, në kultura dhe shoqëri të ndryshme. Pak a shumë, tabloja është e njëjtë; historitë nisin me dy njerëz të dashuruar, plot passion për njëri tjetrin, që ju duket se e tillë do të jetë lidhja gjatë gjithë kohës dhe se asgjë nuk mund ta cënojë, as nga jashtë, as nga brenda. Në fakt, rastet e divorceve flasin ndryshe.
Ndodh që gjatë kësaj rruge të gjatë, pse jo aspak të thjeshtë, dy partnerët harrojnë se çfarë ishin, gjërat që kishin, qëllimet e përbashkëta, gjërat që i mbajnë të lidhur. Kjo ndodh për shumë arsye, nganjëherë aspak prej të tretëve që futen në mes, porse për vetë fajin e partnerëve, që duke neglizhuar disa detaje të vogla, por të rëndësishme, rrezikojnë ta çojnë lidhjen drejt greminës. Megjithatë, më shumë e rëndësishme se të dihet çfarë e çoi martesën drejt greminës, është fakti, si mund ta parandaloni këtë gjë. Ajo ç’ka e bën një martesë të dështojë, nuk është më një mister. Një përvojë e gjatë, e cila ka shoqëruar historinë njerëzore për shumë kohë, ka nxjerrë edhe mësimet e saj. Kështu, janë një sërë psikologësh, terapeutësh të marrëdhënieve në çift, të cilët japin këshillat e tyre, mbi mënyrën se si mund të evitohen pengesat e vogla, të cilat mund t’ju shkatërrojnë martesën. Në dukje, mund të mos jenë aspak domethënëse, por kujdes. Ja cilat janë disa prej tyre:  

Investo çdo ditë në martesën tënde

Sikurse ushtrimet për një fizik të mirë e të rregullt, të cilat duhen bërë çdo ditë, edhe martesa kërkon vëmendjen e saj çdo ditë, në mënyrë që të japë frutet e dëshiruara. Kështu përshembull, ka detaje, të cilat nëse lihen pas dore, rrezikojnë të humbasin, e bashkë me to, edhe një pjesë e mirë e zakoneve që ndoshta janë edhe pjesa më e bukur e marrëdhënies suaj. Kështu, sikurse mund të bënit 15 minuta ecje, apo vrap, çdo ditë, që, edhe pse mund të mos jetë shumë, mjafton për ta mbajtur trupin në formë. Kështu ndodh edhe me martesën. Njëherë e në kaq, ju mund të shkëputeni nga çdo gjë, të merrni vetëm partneren tuaj dhe të shijoni një funjdave, apo qoftë edhe një ditë të vetme, aq sa për të kujtuar që ju të dy, jeni mbi çdo gjë.
Ose në rastet kur nuk keni mundësi të shkëputeni, tregoni që jeni aty për atë, gjysmën tuaj të ëmbël, për ta mbështetur, për t’i dhënë kurajo. Kështu për shembull, nëse bashkëshorti juaj lajmërohet për një ndryshim nga puna, apo për ndonjë problem që mund t’i ketë dalë, lini çdo gjë që mund të keni në dorë dhe kushtojini vëmendje situatës së tij. Pyeteni se si ndihet, nëse ka nevojë për ndihmën dhe këshillën tuaja, tregohuni e gatshme dhe lërini të kuptojë që ju jeni atje për të, që e mbështesni. Një takim i po kësaj natyre, mund të jetë edhe në mbrëmje. Mund të mërrni një periudhë të caktuar kohe për të qëndruar bashkë, për të pyetur njëri – tjetrin si ju shkoi dita. Nuk është e rëndësishme që mes jush të jetë gjithçka rozë, ka edhe mumente kur dashuria për njëri-tjetrin, të shfaqet edhe përmes përkujdesjeve të këtilla.
Në fund të fundit, ai nuk është vetëm njeriu që qëndron fizikisht krah jush, por edhe ai tek i cili duhet të mbështeteni më shumë. Mund edhe të shihni një film bashkë, një prej atyre filmave që me anë të humorit, përcjell ndoshta të njëtjën gjendje si në familjen tuaj. Do t’ju ndihmojë të komunikoni me njëri-tjetrin ndryshe.

Bëni kujdes nga rrjetet sociale

E çuditshme, por e vërtetë, rrjetet sociale janë kthyer në armiqtë e njeriut modern. Më shumë se gjysma e rasteve të divorceve nëpër botë, kanë ardhur pikërisht për shkak të Facebook-ut dhe rrjeteve sociale. Duke i njohur këto, keni mundësi të ruani martesën tuaj. Në fakt rreziku mund të mos vijë vetëm nga njohjet e atij, por edhe të tuat, jo vetëm nga njohjet e tashme, por edhe nga të kaluarat. Kështu që bëni kujdes, nëse vendosni të mbani hapur profilin tuaj të facebook- ut dhe mbi të gjitha kur lejoni që bashkëshorti juaj të shohë atë çfare keni ju aty. Mund të dalin papritur histori të kaluara, të cilat vijnë në dritë pikërisht në momentin më të keq e që mund t’ju prishin seriozisht punë. Ndaluni dhe pyeteni veten për një çast, nëse partneri juaj do të vinte në dhomë dhe ju të ishit në facebook, do të ishte mirë nëse ai apo ajo vjen dhe sheh atë ç’ka ju keni shkruar apo keni aty. Nëse për ju nuk ka problem, atëherë do të thotë që gjithçka është e rregullt dhe ju nuk i fshihni asgjë partnerit, përndryshe, bëni mirë të ndryshoni atë çfarë jeni duke bërë dhe t’i jepni fund menjëherë. Mos fshihni asgjë nëse doni të keni një marrëdhenie të shëndoshë, përndryshe gjithçka do të prishet. Marrëdhëniet virtuale, ato të krijuara nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, mund të kthehen në shumë të rrezikshme, në moment që abuzohet me vëmendjen ndaj tyre. kështu, nëse hapeni më shumë me miqtë tuaj në facebook se sa me bashkëshortin, atëherë punët janë shumë keq. Kujtoni që të tilla marrëdhenie virtuale, nuk ju sjellin asgjë të mirë, veç se ju krijojnë tension dhe jua komplikojnë më shumë jetën. Vlerësoni më shumë atë që keni në krah dhe hiqni dorë nga ato të cilat konsiderohen “dëshira të rrezikshme” për lumturinë e martesës suaj./100revista

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Mëngjesi pas herës së parë