A besoni në dashuri pa kushte?


Nga Dr. Jeremy Nicholson | Psychology today
A besoni në dashuri pa kushte? Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje në biseda… Kur unë përgjigjem me një “po”, ata që më pyesin, zakonisht dyshojnë. Ata çuditen se si mund të besoj në dashuri pa kushte, ndërkohë që diskutohet kaq shumë rreth takimeve dhe lidhjeve të “kushtëzuara” me teknika të tilla reciproke, si; jep një dhuratë , fal dikë ,shpërben një partner , etj. Pas gjithë këtyre, ata supozojnë: në qoftë se ju doni dikë pa kushte dhe lidheni me të vërtetë me të, atëherë ju nuk keni ndonjëherë nevojë për të ndikuar, kufizuar, bindur , ose vendosur kufij me të… e drejtë?
Konfuzioni i tyre mbi bindjet dhe këshillat e mia mbi marrëdhëniet, është rezultat i një dallimi të rëndësishëm, që në fakt është zhdukur. Po ia u tregoj këtë dallim. Kjo do t’ju ndihmojë të gëzoni dashurinë e pakushtëzuar dhe të zhvilloni marrëdhënie të shëndetshme.
Dashuria e pakushtëzuar dhe marrëdhëniet e pakushtëzuara
Dashuria është shumë e rëndësishme. Kur ju të gjeni dikë, ndoshta nëpërmjet një takimi dhe të krijoni një lidhje që tregon vërtet se “kush jeni”, është një përvojë e mrekullueshme. Në mënyrë të ngjashme, ajo është e dobishme edhe për dikë tjetër. Unë besoj se një lidhje është e pazëvendësueshme dhe duhet të ushqehet me shumë dashuri. Dashuria është pjesë e emocioneve tona, rrjedhojë e proceseve kimike në tru (për ata që janë të prirur), dhe shpirtërore (për ata që gjithashtu janë të prirur).
Marrëdhëniet, megjithatë, janë një gjë krejtësisht e ndryshme. Marrëdhëniet janë njësoj si partneritete pune. Ato përfshijnë mendimet, arsyen dhe vendimet. Ato kërkojnë dy (ose më shumë) individë në komunikim, përkushtim dhe shkëmbimin bashkëpunues.
Si rezultat, dashuria (ndjenjat) dhe marrëdhëniet (vendimet) mund të kenë rregulla dhe prirje të veçanta. Dashuria mund të jetë e pakushtëzuar, sepse ajo është një ndjenjë. Ndonjëherë, pa marrë parasysh se çfarë ka një partner, ndjenja ndaj tij nuk do të ndryshojë. Marrëdhëniet, megjithatë, funksionojnë si partneritete. Si të tilla, ato kërkojnë kushte, kufij dhe orientim, që të zhvillohen normalisht.
Prandaj, duhet bërë një dallim mes “dashurisë së pakushtëzuar” … dhe “marrëdhënies së pakushtëzuar”.
Po, a nuk mjafton dashuria?
Tani që ne kemi bërë dallimin midis “dashurisë së pakushtëzuar” dhe “marrëdhënieve të pakushtëzuara”, është e mundur të duash dikë pa limit, por marrëdhënia e vazhdueshme me të mund të ketë të papritura. Me fjalë të tjera, ndërsa ju mund të vazhdojnë të doni një partner “pa marrë parasysh se çfarë”, ju nuk mund të zgjidhni të keni me të një marrëdhënie sipas të gjitha kushteve. Ky dallim është i rëndësishëm për t’u kuptuar. Por, kjo nuk vlen për të gjithë …
Ka disa individë që thonë: “Jo, dashuria mjafton”. Këta individë mendojnë se për aq kohë sa janë të dashuruar, nuk është e nevojshme asgjë tjetër. Si rezultat i kësaj, marrëdhënia e tyre bëhet “e pakushtëzuar”. Ata nuk vënë kufij të fortë, për ngjarjet, apo kufij me “partnerin” e tyre. Ata i vendosin “marrëdhëniet” të bazuara vetëm në ndjenjat e tyre të dashurisë. Ndonjëherë kjo funksionon… Por ndonjë herë tjetër jo, sepse asnjë nuk po ndërton një “partneritet pune”. Për shkak se ka një pritshmëri për të pranuar partnerin ashtu siç është në çdo situatë, marrëdhëniet mund të vendosen nën kushte të këqija.
Nga ana tjetër, dallimi midis dashurisë dhe marrëdhënieve është mbështetur me individë që thonë se “marrëdhëniet e shëndetshme janë shumë të nevojshme “. Këta individë i duan partnerët e tyre pa kushte, por duan të vendosin edhe rregulla që të kenë një marrëdhënie me ta. Ata përdorin ndikimin, kufijtë, dhe të papriturat që të sigurohen për një shkëmbim të balancuar, të barabartë në partneritetin e tyre romantik. Për më tepër, ndërsa ata mund të vazhdojnë të “shijojnë” dashurinë pa kushte, ata gjithashtu mund t’i japin fund partneritetit “të sëmurë”, nëse kushtet nuk janë më të realizueshme./100revista