5 pyetjet, që rrezikojnë seriozisht një marrëdhënie


Para se t’i bëni një pyetje partnerit, i cili mund të jetë i dashuri/a, i/ e fejuari/a apo bashkëshorti/ ja, pikësëpari do t’iu duhet të vlerësoni ndikimin që do të ketë ajo pyetje, në marrëdhënien tuaj. Shpesh lejojmë që biseda të na marrë me vete e të harrojmë në këtë mënyrë përmbajtjen e fjalëve që flasim, duke vënë jo vetëm veten dhe tjetrin në siklet, por edhe duke bërë që të rrëzikojmë lidhjen. Kujdes me pyetje të tilla si më poshtë, sepse kanë shumë kuptime.

E ke marrë mesazhin tim?

Nuk duhet të jesh gjeni, për të kuptuar se të hedhësh në tavolinë një pyetje të tillë, në mes të bisedës, është pak a shumë si të hedhësh një bombë dore ne fushën e betejës. Logjika e pastër të çon në shpërthimin e një lufte. Nëse pyetja ju bëhet juve, atëherë mendoni që keni vetëm 10 sekonda kohë të vini veten në shpëtim e sipër me një përgjigje të shpejtë. Kini parasysh të eleminoni apriori përgjigjen “Cilin mesazh?” Në fakt domethënia e vërtetë e pyetjes është kjo si më poshtë : “A më do akoma? Përse nuk i përgjigjesh më telefonatave dhe mesazheve të mia? Më parë ishe ndryshe, më bombardoje me mesazhe gjithë ditën. Po tani? Je shumë i zënë me miqtë?” E vetmja mënyrë për të shmangur gjithë këtë rrëmujë, veçanërisht nëse mashkulli apo femra para jush, nuk është ende partneri juaj, është të thoni : “Po e mora, por a duhet ta diskutojmë këtë pikërisht tani?” nuk do të mbyllet këtu diskutimi, por të paktën do keni kohën e mjaftueshmë, më vonë për të gjetur një përgjigje më të përshtatshme.

Çfarë mendon?

Të jeni të sigurtë se asnjë partner nuk do t’ju thotë kurrë se çfarë mendon në të vërtetë në lidhje me një zgjedhje tuajën apo gjetkë. Por ju mund të përpiqeni të merrni vesh reagimin e tyre, përmes mënyrave të ndryshme. Ose nëse jeni në pozicionin e atij që duhet t’I përgjigjet kësaj pyetjeje, bëni sa më shumë komplimente dhe mos u zhgënjeni nëse pas shumë fjalëve tuaja të bukura vjen vetëm një “Faleminderit”! Gjëja më e mirë që mund të bëni në të dyja rastet është të rrini të qetë dhe të mendoni se performanca juaj, ajo për të cilën po pyesni, thjesht ka qenë e mrekullueshme, por të tjerët nuk jua thonë dot sepse kanë humbur aftësinë e të folurit. Çelësi është të mendoni pozitivisht.

A e ndajmë përgjysmë?

Kjo është një situatë e cila nuk përfundon asnjëherë mirë. Nëse këtë pyetje e bën një femër, atë herë është e qartë se po thotë “Më do akoma? Mirë, nuk kam nevojë të ma tregosh vetëm me fjalët e tua se ato nuk kushtojnë. Kam nevojë të ma tregosh edhe me xhepin tënd.” Nga ana tjetër, nëse këtë gjë e thotë një mashkull, atëherë është e qartë që po thotë “Hej, përveç faktit që dalëngadalë po më shteron, ke filluar edhe të shëndoshesh dhe nuk kam ndërmend të financojë për këtë.” Nëse ende nuk keni llogaritur një ndarje të barabartë të llogarisë, pas kësaj ngjarjeje, nuk është mirë të reagoni menjëherë, por shtyjini gjërat për më vonë. Disa mendojnë se ta bësh me radhë, pagesën e llogarisë së caktuar, pasi keni ngrënë një darkë, apo keni dalë për diku, është shumë më mirë se ta ndani përgjysmë faturën. Ose ekziston alternativa tjetër, përzgjidhni vende më të lira për të shkuar, apo roganizoni vetë diçka me shpenzime të vogla.

A e njeh atë vajzën atje?

Nëse këtë pyetje e bën ajo dhe ju nuk e jihni vajzën në fjalë, lind një problem. Nëse gjithmonë, keni ende 5 minuta kohë për të skanuar atë për të cilën po ju pyesin, duke harruar në këtë mënyrë partneren që keni në krahë, mos u habisni nëse papritur e gjeni veten me “thonjtë në fyt”. Nëse pyetjen e bën ai, kujtohuni gjithmonë se mënyra e vetme për të dalë me dinjitet nga kjo situatë, është të merrni frenat e situatës dhe të vetes suaj në dorë. Ruani qetësinë edhe pse mund të krijohet një situatë me tension, ky është çelësi i suksesit. Në këtë mënyrë, askush nuk do t’ju bëjë me faj. Nëse doni të dini, ai i pëlqeni apo jo, vëreni në provë, jo për për t’u përpjekur për ta bërë për vete atë, por për t’u përmirësuar vetë ju. Kujdesuni shumë për pamjen tuaj fizike, kurohuni, ushtrohuni në palestër dhe vishni rrobat më të mira që keni. Pra konsiderojeni veten gjithnjë në gjueti. Nëse ju ndodh që të jetë mashkulli ai i cili jua bën këtë pyetje, ka vetëm një përgjigje që mund t’I jepni : “Cilën vajzë? Atë të shëmtuarën atje?” pastaj bëni kujdes të kontrolloni veten duke u përmbajtur. Nëse keni dhënë këtë përgjigje, duke ruajtur qetësinë, atëherë i keni treguar njëherë e përgjithmonë që ky gabim nuk duhet bërë më. Shkencëtarët thonë se ka arsye biologjike se përse një mashkull shkon pikërisht tek një femër, diçka e cila në vija të përgjithshme është e lidhur me shikimin dhe instiktin e mbijetesës. Mirëpo këto teori bëni mirë të mos ja thoni partneres që keni në krah. Nëse keni zgjedhur atë, thjesht shijojeni.

Ku do të na çojë e gjithë kjo?

Kjo është shenja e qartë e apokalipsit të dashurisë. Zakoniusht kjo është pyetje feërore, pra që femrat ua bëjnë meshkujve, duke i vënë me shpatulla pas murit, në kërkim të një përgjigjeje. Të bësh këtë pyetje do të thotë: “Ti je piloti I avionit tim dhe mund të ndikosh fuqishëm në të ardhmen time.” Kështu pra I jepni tjetrit të kuptojë se ai ka kontroll absolut mbi ju. Nëse doni të zbusni pak efektet e pyetjes dhe ta ktheni atë në favorin tuaj, atëherë vendosini brenda pyetjes edhe një datë skadence, e cila njëherë po të kalojë, do të jeni të lirë të fajësoni për gjithçka, të kërkoni llogari sa të doni. Ndërkaq, nëse keni shumë pak kohë që njiheni, kjo pyetje është tërësisht pavend, por edhe tregon se aftësitë tuaja komunikuese janë shteruar pas kaq kohësh. E ardhmja, si argument bisede, nuk duhet të konsumohet që në fillim, por dalëngadalë sa afroheni me njëri-tjetrin., duhet të vijë në mënyrë spontane dhe jo sa herë që mbeteni pa bisedë. Mund të jetë vërtetë e rrezikshme. Mbi të gjitha kjo pyetje thotë se qëllimi i çiftit tuaj është vetëm një, martesa dhe kjo shpesh mund të jetë trembëse për të dyja palët, ndaj merrini gjërat me qetësi dhe mos u nxitoni të fusni të ardhmen aq shpesh në biseda. Kështu bëni kujdes me pyetjet që i bëni personit që keni në krah, diçka e pamenduar mirë, mund të jetë thikë me dy presa. Mund ta gjeni papritur veten në një situatë të vështirë prej së cilës dilni me zor. Ndërkaq, mos harroni, ka edhe pyetje të tjera të tipit : Cili është vizioni yt politik? Çfarë do të bësh pas pensionit? A ka shkuar ndonjëherë tek mjeku për problemin e gërrhitjes?/100revista

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Mëngjesi pas herës së parë