10 rregulla për të kaluar krizën në çift


Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Por, a e dini se cila janë mënyrat më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza? Psikologët japin dhjetë të tilla:
Puthjet e vjedhura
Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndjerë të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.
Vite të mbushura me kujtime
Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.
Dedikime të shumta
Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos nguroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.
Befasojeni
Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!
Vraponi
Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi. Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe patnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku. Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t’u afruar me partnerin tuaj.
Projektoni të ardhmen
A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza? Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.
Është me ju gjatë gjithë kohës
Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues. Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me “sms” nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.
Fantazitë tuaja
Ndani fantazitë që keni me partnerin dhe do të shikoni që situata juaj do të shkojë drejt përmirësimit. Mos i mbani vetëm për vete, sepse një gjë e tillë do t’ju shkaktonte mbylljen në vetvete dhe do ju largonte nga njëri-tjetri.
Falje, falje, falje
Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.
Fjalët që kurrë nuk t’i ka thënë
Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Kjo nuk do të thotë që të flisni pa pushim por që të gjeni mënyrën e duhur për të ndarë me partnerin ato gjëra që ju shqetësojnë dhe pse jo duke ia thënë nën zë, gjë që e bën më tërheqëse mënyrën e të treguarit.