Shenjat: Si ta kuptoni nëse jeta seksuale po ju bëhet monotone?

Bashkë derisa monotonia të na ndajë? Merrni masa për momentin e hidhur të ditës kur monotonia do përpiqet të hyjë mes jush 

Rutina mund të jetë e mirë nëse bëhet fjalë për punën apo palestrën, por nuk ka vend për të në jetën seksuale dhe në dhomën e gjumit.

E vërteta është se shumë pak çifte arrijnë ta kuptojnë në kohë se mes tyre ka hyrë monotonia dhe gjithçka i bëhet e qartë kur është shumë vonë për të bërë ndryshime. Njihuni me shenjat që do t`ju paralajmërojnë se jeta seksuale po hyn në ujërat e qeta dhe të rrezikshme të monotonisë.
Veshja në shtrat
Nëse nuk i kushtoni vëmendje veshjes që mbani në shtrat teksa qëndroni krah partnerit apo partneres, kjo është një ndër shenjat e para të “rrezikut”. Ideja që për të qenë seksi në shtrat mjafton vetëm të qenët lakuriq, është një magji që shumë shpejt fashitet. Kërkoni veshjet e duhura që do të ndezin pasionin mes jush.
Jeta seksuale
Mos lejoni që shtrati të bëhet vendi i përhershëm ku ndodh marrëdhënia juaj seksuale. Eksperimentoni në vende të ndryshme, që të keni mundësinë e përjetimit të ndjesive të forta. Shumë çifte e nisin monotoninë pikërisht nga shtrati.
Ushqimet në krevat
Kushtojini vëmendje kësaj pike. Nëse jeni akoma në fazën romantike apo praktike të ushqimeve në shtrat, të paktën bëjini të jenë sa më tërheqëse dhe ndezëse. Kjo do të thotë që jo çdo ushqim ka leje të kalojë në dhomën tuaj të gjumit, kërkoni rreth produkteve të lehta që mund të sjellin pasion.
Pozicionet
Nëse më shpesh ndërroni ngjyrën e flokëve sesa pozicionet, jeni në ujëra të rrezikshme. Duhet të filloni kërkimet për t’i shtuar jetës suaj seksuale më shumë larmi dhe më tepër çmenduri. Ndërrimi i shpeshtë i pozicioneve duhet të jetë në kulturën tuaj të çiftit, për të qenë sa më larg monotonisë dhe qëndrueshmërisë emocionale.
Në mëngjes
Futuni në listën e femrave apo meshkujve që vënë alarmin për t’u zgjuar në mëngjes. Arsyeja? Studimet tregojnë se seksi i mëngjesit është më i miri. Nëse dëshironi t’i dhuroni vetes një ditë që fillon me buzëqeshje, mos hezitoni të zgjoheni herët.
Kënaqësia
E vështirë për t’u arritur? Jepjani partnerit këtë mesazh duke u dhënë fund orgazmave të shtirura. Ndonëse qëllimi është shumë human, sepse ju përpiqeni të mos e vini në pozicion të keq personin që keni pranë, duhet të mos i praktikoni më. Jeta juaj seksuale mund të futet në monotoni të plotë prej këtij fakti. Ç’kuptim mund të ketë seksi, nëse ju vazhdoni të falsifikoni kënaqësinë tuaj? Zgjidhni rrugën e vështirë.
Flirtimi
Nëse momentet përpara seksit zgjasin shumë pak dhe “nxemja” për aktin që do të vazhdojë është e pamjaftueshme, kjo nuk është gjë e mirë. Jepini shkëlqim mënyrës sesi e vështroni partnerin apo partneren, duke luajtur me njëri-tjetrin përpara se të fillojë seanca romantike. Flirtimi dhe momentet intime që paraprijnë seksin janë shumë të rëndësishme për të mos rënë në monotoni.
Joshja
Cila është arma juaj më e fortë në shtrat? Nëse po kërkoni diçka që mund të jetë më e re dhe më e dobishme gjeni mënyra të tjera për të joshur partnerin. Jepini marrëdhënies suaj një ndjesi të re sensualiteti dhe risie. Për t’i qëndruar larg monotonisë, duhet të keni informacione të reja mbi teknikat më të fundit të ndezjes së zjarrit në çift.
Justifikimet
Përdorimi i tyre të kursen goxha mundim e telashe, por kini parasysh se është një nga elementet më të rëndësishme që i çon çiftet drejt monotonisë. Hiqni dorë nga justifikimet dhe filloni të kryeni veprime reale të cilat i japin më shumë ngjyra marrëdhënies suaj me partnerin ose partneren. Mësoni të thoni gjithnjë “po” kur vjen puna për seksin.
Kujdesi për veten
Nëse keni filluar të lini pas dore veten, kjo është një shenjë që jeta juaj seksuale po shkon drejt vakjes. Mos kujtoni me endje kohën kur gjërat ishin të çmendura dhe të rrëmbyera, por kujdesuni për veten që të mos mbeteni prapa. Të paktën nëse nuk doni që t’ju tradhtojnë.
Ritmi
Gjërat e shpejta fillojnë dhe përfundojnë pa u kuptuar. Merrini gjërat ngadalë dhe do të shikoni se do të njiheni me aspekte tepër tërheqëse, të cilat nuk i kishit vënë re më parë. Shtojini lidhjes suaj romanticitet dhe ëmbëlsi.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Mëngjesi pas herës së parë