Formulë e re për gjetjen e të duhurit, numri i artë është pesë

Studimi
Një formulë e re dashurie ka zbuluar se cili është numri ideal i partnerëve që duhen pasur përpara gjetjes së personit të duhur

Sa partnerë apo partnere seksuale keni pasur? Nëse përgjigjja është pesë, atëherë kërkimi për “të duhurin” ka mbaruar. MSN-ja ka zhvilluar një formulë të re dashurie që mund të funksionojë. Përbërësit kryesorë të një marrëdhënieje të gjatë dhe të suksesshme ndikohen drejtpërdrejt nga numri i partnerëve seksualë që dikush ka pasur.
Formula është hartuar për ata që po kërkojnë për dashurinë e jetës, për ata që mendojnë ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër dhe për ata që po e rivlerësojnë lidhjen e tyre në çift.
Sipas 2000 burrave dhe grave që morën pjesën në kërkimin për krijimin e formulës, njerëzit priren të krijojnë një lidhje serioze shpeshherë edhe martesore, me partnerin ose partneren e pestë.
Saktësisht, një ndër katër meshkuj dhe femra besojnë se është e drejtë që partneri i tyre të ketë pasur një sasi eksperiencash deri në katër partnerë seksualë përpara tyre. Nga ana tjetër, një në pesë burra mendonin sipas mënyrës tradicionale, në bazë të së cilës ata duhet të ishin partneri i parë i grave të tyre.
Të qenët me humor të mirë mesa duket është karakteristika numër një që kërkohet nga meshkujt dhe femrat kur vjen puna për kërkimin e një partneri të qëndrueshëm.
Mënyra e sjelljes në krevat ka gjithashtu rëndësi. Rreth 26 për qind e burrave besonin se një marrëdhënie e suksesshme ka nevojë për një seks të mirë, në mënyrë që të jetë e konsoliduar, ndërsa vetëm 13 për qind e femrave besonin se kjo ishte e vërtetë.
Ekspertja dhe psikologia e marrëdhënieve te MSN-ja, Korin Suit (Corinne Sweet), shprehet se arsyeja përse njerëzit besojnë se partneri ose partnerja numër pesë është e duhura, lidhet me faktin e sigurisë në ato karakteristika që dikush kërkon.
Shumë njerëz hyjnë në një lidhje serioze, duke shpresuar që të zgjasë përgjithmonë. Pak e dinë se vetëm pasi të kenë kaluar katër partnerë e kanë të qartë se çfarë kërkojnë ekzaktësisht nga një marrëdhënie dhe kanë vetëbesim ta pohojnë me zë të lartë.
Pamja e bukur mund të ndihmojë në tërheqjen seksuale, por këto lloj tërheqjesh nuk zgjasin përgjithnjë, ndaj është e rëndësishme që te partneri të kërkohet personaliteti, dëshirat dhe kërkesat.
Psikologia dhe ekspertja këshillon se formula e zbuluar nga kërkimet e mësipërme, nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe nuk është e thënë që të ndihmojë domosdoshmërish në një marrëdhënie.
“Formula pranverore e dashurisë së MSN-së mund të ndihmojë në përcaktimin e karakteristikave që po kërkojmë. Mund të ndikojë gjithashtu edhe në jetëgjatësinë e një marrëdhënieje, bazuar në pajtueshmërinë dhe qëllimet e përbashkëta.
Majkëll Ualter (Michael Walter) nga Uinchester, ka qenë me të dashurën e tij për dy vjet dhe për dhjetë minuta u mor me ekuacionin e dashurisë së MSN-së.
Burri 30-vjeçar u shpreh: “Shpenzova disa minuta duke u marrë me formulën dhe zbulova se do të qëndroja me të dashurën time për 33 vjet dhe 3 muaj. Më pëlqen rezultati, sepse jemi bashkë prej një viti e gjysmë dhe përfundimet janë premtuese”.
Megjithëse Majkëll ishte i kënaqur nga rezultatet e dashurisë afatgjatë, ishte gjithashtu edhe pak i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë atij gjatë 33 viteve në vijim.
Ndonëse nuk kemi plane për t’u martuar, 33 vite janë shumë premtuese, ndaj mendoj me ëndje se çfarë mund të ndodhë deri atëherë.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative