Aroma tregon sekrete jetësore për shëndetin e partnerit të ardhshëm

Nuhatja e partnerit të ardhëm mund të jetë mënyra ideale për të zbuluar dashurinë e vërtetë. Sipas shkencëtarëve, kundërmimi i një personi mund të zbulojë nëse ai ka apo jo shëndet të mirë, duke nënkuptuar se aroma mund të jetë e rëndësishme në zgjedhjen e një partneri.


Për të testuar teorinë, një natë shkencore e takimeve të shpejta, do të organizohet si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të nuhasnin njëri-tjetrin për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore. Zoologu Dr Cromier tha: “Të gjithë e mendojnë për dashurinë me shikim të parë, por përfshihen edhe shumë gjëra të tjera, ku aroma është ndër më të fuqishmet. Ne do të bëjmë një test takimesh të shpejta ku do të testohet si përfshihet aroma dhe tingujt. Njerëzit do t`i kenë sytë të lidhura dhe do të nuhasin krahët e të huajve, më pas do të zgjedhin aromën e kujt pëlqejnë më shumë.”
Shumë njerëz bien në dashuri me aromën e dikujt dhe kjo bëhet si drogë. Arsyeja është e ashtuquajtura vendi MHC i gjenit. Kjo është një gjen kompleks që përcakton aromën e dikujt.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Mëngjesi pas herës së parë