7 sekretet, receta shkencore për një martesë të lumtur


Nëse jeni në kërkim të lumturisë martesore, shkenca ka zbuluar shtatë sekretet që do t’jua bëjnë jetesën në çift edhe më të bukur

1. Festoni lajmet e mira
Shkencëtarët e Universitetit në Denver kanë zbuluar se ndjesia e optimizmit dhe pozitivitetit është shumë e rëndësishme për një çift të martuar, i cili ngadalë fillon të hasë edhe vështirësi të jetës së përditshme. Nga kërkimet rezulton që çiftet që qeshin më shumë dhe kanë miqësi të fortë mes tyre kanë martesë që zgjat më shumë.
Për më tepër, kërkime të tjera, këshillojnë që çiftet të cilët i festojnë lajmet e mira, kanë një nivel të lartë zotimi, intimiteti, besimi dhe kënaqësie me lidhjen që kanë. Nuk mjafton vetëm hamendësimi që një nga partnerët është krenar për tjetrin, duhet që nëpërmjet veprave, gjërat të bëhen të qarta.
2. Pesë për një
Sa çaste të mira duhet të krijosh që të kalojë një gjë e keqe që keni bërë? Kërkuesit shprehen se raporti është 5:1. Në Universitetin e Uashingtonit, studiuesit vëzhguan të dhënat e martesave të qëndrueshme dhe atyre jo të qëndrueshme. U arrit në përfundimin se të thuash “më fal” pas një gabimi, nuk mjafton për të kaluar shijen e keqe. Pesë të mira kundër një të keqe, ky është sekreti dhe këshilla që ekspertët japin për çiftet e martuara.
3. Mbajini standardet lart
Shumë njerëz frikësohen prej të tjerëve duke u thënë se kërkojnë dhe kanë pretendime të larta nga martesa. Kërkimet shprehen për të kundërtën: kush kërkon shumë, merr shumë. Mos u dorëzoni duke pranuar një martesë të dorës së dytë. Dr. Baucom zbuloi që njerëzit të cilët kishin standarde idealiste, të cilët kërkonin të trajtoheshin mirë dhe që dëshironin romancë e pasion në martesën e tyre, përfundonin duke bërë një martesë që plotësonte këto kërkesa. Meshkujt dhe femrat me standarde të ulëta, që nuk kërkojnë trajtim të mirë, komunikim apo romancë, në martesat e tyre nuk i kanë këto elemente.
4. Qëndroni pranë familjes dhe miqve
Martesat e sotme janë bërë shumë të ngushta, duke mbetur vetëm midis dy njerëzve, pa pritur ndonjë ndihmë të madhe nga familja apo miqtë. Kjo marrëdhënie nuk është e shëndetshme apo realiste. Mbajini pranë familjen dhe miqtë, martesa duhet të jetë për ju lidhja parësore, por jo e vetme. Mënyra më e fuqishme për të ruajtur një martesë të mirë është pasja e pak kërkesave emocionale nga partneri apo partnerja. Kjo nuk nënkupton humbjen e intimitetit emocional mes bashkëshortëve. Përkundrazi, duke marrë dhe duke dhënë dashuri pa kushte dhe duke pasur një lidhje të gjerë me persona të jashtëm, njeriu ndihet më i plotësuar sepse nevojat për dashuri i përmbushen nga disa burime. Çiftet më të lumtura janë ata që kanë interesa dhe mbështetje përtej njëri-tjetrit.
5. Mos prisni lumturi nga partneri
Kërkimet tregojnë se lumturia e shumë njerëzve kthehet në gjendje normale, pasi ngjarjet e bukura si dasmat, kanë kaluar. Vetë lumturia ndodhet tek individi dhe jo tek të qenët i martuar, duke kërkuar që partneri apo partnerja të të bëjë të lumtur. Lumturia është një gjendje relativisht e qëndrueshme. Një ngjarje e lumtur mund të rrisë përkohësisht lumturinë, por studimet këshillojnë se njerëzit i kthehen shumë shpejt pas kësaj, gjendjes së tyre normale.
6. Më shumë seks
Përgjatë rrugës së martesës, dëshira vjen dhe ikën. Pavarësisht kësaj, seksi është i shëndetshëm dhe ka të gjitha përfitimet biologjike dhe emocionale që e bëjnë të ketë vëmendjen e çdo çifti.
Me kalimin e kohës, seksi i rregullt mund të përmirësojë humorin, të kalisë durimin, të largojë zemërimin dhe të çojë drejt një marrëdhënie më të mirë dhe më të përmbajtur. Intimiteti trupor është shumë i dobishëm për një martesë të lumtur dhe që zgjat shumë.
7. Entuziazmi
Çiftet nuk kanë nevojë për aktivitete që t’i kënaqin, ata kanë nevojë për aktivitete që t’i entuziazmojnë dhe që t’i bëjnë të ndiejnë çmendurinë e kohës së bukur kur fillimisht u njohën e u dashuruan. Në një studim, çiftet u testuan për nivelin e kënaqësisë që kishin me martesën e tyre. Kur u kthyen pas dhjetë javësh, u zbulua se ata që kishin bërë aktivitete entuziazmuese, ishin afruar edhe më shumë dhe ishin tepër të kënaqur me njëri-tjetrin. Nuk mund të thuhej e njëjta gjë për çiftet që kishin bërë aktivitete të këndshme, por pa ndonjë ndjesi të veçantë.
Nëse po kërkoni për një martesë speciale, mbani mend shtatë këshillat e mësipërme: festoni lajmet e mira, bëni pesë veprime të këndshme për të larguar një shije të keqe, kërkoni shumë nga një martesë që të merrni shumë, mos lini mënjanë familjen dhe miqtë, jini të lumtur, bëni më shumë seks dhe ruani entuziazmin.