10 cilësitë e princeshave, që çdo vajzë do të dëshironte t’i kishte

Kur dëgjoni fjalën “Princeshë”,automatikisht mendoni përcaktime si: e paaftë, sipërfaqësore ose qendra e universit. Por ato kanë edhe cilësi të mira, pikërisht ato cilësi që ne shpresojmë të zhvillohen më shumë tek fëmijët tanë. Këto atribute të shndërruara në cilësi, janë rezultat i përrallave apo historive, të cilat rrjedhimisht bëjnë, që vajzat të rriten me “sindromin e princeshës”.
Shumë vajza ju pëlqen të kenë cilësitë e princeshave, ato vishen në atë mënyrë,vendosin kurora dhe lexojnë gjithçka nga princesha e tyre e preferuar. Nëse ti i pyet se çfarë duan të bëhen kur të rriten mund t’ju përgjigjen: “Mësuese Princeshë” ose “Mjeke Princeshë“. Kjo nuk është diçka e keqe. Sindromi i princeshës buron ngaqë prindërit i vënë fajin historive të çuditshme. Princeshat e historive kanë disa cilësi të pabesueshme për ta dhe nuk janë gjithmonë duke pritur për dikë që do t’i shpëtojë ato vetë dhe botën.  Ja 10 cilësitë e princeshave në librat me tregime, që çdo vajzë do të dëshironte t’i kishte:

Hirushja – E fortë


Hirushja nuk iu nënshtrohet rrethanave të jetës. Ajo vazhdon të mbajë një opinion pozitiv, pavarësisht vdekjes së prindërve të saj dhe mizorisë së familjes të saj të re.

E bukura (E bukura dhe bisha) – E veçantë

Tek “E bukura” mund të shihni bukurinë pas një fytyre që është e ndryshme nga e saj. Ajo i lejon vetes për të parë veten në të kaluarën dhe njëkohësisht sheh bukurinë e vërtetë brenda njerëzve. Ajo jeton jetën e vet në rrugën e saj, pavarësisht nga të qenit ‘ndryshe’.

Jasmine (Aladini) – E pavarur

Jasmine ka provuar gjithçka në jetë, por ende donte të bënte gjithçka vetë. Ajo la muret e rehatshme të kështjellës për sipërmarrje të panjohur, duke shpresuar për ta rritur vetë emrin e saj.

Aurora (Bukuroshja e fjetur)– E dashuruara

Aurora është e dashuruar nga të gjithë. Ajo është një lloj i tillë personaliteti pozitiv dhe mikpritës, që dashurohet dhe miqësohet me këdo (madje edhe kafshët).

Ariel – Kurioze

Arieli është e intriguar nga e panjohura dhe vazhdimisht në kërkim për gjëra më të veçanta në jetë.

Mulan – Luftëtarja

Mulan lufton për atë që ajo beson, edhe pse të gjithë  i thonë të kundërtën. Ajo nuk gjykon si gjithë njerëzit, duke u nisur nga mosha apo gjinia, por vetëm nga besimi.

Pokahontas – Miqësia

Pokahontas mund të shihni duke kaluar pengesat sociale, që përndryshe mund t’i bëjnë njerëzit të pakëndshëm. Pavarësisht dallimeve racore, barrierave gjuhësore dhe kulturore, apo përplasjeve, ajo është në gjendje për të komunikuar dhe për të ndërtuar miqësi.

Rapunzel – E mençura

Rapunzel është në gjendje të mbledhë forcat për të ngritur atë që ajo beson në zemrën e saj dhe që është e vërtetë. Duke përdorur gjykimin, ajo është në gjendje për ta bërë jetën e saj atë që dëshiron.

Borëbardha – E përulura

Borëbardha kurrë nuk vë bukurinë e saj dhe veten e vet mbi dikë tjetër. Ajo mblodhi forcat për të lënë një jetë të rrezikshme dhe ishte e gatshëm për të punuar për jetën e saj të re, pavarësisht statusit të saj prej princeshe.

Tiana – E vendosur

Tiana do të bëjë gjithçka me fuqinë e saj për të arritur qëllimet që ka. Pengesat nuk do ta mbajnë të nënshtruar, ajo vazhdon të luftojë për atë që dëshiron në jetë./100revista

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative