Posts

Showing posts from March, 2014

Aroma tregon sekrete jetësore për shëndetin e partnerit të ardhshëm

Image
Nuhatja e partnerit të ardhëm mund të jetë mënyra ideale për të zbuluar dashurinë e vërtetë. Sipas shkencëtarëve, kundërmimi i një personi mund të zbulojë nëse ai ka apo jo shëndet të mirë, duke nënkuptuar se aroma mund të jetë e rëndësishme në zgjedhjen e një partneri.
Për të testuar teorinë, një natë shkencore e takimeve të shpejta, do të organizohet si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të nuhasnin njëri-tjetrin për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore. Zoologu Dr Cromier tha: “Të gjithë e mendojnë për dashurinë me shikim të parë, por përfshihen edhe shumë gjëra të tjera, ku aroma është ndër më të fuqishmet. Ne do të bëjmë një test takimesh të shpejta ku do të testohet si përfshihet aroma dhe tingujt. Njerëzit do t`i kenë sytë të lidhura dhe do të nuhasin krahët e të huajve, më pas do të zgjedhin aromën e kujt pëlqejnë më shumë.” Shumë njerëz bien në dashuri me aromën e dikujt dhe kjo bëhet si drogë. Arsyeja është e ashtu…

Shenjat: Si ta kuptoni nëse jeta seksuale po ju bëhet monotone?

Image
Bashkë derisa monotonia të na ndajë? Merrni masa për momentin e hidhur të ditës kur monotonia do përpiqet të hyjë mes jush
Rutina mund të jetë e mirë nëse bëhet fjalë për punën apo palestrën, por nuk ka vend për të në jetën seksuale dhe në dhomën e gjumit.
E vërteta është se shumë pak çifte arrijnë ta kuptojnë në kohë se mes tyre ka hyrë monotonia dhe gjithçka i bëhet e qartë kur është shumë vonë për të bërë ndryshime. Njihuni me shenjat që do t`ju paralajmërojnë se jeta seksuale po hyn në ujërat e qeta dhe të rrezikshme të monotonisë. Veshja në shtrat Nëse nuk i kushtoni vëmendje veshjes që mbani në shtrat teksa qëndroni krah partnerit apo partneres, kjo është një ndër shenjat e para të “rrezikut”. Ideja që për të qenë seksi në shtrat mjafton vetëm të qenët lakuriq, është një magji që shumë shpejt fashitet. Kërkoni veshjet e duhura që do të ndezin pasionin mes jush. Jeta seksuale Mos lejoni që shtrati të bëhet vendi i përhershëm ku ndodh marrëdhënia juaj seksuale. Eksperimentoni në vende t…

10 shenja që tregojnë që ajo po ju tradhton

Image
“Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj”
Tradhtia ndodh. A ndodh ajo shpesh? Mbase jo. A do t’ju tradhtojë partnerja juaj? Shpresojmë që jo. Në një studim të bërë në 2012-n, mbi 30% e grave treguan se do t’i tradhtonin partnerët e tyre nëse ata nuk do ta zbulonin kurrë. 
Është një fakt i trishtë, por marrëdhënia perfekte nuk ekziston. Kështu, edhe nëse ju dashuroni gjysmën tjetër tuaj, ekziston një shans që ajo mund të jetë duke ju tradhtuar. Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj. 
Ne kemi bërë një listë të 10 shenjave që tregojnë se partnerja po ju tradhton. Secila shenjë është një lloj paralajmërimi që diçka nuk po funksionon në lidhjen tuaj.
Në varësi të rrethanave, mbase do t’ju duhet të shikoni për të tjera shenja tradhtie.Marrë nga revista Askmen 10. Ajo qëndron larg familjes tuaj
Fakti që ajo kërkon të mos jetë më pjesë e funksioneve të fami…

Si ta bëni që ai të heqë dorë nga shprehitë e këqija mashkullore?

Image
Edhe pse janë meshkuj të ndryshëm, ata kanë shprehi të ngjashme, madje disa edhe plotësisht të njëjta, të cilat e cmendin anën e tyre të bukur. Lexoni se si t’I riedukoni ato.
Shpërndarja e rrobave dhe e corapeve në të gjitha anët, dembelia, mosveprimi… Ooo, lista është tepër e gjatë, e dimë. Fatkeqësisht kjo periudhë moskuptimi te shumëmeshkuj ndodh kur martohen apo kur fillojnë një lidhje të gjatë. Atëherë fillon periudha e grindjeve, ju shndërroheni në një person që vazhdimisht krijon problem. E pra, zonja të dashura, është koha të bëhemi më të mencura. Riedukimi duhet të bëhet në atë mënyrë që as ajo të mos e kuptojë. Mbani mend – mërzitja, ofendimet dhe shpifjet nuk do t’ju ecin – kurrë! Shumica e meshkujve do të reagojnë në argumentet logjike dhe koha do t’I shërojë të gjitha shprehitë e këqia ë ju nervozojnë. QëndrueshmëriaPër meshkujt më së lehti do të ishte po sikur t’ua vizatonim atë që presim prej tyre. Po përse edhe të ikni nga kjo. Shumica e meshkujve të martuar dhe të atyre q…

7 sekretet, receta shkencore për një martesë të lumtur

Image
Nëse jeni në kërkim të lumturisë martesore, shkenca ka zbuluar shtatë sekretet që do t’jua bëjnë jetesën në çift edhe më të bukur

1. Festoni lajmet e mira Shkencëtarët e Universitetit në Denver kanë zbuluar se ndjesia e optimizmit dhe pozitivitetit është shumë e rëndësishme për një çift të martuar, i cili ngadalë fillon të hasë edhe vështirësi të jetës së përditshme. Nga kërkimet rezulton që çiftet që qeshin më shumë dhe kanë miqësi të fortë mes tyre kanë martesë që zgjat më shumë. Për më tepër, kërkime të tjera, këshillojnë që çiftet të cilët i festojnë lajmet e mira, kanë një nivel të lartë zotimi, intimiteti, besimi dhe kënaqësie me lidhjen që kanë. Nuk mjafton vetëm hamendësimi që një nga partnerët është krenar për tjetrin, duhet që nëpërmjet veprave, gjërat të bëhen të qarta. 2. Pesë për një Sa çaste të mira duhet të krijosh që të kalojë një gjë e keqe që keni bërë? Kërkuesit shprehen se raporti është 5:1. Në Universitetin e Uashingtonit, studiuesit vëzhguan të dhënat e martesave të q…

Disa sekrete për të pasur një lidhje të lumtur

Image
Lumturia është diçka që ne të gjithë përpiqemi për ta arritur, por ku vjen puna për ta gjetur lumturinë në marrëdhënie, kjo është pak sa më e vështirë. “Njerëzit ndihen më të lumtur kur ata ndihen të sigurtë dhe përjetojnë ndjenja të dashurisë.Kur ne ndjehemi të dashur dhe të sigurt, ndjehemi të lumtur, dhe e kuptojmë emocionalisht më mirë se kush jemi”, thotë Jeanne Segal, autore e “Ndjehu i Dashur”. Në marrëdhënie, ne mundohemi të gjejmë njerëz që do të na bëjnë të lumtur, por kemi stres, probleme me para dhe probleme tjera të përditshme që shkaktojnë pakënaqësi tek ne.Segal thotë se faktori i rëndësishëm për të qenë më i lumtur si çift është të kuptosh se çfarë e bën partnerin tuaj të palumtur. Sondazhet kanë treguar disa çështje që çiftet grinden më së shumti, dhe Segal thotë që njerëzit mbështeten në para (për shembull për të bërë dhurata) për ti bërë partnerët të ndjehen më të lumtur. “Paratë ju ndihmojnë të shmangni palumturinë, por nuk e bën njëjtë në ndjenjën e sigurisë dhe përvo…

Për të ndezur “zjarrin nën çarçafë”, bëni këto 5 gjëra

Image
Shpërthejeni afshin me partnerin. Janë këto pesë gjëra të cilat mund t’i provoni që sonte, nëse dëshironi që sërish të përjetoni kënaqësinë si në fillimin e lidhjes suaj.
Bëni masazh të dashurit tuaj
Niveli i testosteronit bie kur abstenoni nga seksi, andaj është e nevojshme që sërish të inicioni prodhimin e këtij hormoni. Masturboni para tij
I dashuri juaj do të kënaqet me pamjet seksi që do t’ia shfaqni, por do t’i ofroni rastin që saktësisht të shohë pjesët e trupit të cilat dëshironi t’jua prekë, pastaj edhe mënyrën se si ai duhet t’ju prekë. Shikoni bashkë film erotik
Nxitja e epshit duke shikuar program erotik me siguri do të ndodhë edhe në dhomën tuaj të gjumit. Përdorni “dirty talk”
Tani është koha që t’i rrëfeni disa nga fantazitë tuaja seksuale. Kurdisni orën që të zgjoheni 30 minuta më herët Shumica e meshkujve në mëngjes kanë ereksion, andaj shfrytëzojeni rastin kur partneri juaj të jetë plot energji.

Shprehi që e shkatërrojnë çdo lidhje

Image
Në shumë lidhje, fatkeqësisht, ciftet I bëjnë gabimet e njëjta. Gjërat që e shkatërrojnë secilën lidhje janë kaq të dukshme. Zbulojini dhe shkulini rrënjësisht. Lidha dhe martesa janë raporte që kërkojnë shumë mund për t’u ndërtuar, por ndonjëherë kërkojnë edhe mencuri. Nuk do të besoni, por ne të gjithë I bëjmë gabimet e njëjta. Disa e kuptojnë në kohë këtë dhe arrijnë të kontrollohen, ndërsa disa lëshohen dhe padashur e shkatërrojnë një lidhje që ka mundur të jetë shumë e mirë dhe me një dashuri të fuqishme. Bëhuni tolerantë, pranojini gabimet dhe detyrojeni në këtë mënyrë partnerin të bëjë hulumtime në sjelljen e vet.  Lëshimi i dhomës në mënyrë demonstrativeKjo është më e shpeshtë te meshkujt. Ndodh atëherë kur njëri partner dëshiron të diskutojë për ndonjë temë (apo të parashtrojë pyetje) që nuk I pëlqen tjetrit – ose dicka fsheh, ose I duket e vështirë të diskutoj për atë gjë, ose që është një pikë e dobët e tij, apo një temë për të cilën ai ende nuk ka një përgjigje dhe ka frikë. …

10 shenjat që nuk duhet të ktheheni tek ish i dashuri

Image
Kur një lidhjeje i jepet fund, është normale të kalosh një fazë në të cilën dëshiron të kthehesh me të, por jo gjithmonë ky është vendimi më i drejtë që mund të marrësh.  Në fakt ekzistojnë disa rrethana që tregojnë pa asnjë hije dyshimi se ndarja ka qenë një gjë e mirë dhe se kthimi do të ishte i gabuar. Për shembull, nëse jeni ndarë sepse ndjenja kishte “vdekur”, çfarë kuptimi ka t’ia nisni edhe një herë nga e para? Ose, nëse nuk besoni më tek ai, çfarë lloj historie mendoni që mund të ndërtoni bashkë? Më poshtë do të njiheni me dhjetë sinjalet të cilat tregojnë se nuk do të ishte mirë që të ktheheshit me ish të dashurin tuaj! Keni frikë të qëndroni vetëm Nëse motivi për të cilin dëshironi të ktheheni tek ai është se keni frikë të qëndroni vetëm, ta dini që nuk është një arsye! Duhet të mësoheni të qëndroni me veten përpara se të qëndroni me të tjerët! Jeni ndarë për një motiv të fortë
Nëse jeni ndarë për një motiv të vlefshëm, është e kotë që të vazhdoni këtë qark të mbyllur duke u kthy…

11 koncepte të veçanta mbi virgjërinë!

Image
A është akti i humbjes së virgjërisë një humbje në vetvete apo thjesht një term i prapambetur që vazhdon të mbizotërojë fjalorin urban edhe sot?Shpeshherë virgjëria është subjekt i lidhur në mënyrë të pashmangshme me moralin, traditën, gjininë dhe politikat seksuale. Në dokumentarin e saj të ri, How to lose your virginity (Si ta humbësh virgjërinë), regjisorja Tereza Shekter shpjegon mitet, misteret, kulturën dhe seksualitetin femëror. 1. Virgjëria s’mund të përkufizohet Fjala i/e virgjër është e mbushur me të gjitha llojet e miteve dhe mentaliteteve, ndaj është e vështirë për t’u përkufizuar. Mund të duket se përcakton dikë që nuk ka bërë kurrë marrëdhënie seksuale më parë, por as seksi nuk mund të përcaktohet me siguri. Kjo, sepse duhet pasuruar shpjegimi i termave edhe me përzgjedhjet seksuale që janë të ndryshme nga ato të heteroseksualëve. A mund të thuhet se është përsëri e virgjër një vajzë që ka zgjedhur të kthehet artificialisht në gjendjen e mëparshme? Për këtë dhe shumë arsye…

10 shenjat që nuk duhet të ktheheni tek ish i dashuri

Image
Do që të kthehesh me ish të dashurin, por diçka të thotë se nuk është zgjedhja e duhur? Ja dhjetë këshillat që të mos ribashkoheni!Sugjerimet
Kur një lidhjeje i jepet fund, është normale të kalosh një fazë në të cilën dëshiron të kthehesh me të, por jo gjithmonë ky është vendimi më i drejtë që mund të marrësh. Në fakt ekzistojnë disa rrethana që tregojnë pa asnjë hije dyshimi se ndarja ka qenë një gjë e mirë dhe se kthimi do të ishte i gabuar. Për shembull, nëse jeni ndarë sepse ndjenja kishte “vdekur”, çfarë kuptimi ka t’ia nisni edhe një herë nga e para? Ose, nëse nuk besoni më tek ai, çfarë lloj historie mendoni që mund të ndërtoni bashkë? Më poshtë do të njiheni me dhjetë sinjalet të cilat tregojnë se nuk do të ishte mirë që të ktheheshit me ish të dashurin tuaj! Keni frikë të qëndroni vetëm Nëse motivi për të cilin dëshironi të ktheheni tek ai është se keni frikë të qëndroni vetëm, ta dini që nuk është një arsye! Duhet të mësoheni të qëndroni me veten përpara se të qëndroni me të tj…

Tetova News