TEST, Je një tip besnik?


Kërkojmë gjithmonë besnikëri tek partneri ynë. Por a jemi në gjendje të jemi ne besnik të parët? Tradhtia është gjithmonë pas gardhit, asnjë gjëje nuk i dihet. Për këtë arsye ju kemi përgatitur një test të thjeshtë, që do t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse hyni në kategorinë e njerëzve super besnikë, apo të atyre, që janë natyra të lira.

1- Në skandalin që përfshihu para disa vitesh Shtëpinë e Bardhë, Clinton ishte jo besnik, apo Hillary? a)nuk ka qenë jo besnikëri, sepse ajo që i ndodhi atij mund t’i ndodhte çdo mashkulli
b)janë veprime, që i bën çdo mashkull 


2 - Të duhet të shkosh në Paris për një trajnim pune, së bashku me një koleg, i cili është bërë shefi yt dhe ka kohë, që e provon me ty. Çfarë gjërash do të vendosësh në valixhen tënde përpara se të nisesh.
a)bluza komode, disa palë xhinse, dhe pse jo edhe një fustan të zi elegant, që të bën të dukesh mjaft seksi.
b) bluza dhe disa palë xhinse. 


3 - Ke një darkë pune me një klient të rëndësishëm. Biseda në fund bëhet shumë konfidenciale dhe ai të sheh gjithmonë e më shumë intensivisht. Qëllimet e tij tashmë duken qartë.
a)Sapo kthehem në shtëpi, ja tregoj situatën time bashkëshortit tim
b)rri urtë dhe ndihem mirë, që akoma pëlqehem nga meshkujt e tjerë 


4 - Partneri yt të rrëfen një tradhti të tij a) e fal vetëm nëse ka qenë diçka kalimtare
b) në rastin e parë që të jepet e tradhton edhe ti 


5 - Çdo të enjte ti dilje me mikeshën tënde, por që kur ti je fejuar nuk ja del të gjesh pak kohë për të biseduar me të. a)miqësia me të është për ty gjëja më e rëndësishme dhe bën gjithçka për ta vazhduar atë dhe për ta mbajtur të gjallë marrëdhënien me miken tënde për gjithmonë.
b)Gjen çdo javë një justifikim për të mos dalë me të. 


6 - Për Krishtlindje të dhuruan një qenush. Por pas një muaji t’u desh që të niseshe për një udhëtim, ku të duhet të qëndrosh në një hotel ku nuk lejohen kafshët. a)bën gjithçka për të ndryshuar hotelin dhe për të gjetur një tjetër, ku janë të mirëpritura kafshët.
b)nuk do që ta prishësh kënaqësinë e udhëtimit dhe i kërkon një mikes tënde, që të kujdeset për të në mungesën tënde. 


7 - Një mike e gjimnazit është kthyer për të jetuar në qytetin tënd, pas shumë vitesh qëndrimi jashtë shtetit, dhe nuk ka një shtëpi ku të shkojë të rrijë në ditët e para, sa të gjejë një të tillë për të jetuar. a)e fton në shtëpinë tënde së bashku me burrin e saj
b)i paraqet listën e hoteleve më ekonomikë të qytetit 


8 - Të telefonon ishi yt, i cili përpara gjashtë muajsh të braktisi ty për një femër tjetër. a)i jep një shans tjetër
b)i lë takim, por nuk paraqitesh fare




Më shumë përgjigje A
Kush është rreth teje, ka për ty një imazh, që nuk korrespondon absolutisht me atë çfarë ti je në të vërtetë. Në pamje të parë je një vajzë e ëmbël, e sjellshme dhe për këtë gjë vënë bast të gjithë. Por ti vetë e ke shumë të qartë, që në rastin e parë që do të të jepej do të shfaqeshe një femër, krejt tjetër nga ajo që dukesh, në një gradë me gjeste të befasueshme për të gjithë.

Më shumë përgjigje b
Zemra jote është e ndërtuar nga dëshira për të dhënë dhe ke edhe instiktin për të pasur. Preferon të kesh gjithçka dhe menjëherë, por shpesh intuita jote e ndërtuar mbi pasionin për jetën vjen dhe transformohet në racionalitetin tënd; besnikëri dhe tradhti janë dy fytyra të së njëjtës medalje. 

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative